EmailFacebookKontakt

Kreshma e Krishtlindjes, 15 nëntor – 24 dhjetor

Kreshma e Krishtlindjes,
Në datën 15 nëntor besimtarët e krishterë
orthodhoksë hyjnë në periudhën parapërgati-
tore për festën e madhe të Krishtlindjes. Kjo
periudhë nis dhe shoqërohet me kreshmën për-
katëse.
Kreshma e Krishtlindjes është kreshmë e
gëzueshme, sepse edhe vetë ngjarja, Lindja e
Krishtit, e cila kremtohet më 25 Dhjetor, solli
gëzim shumë të madh (Mattheu 2:10). Gjatë
kësaj periudhe të përcaktuar nga Kisha, ne
parapërgatitemi me kreshmë dhe paralelisht
përjetojmë të gjithë himnologjinë e kësaj
periudhe, në mënyrë që të përjetojmë ngjarjen
e madhe të Ardhjes së Perëndisë në tokë.
Kreshma është bashkëpunim 1 pjesës ma-
teriale të trupit tonë në adhurimin e Perëndisë
së gjallë. Duke kreshmuar me disa ushqime dhe,
nga ana tjetër, duke kreshmuar nga mëkatet,
ndihmojmë të gjithë njeriun trup e shpirt të
adhurojë Perëndinë.
Çdo e kremte, çdo festë kishtare, nuk është
një paraqitje e thjeshtë, e jashtme e disa
ngjarjeve të kaluara, por në çdo të tillë nel
nijetojmë si persona ato ngjarje sikur të ndodhin
15 nëntor – 24 dhjetor
sot. Kështu, gjatë periudhës së kreshmës, njeri-
u parapërgatitet për të pranuar Shpëtimtarin
Krisht që do të lindë në grazhd. Kreshma është
Biblike. Kreshma na është dhënë nga vetë
Krishti, 1 Cili, para se të fillonte veprën shpé-
timtare në tokë, pas pagëzimit të Tij, qëndroi
në shkretëtirë 40 ditë, duke mbajtur kreshmë
(Mattheu 4:1-11). Kreshma nuk është diçka e
shpikur nga fantazia jonë, por është një mëny-
rë me anë të së cilës njeriu pastrohet dhe
përpiqet t’i dhurojë diçka Perëndisë, kreshma
është përmendur që në Dhiatën e Vjetër. Këtë
traditë e vazhdoi dhe e bëri me shembullin e tij
edhe vetë Zoti, siç edhe u përmend më lart. Në
këtë mënyrë edhe ne parapërgatitemi për
ardhjen e Perëndisë në tokë me kreshmë 40-
ditore. Në këtë kreshmë ne privohemi nga
prodhimet blegtorale (mishi, veza, qumështi,
djathi, gjalpi etj.) dhe paralelisht me këto ne
përpiqemi të bëjmë edhe një reflektim për je-
tën dhe veten tonë, duke mos e shndërruar
kreshmën në një dietë dhe në “poza”, por në
një shqyrtim të vërtetë e të thellë pendimi të
vetes dhe të gjendjes sonë mëkatare. Kreshma
është mjet, jo qëllimi Ajo na ndihmon dhe na
krijon atmosferë për lartësim shpirtëror. Gjatë
kësaj periudhe besimtarët urojnë njëri-tjetrin:
“Kreshmë të mbarë dhe të gëzuarl” Pra, le të
përpiqemi të gjithë, sa mundemi, të përgatisim
grazhdin e zemrës sonë, që të lindë brenda saj
Krishti foshnjë, Shpëtimtari botés! Let’i lutemi
Zotit me fjalët e një prej uratave të Shërbesës
së Kungimit: “…dhe siç denjove të shtrihesh në
shpellë dhe në grazhd të kafshëve, denjo të hysh
edhe në grazhdin e shpirtit tim të paarsyeshëm
dhe të trupit tim të njollosur.” Krishtlindje të
bekuar
Sonila (Dedja) Rëmbeci

4