EmailFacebookKontakt

U kremtua 70-vjetori i Patriarkut të Moskës, Kirilit

Është fakt i njohur, se
në Sinodin e Shenjtë dhe
të Madh, që u mblodh në
Kretë në qershor të vitit
2016, javën e Pentikostisë,
në fund fare, Kishat e Anti-
okisë, Rusisë, Gjeorgjisë,
Bullgarisë, nuk morën
pjesë, edhe pse kishin rë-
në dakord për mbledhjen
e Sinodit. U dëgjuan zëra
sipërfaqësorë që shpejtu-
an të shpallnin se midis
Kishave Orthodhokse u
krijua një skizmë. Kjo hi-
potezë rezultoi krejtësisht
e papërgjegjshme dhe e
gabuar. Rasti i 70-vjetorit
të lindjes së Patriarkut të
Moskës dhe të të Gjitha
Rusive, Kirilit, ishte një
mundësi për t’u theksuar
uniteti i paprishshëm i
Kishave Orthodhokse Au-
toqefale, kur ato pranuan
me tërë gatishmërinë fte-
sën bujare të Patriarkut të
Moskës dhe Gjithë Rusive,
z. Kiril, drejtuar të gjitha
Kishave Orthodhokse Au-
toqefale (Në këtë përvjetor
morën pjesë primatët e
Kishave të Aleksandrisë,
Jerusalemit, Gjeorgjisë,
Serbisë, Qipros, Polonisë,
Shqipërisë, Çekisë dhe
Sllovakisë dhe përfaqësu-
es mitropolitë të Kishave të
Konstandinopojës, Antio-
kisë, Rumanisë, Bullgarisë,
Greqisë). Uniteti i Kishës
u shpall edhe një herë tjetër
me Liturgjinë Panegjerike
në Kishën Katedrale të
Shpëtimtarit, në Moskë,
ditën e diel, më 20 nëntor,
si dhe në përshëndetjet e të
gjitha Kishave Orthodho-
kse me këtë rast.
U kremtua 70-vjetori
i Patriarkut të Moskës, Kirilit
Mori pjesë Kryepiskopi Anastas,
i cili pati një takim me Tërëshenjtërinë e Tij
Të dielën, 20 nëntor 2016, në
Katedralen e Krishtit Shpëtimtar
në Moskë, u kremtua me një Li-
turgji Hyjnore madhështore 70-
vjetori 1 Patnarkut të Rusisë, Kinlit.

Ishin të pranishëm autoritetet më
të larta shtetërore, qindra episko-
pë dhe klerikë, mijëra besimtarë,
si dhe përfaqësues nga të gjitha
Kishat Orthodhokse. Morën
pjesë: Patriarku Aleksandrisë,
Theodhori, Patriarku 1 Jerusa-
lemit, Theofili, Patriarku Serbi-
së, Inneu, Patriarku 1 Gjeorgjisë,
Ilia, Kryepiskopi 1 Qipros, Kriso-
stomi, Kryepiskopi 1 Shqipérisé,
Anastasi, Kryepiskopi 1 Polonisë,
Sava, Kryepiskopi 1 Çekisë dhe
Sllovakisë, Rastislavi etj.
Pas Liturgjisë Hyjnore, në një
mjedis të Katedrales u bë një ta-
kim, ku të pranishmit në Liturgji
uruan Patriakun Kinl me rastin e
70-vjetorit.
Më 21 nëntor, në rezidencën
patriarkale, në manastirin stavro-
pigjik të Shën Danielit, u zhvillua
një takimi Patriarkut të Moskës
dhe të Gjithë Rusisë, Kirilit, me
Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin
e Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë,
Anastasin, 1 cili ndodhej në Moskë
për kremtimin e 70-vjetorit të Pa-
triarkut. Kryepiskopi Anastas
shoqërohej nga Mitropoliti 1
Amantias, Nathanaili, dhe dhjak
Spiro Topanxha.
Përveç Patnarkut Kinl, Kisha
e Rusisë përfaqësohej edhe nga
përgjegjësi 1 departamentit për
marrëdhëniet me jashtë, Mitropo-
liti Hilarion, Episkopi 1 Cerepovës
dhe Belozerskit, Flaviani, dhe kle-
nikë të tjerë.
Tërëshenjtënae Tij, Kirili, duke
iu drejtuar Kryepiskopit Anastas,
tha ndër të tjera: “I dashur vëlla,
Ju pres këtu, në rezidencën e Pa-
triarkut të Moskës, me një ndjesi
të veçantë dhe ju shpreh mirë-
njohjen për pjesëmarrjen në këtë
përvjetor. Ju thatë se ne kemi 48
vjet që jemi njohur. Të rinj, në vi-
tin 1968, ne morëm pjesë në
Asamblenë e Përgjithshme të
Syndesmos-it, roli 1 së cilës në atë
kohë ishte 1 rëndësishëm. Që nga
al takim në Rattvik, në Suedi, je-
mi takuar shpesh në konferenca
të ndryshme ndërkombëtare.
Shumë herë kur patëm mundësi-
në të bashkëpunonim, e përdo-
rëm për të arritur kompromise të
rëndësishme, veçanërisht gjatë
hartimit të teksteve mjaft të vë-
shtira, që ndihmuan në gjetjen e
pikave të përbashkëta pas dis-
kutimeve të ndezura. Kështu, ne
orthodhoksët kemi dëshmuar
unitetit tonë. I jam mirënjohës
Perëndisë për bashkëpunimin
tonë”. Gjithashtu, Patriarku Kini
vlerësoi lart rolin e Kryepiskopit
Anastas në ringjalljen e Kishës

Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe
shtoi se: “…Kam qenë 1 mikpritur nga ju kur
plagët e persekutimit në Shqipëri nuk ishin
shëruar në trupin e Kishës dhe pashë punën
tuaj entuziazmuese. Koha nuk duket te ju;
energjia dhe zelli juaj janë pothuaj të njëjta
me ato të 48 viteve më parë. Uroj të keni trup
e shpirt të fortë, që të vazhdoni përpjekjen
tuaj aktive në jetë dhe punë, për të mirën e
Kishës së Shqipërisë dhe të gjithë Orthodho-
ksisë edhe për shumë vjet”.
Kryepiskopi Anastas shprehu mirënjohjen
e tij për dhuratën e madhe të miqësisë që 1u
dhurua të dyve nga Perëndia. Kjo miqësi është
si vera, që bëhet edhe më e mirë me kalimin e
kohës. Ne po mbajmë këtë miqësi të veçantë,
megjithëse jam shumë më 1 madh se ju. Jam
ndier si në shtëpi në mbledhjet e Këshillit Bo-
tëror të Kishave dhe në takime të tjera në të
cilat keni marrë pjesë. Besoja dhe e dija se ne
do të arrinim në vendime të përbashkëta. Ndaj
e ndjeva mungesën tuaj në Sinodin e Kretës
dhe shpreh keqardhje për këtë. “Perëndia na
ka dhënë dhuratën më të madhe, atë të besi-
mit, falë të cilit Kisha jonë u ruajt me gjithë
persekutimin e ashpër. Ky besim jep fryte të
mira”, tha Kryepiskopi, dhe shtoi: “Me të drej-
të ju vutë në dukje punën e vështirë të bërë në
Shqipëri. Në atë kohë ne planifikonim vep-
rimtarinë tonë hierapostolike dhe unë shkro-
va shumë libra rreth hierapostujve rusë… Unë
doja të shkruaja për ta dhe të ndiqja she-
mbullin e tyre. E bëra në Shqipëri. Dashuria
juaj ka qenë gjithnjë një mbështetje e madhe
për mua, dhe besoj se prania e njerëzve në
jetën tonë është gjithnjë më e rëndësishme se
çdo libër.”
Në përfundim të takimit, që u zhvillua në
një frymë të ngrohtë dhe vëllazërore, Krye-
piskopi Anastas 1 dhuroi Patriarkut një kryq
argjendi të punuar me dorë, posaçërisht për
këtë rast, ndërsa Patriarku Kiril 1 dhuroi
Kryepiskopit Anastas veshje liturgjike, një
shkop baritor, si edhe koleksionin prej 9
vëllimesh të librave të tij. Një shkop episkopal
iu dhurua edhe Mitropolitit Nathanail.
Në përgjigje të kërkesës së Kryepiskopit
Anastas, Patriarku Kiril dha pëlqimin për
përkthimin e veprave të tij në gjuhën shqipe
për studentët e Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”, në shën Vlash, Durrës.
Thoma Dhima

10