EmailFacebookKontakt

Takim me priftëreshat orthodhokse

Akademia Teologjike, Shën Vlash, Durrës – 9 nëntor 2016
Takim me priftëreshat orthodhokse
Nga 4-6 nëntor 2016, me ftesë
të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, gjashtë gra orthodhokse
të Qendrës Hierapostolike të Kri-
shterë Orthodhokse (OCMC) në
SHBA, në bashkëpunim me një
grup grash nga Shqipëria u mblo-
dhën për të diskutuar rreth te-
mës: Krishti, Uji i Gjallë. Në
takim ishin mbi 50 priftëresha dhe
dhjakonesha nga Kryepiskopata
e Tiranës dhe mitropolité, të cilat
u mblodhën në Manastirin e Ri
të Shën Vlashit, në mjediset e Aka-
demisë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”.
Qëllimi i këtij takimi ishte shkë-
mbimi 1 përvojës, duke e kaluar
kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës
përmes lutjes, miqësisë, rritjes
shpirtërore, duke folur rreth rolit
të priftëreshës apo dhjakoneshës
në mjedisin orthodhoks. Ditët e
takimit ishin të mbushura me bise-
da në grupe rreth temave të ndry-
shme, si: Misteret, Rritja e fëmijëve,
Viti liturgjik etj. Programi për-
mbante gjithashtu studim biblik,
punëdore, kohë së bashku dhe lut-
je. Diskutime mjaft interesante u
bënë në disa prej grupeve të vogla,
duke krijuar kështu një atmosferë
të ngrohtë e familjare.
Disa nga momentet më inte-
resante ishin prezantimi 1 motër
Rakelës në lidhje me pjekjen e
bukëve të Meshës, qëndisja e
pecetës së Kungimit, kërcimi 1
valleve tradicionale etj. Gratë
gjithashtu psalën së bashku gja-
të shërbesave.
Njëra nga priftëreshat u shpreh
se: “Përvoja që ne patëm gjatë
gjithë kësaj fundjave, na ndihmoi
në shumë drejtime: Diskutuam së
bashku dhe shkëmbyem 1de se si
mund të kemi një martesë të shë-
ndetshme dhe si të arrijmë ndër-
timin e marrëdhënies së duhur me
bashkëshortët tanë, ku u theksua
se është shumë e rëndësishme
gjetja e kohës për të qëndruar së
bashku me njëri-tjetrin. Folëm
gjithashtu edhe për rëndësinë e
sjelljes sonë ndaj fëmijëve tanë
dhe mënyrat se si t’i bëjmë ata
pjesë të jetës së Kishës”.
Disa nga prezantimet e spika-
tura ishin ato të pnftëreshave Irini
Nushi, Theano Kostoli si dhe
dhjakoneshës Nestilda Lapanxa.
Të gjitha pjesëmarrëset në
takim shprehën mirënjohjen dhe
vlerësimin e tyre për Fortlumturinë
e Tij, Kryepiskopin Anastas, dhe
Qendrën Misionare të Krishterë
Orthodhokse në Amerikë për këtë
mundësi nipërtëritjeje, miqësie dhe
mësimnxënleje.
Priftëreshë Renee Ritsi,
Dhjakoneshë Aleksandria Ritsi

2