Përshëndetje e Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
me rastin e përvjetorit të shtatëdhjetë të ditëlindjes
së Fortlumturisë së Tij, Fort të Shenjtit Patriark
të Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Kirilit
Rreth 48 vite më parë, pata bekimin të
njihem me shumë të shtrenjtin, Fortlumturinë
dhe Fortshenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës,
që feston sot, z. Kiril. Të dy shërbyem si zë-
vendëspresidentë të Vëllazërisë Botërore të
Rinisë Orthodhokse “Sindesmos”, duke pa-
sur shumë ëndrra, në një kohë të errët, kur të
gjitha dukeshin shumë të vështira për Kishën
Orthodhokse. Që nga ajo kohë u lidh njëmi-
qësi vëllazërore në Krishtin dhe u krijua një
besim 1 ndërsjellë, që u forcuan me kalimin e
viteve. U takuam shumë herë në mjaft ko-
misione kishtare, në shumë konferenca e kë-
shilla ndërorthodhokse, ndër të krishtera dhe
ndërfetare – në disa raste na u desh të punonim
së bashku deri në mesnatë për përgatitjen e
teksteve të vështira, siç ndodhi në Mbledhjet
e Primatëve.
Më vjen gjithnjë në mendje prania e tij
dinamike, fisnikëria, pastërtia e mendimit,
kontributi 1 tij 1 rëndësishëm. Që nga ato vi-
te mbizotëronte në mendjen time fjala e
Filokalisë, e shën Nil Sinaitit, që thotë: “7
lumur është murgu që e shikon përparimin
dhe shpëtimin e çdo vëllai si të tijin, plot
gëzim”. Një e vërtetë kjo, që më ka nxitur
deri më sot të marr pjesë në gëzimin e arritjeve
të ecurisë së TIJ të bekuar.
Ashtu siç është shfaqur në mjaft raste,
dëshira jonë e madhe për unitetin e Orthodho-
ksisë forcohet gjithnjë e më shumë dhe siguria
jonë, siç u theksua në Sinodin e Shenjtë dhe të
Madh, 1 mbledhur së fundmi, thekson faktin
se Orthodhoksia nuk është një Konfederatë
Kishash lokale, por Kisha – Një, e Shenjtë,
Katholike dhe A postolike, e cila vazhdon të
japë dëshminë e shpresës dhe të dashurisë në
mbarë botën. Është Kisha e cila çdo gjë që
ka, bën, ofron, 1a përkushton mbarë njerëzimit.
Në përvjetorin e shtatëdhjetë të ditëlind-
jes së Vëllait të Shtrenjtë, të një jete veçanë-
risht të bekuar nga Perëndia dhe të një pranie
të bekuar pasurisht në botën orthodhokse e
më gjerë në atë të krishterë, lavdërojmë Pe-
rëndinë dhe shprehim urimet tona me ndjenja
ngazëllimi. Në emër të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, e cila, që nga viti
1967 deri më 1990, nuk është përmendur më
në diptikë, sepse ishte shpërbërë krejtësisht
dhe që në 25 vitet e fundit rijeton brenda gë-
zimit të Ngjalljes, lutemi:
Perëndia në Trini, duke vlerësuar dhuratat
e shumta me të cilat ju ka pajisur, o vëlla fort 1
dashur e forti shenjtë, t’ju falë vite të shumta
me shëndet të plotë, besim të zjarrtë, urtësi
(vijon në faqen 8)
Përshëndetje e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
me rastin e përvjetorit të shtatëdhjetë të ditëlindjes së Fortlumturisë së Tij,
Fort të Shenjtit Patriark të Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Kirilit
(vijon nga faqja 7)
tejpamëse, dashuri të shumtë, mentalitet kryq-
ngjallësor – ashtu siç dhe e përmendët dje, duke
kujtuar fjalët e apostull Pavlit: “Por për mua
qoftë larg të mburrem për tjetër gjë, veç për
kryqin e Zotit tonë Jisu Krisht, me anë të të
cilit bota është kryqëzuar tek unë, dhe unë
tek bota” (Gal. 6:14). Që, 1 frymëzuar vazh-
dimisht nga Shpirti i Shenjtë, të baritoni me
urtësi shpirtërore popullin shpresëtar të Rusisë
e të rrezatoni dritën e së vërtetës, të dashurisë
dhe bukurisë së Orthodhoksisë. Bota sot ka
nevojë për një Orthodhoksi të gjallë e dinami-
ke. Përpjekja për forcimin e unitetit të Ortho-
dhoksisë dhe dëshira për një dëshmi ortho-
dhokse të përbashkët në botën e sotme, le të
mbeten boshtet e palëkundura të jetës e të
shërbesës së ne të gjithëve. “Edhe atij që
sipas fuqisë që veprohet tek ne mund të bëjë
shumë më tepër nga të gjithë sa kërkojmë
ose mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishë
me anë të Jisu Krishtit në gjithë brezat e —
jetës së jetëve. Amin. ” (Efes. 3:20-21). SË 7