EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas në Kallamatë: Iu dha Çmimi prestigjioz “Panajotis Foteas” për ese politike dhe meditim

Kryepiskopi Anastas
në Kallamatë:
“lu dha Çmimi prestigjioz
“Panajotis Foteas” për ese
politike dhe meditim
¢ Vizitë në Mitropolinë e Mesinisë
¢ Qytetar Nderi i Kallamatës
¢ Doktor Honoris Causa i
Universitetit té Peloponezit
e Vizitë në Andrusé
shpë
Ditëte fundit, nga 13-16 dhjetor
2016, Kryepiskopi Anastas kreu
një vizitë të bekuar, me shumë
veprimtari, mbushur me emocione
dhe mesazhe kuptimplota në frymën
e Krishtlindjes, në Mitropolinë e
Hirshme të Mesinisë dhe institu-
cione të tjera në Kallamatë, Pelopo-
nez. Ai shoqërohej nga Mitropoliti i
Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla,
dhe 1 Amantias, Imzot Nathanaili.
Vizita u krye në përgjigje të ftesa-
ve të përsëritura të autoriteteve
lokale, universitare dhe kishtare të
kësaj zone.
Kryepiskopi Anastas e nisi vi-
zitën e Tij me pritjen dhe Dhokso-
logjinë në Mitropolinë e Mesini-
së, dhe konkretisht në Kishën e
Ipapandisë së Zotit, ku mirëse-
ardhjen ia uroi Mitropoliti i Mesini-

së, Imzot Krisostomi. Në fjalën e
tij Mitropoliti pritës foli për perso-
nin e ndriçuar të Kryepiskopit,
prurjet e tij rinovuese në mbarë
botën Orthodhokse, kontributin e
jashtëzakonshëm në çështjet
kishtare dhe në veçanti në dialogun
mes kishave Orthodhokse, mes të
krishterëve dhe atë ndërfetar.
Kryepiskopi, si përgjigje, iu referua
kryesisht përvojës së bekuar dhe
të mrekullueshme të ringjalljes së
Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Bashkia e Kallamatës, me një
ceremoni të posaçme në Pallatin e
Valleve të Kallamatës, 1 akordoi
Fortlumturisë së Tij Medaljen e
Qytetarit të Nderit të Kallamatës.
Kryetari i Bashkisë, z. Panajotis
Nikas, i dorëzoi Kryepiskopit me-
daljen me motivacionin përkatës
nga Këshilli Bashkiak. Çasti kul-
mor 1 kësaj vizite ishte dhënia
Kryepiskopit Anastas e Çmimit
prestigjioz “Panajotis Foteas” – për
ese politike dhe meditim.
Përshtypje të veçantë për ba-
norët e Kallamatës dhe më gjerë
bëri fakti që shumën financiare që
shoqëron Çmimin e përvitshëm,
Kryepiskopi Anastas e ndau mes
një Shtëpie të moshuarish në Greqi,
Shtëpisë në krijim për të Moshuarit
në Tiranë, me emrin “Familja e
Dashurisë” dhe Shtëpisë së Fëmijë-
ve “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”.
Lidhjet e Kryepiskopit Anastas
me Kallamatën u shprehën si në
fjalët përshëndetëse, edhe në mje-
tet lokale të informimit: Një ditë
para se të nisej për hierapostoli në
Afrikë, Kryepiskopi Anastas u hi-
rotonis në prift nga 1 ndjeri Mitro-
polit i Mesinisë, Krisostomi (The-
meli), ndërsa deri në zgjedhjene tij
Kryepiskop i Tiranës ka mbajtur
Titullin e Mitropolitit të Andrusës,
episkopatë e hershme në këtë zonë
të Peloponezit.
Në këto veprimtari, për nder të
Kryepiskopit Anastas, Mitropoliti i
Mesinisë, Imzot Krisostomi, për-
faqësonte njëherësh edhe Patriar-
kun Ekumenik, Vartholomeun. Të
pranishëm ishin edhe Mitropoliti 1
Ilios dhe Akarnés, Athinagora dhe
Mitropoliti i Leontopolit, Gavriili.
Kryepiskopi vizitoi qendra arke-
ologjike dhe muzeore të traditës së
trevave të Kallamatës, ku theksoi
nevojën e mospajtimit me medio-
kritetin dhe rezistencës ndaj tij me
(vijon në faqen 6)

“Përmes dialogut me të tjerët
shpërndajmë dritën e Orthodhoksisë…”
(vijon nga faqja 5)
cilësitë krijuese të gjithsecilit, në
çfarëdo profesioni që ushtron.
Të mërkurën në mbrëmje, në
Sallën e madhe të Veprimtarive
të Universitetit të Peloponezit, të
mbushur si rrallëherë, u krye cere-
monia zyrtare e dhënies së Titullit
Doktor Honoris Causa Kryepisko-
pit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Anastasit, nga Depar-
tamenti 1 Filologjisë, 1 Fakultetit të
Shkencave Humane dhe Admini-
strimit të Pasurive Kulturore. Për
cilësitë e personit të nderuar, që
çuan edhe në vendimin unanim të
Senatit të Universitetit, foli Rektori
Plotësues Prof. Jeogjios Andhrio-
menos, 1 cili u ndal veçanërisht në
faktin se Kryepiskopi Anastas ësh-
të shembulli më 1 spikatur 1 shken-
cëtarit që vepron në terren për të
promovuar idetë e tij dhe në faktin
se është person unikal i mosndarjes
së fjalës nga vepra, në një rrugëtim
konsekuent dhe shumëvjeçar pra-
në dhimbjes njerëzore. Kryetari 1
Departamentit, Prof. Vasilios Kon-
stantopoulos, lexoi dhe dorëzoi
Vendimin e Shpalljes së Krye-
piskopit Doktor Honoris Causa të
Departamentit.
Me këtë rast, sipas traditës,
Kryepiskopi mbajti për auditorin e
nderuar dhe në prani edhe të
Kryepiskopit të Athinës, Imzot Je-
ronimit, dhe Hierarkéve të tjerë të
Gadishullit të Peloponezit, Ligjëra-
tën “Drita e Krishtit dhe Evropa”.
Prof. dr. Anastasi trajtoi çështje të
natyrës së themelimit të Evropës
mbi moralin e krishterë dhe nevo-
jén e rigjetjes së këtij mesazhi në
momentet që kalon. Duke e për-
ditësuar mendimin e tij, Krye-
piskopi 1u referua edhe Sinodit të
Shenjtë dhe të Madh të Kishës Or-
thodhokse, si një ngjarje kulmore
në botën Orthodhokse dhe hap
esencial në forcimin e unitetit dhe
përçimin e mesazhit Orthodhoks
në botën e sotme. Kryepiskopi
theksoi se përmes dialogut me bo-
tën tjetër të krishterë krijohet edhe
një mundësi hierapostolie për të
përçuar edhe në ato ambiente the-
sarin e vyer që ruan tradita dhe
Kisha Orthodhokse.
Gjatë pranisë së Kryepiskopit
në Kallamatë ishte 1 veçantë in-
teresi 1 të rinjve dhe nxënësve të
shkollave për ta takuar, për të
dëgjuar fjalën e tij shpirtërore dhe
këshillat e vyera të një përvoje të
gjatë baritore, por edhe si mësu-
es | auditorëve universitare, inte-
res të cilit Kryepiskopi 1u përgjigj
gjatë gjithë kohës, pavarësisht pro-
gramit të ngjeshur.
Kryepiskopi Anastas gjatë vi-
zitës në zonën e Kallamatës shkoi
gjithashtu në qytezën e Andrusës,
titullin Episkopal të së cilës e mbaj-
ti për shumë vjet. Atje u takua me
nxënësit e liceut dhe të gjimnazit,
të cilët kishin organizuar për të një
pritje mbresëlënëse. Duke për-
çuar në mënyrë shumë domethë-
nëse humanizmin e Krishterë dhe
dashurinë për njerëzit, sidomos në
të tilla ditë të Lindjes së Perëndisë
së Dashurisë, Kryepiskopi, pa asnjë
publicitet, vizitoi burrin dhe gruan
më të moshuar të qytezës, si edhe
një person të paralizuar.
Me anë të kësaj vizite, Krye-
piskopi Anastas pati mundësinë
që të përcillte fjalë shprese, ngu-
shëllimi, dhe sidomos mesazhin e
mbështetjes së shpresës te Krishti
– Fjala e Mishëruar e Perëndisë, –
por njëkohësisht të ndante me
vëllezërit e Kishës së Kallamatës
dhe më gjerë përvojën e ripértéritjes
së besimit dhe ringritjes së Kishës
në Shqipëri.

2