Edhe pasi ikën ata, ja një
engjëll i Zotit tek i duket në ëndërr
Josifit, duke thënë: Ngrihu e merr
me vete djalin dhe të ëmën e tij,
dhe ik në Egjipt. Dhe rri atje deri
kur të të them ty, sepse Irodi do të
kërkojë djalin që ta prishë. Edhe
ai u ngrit, e mori me vete djalin dhe
të ëmën e tij natën, dhe iku në
Egjipt. Edhe ndenji atje deri në
vdekjen e Irodit, që të përmbushet
e thëna prej Zotit me anë të profetit,
që thotë: “Nga Egjipti thirra tim
bir”.
(Matth. 2:13-15)