Biografi e shkurtër e Patriarkut Vartholomeu I
Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku
Ekumenik, Vartholomeu I, lindi
në Imbros, më 29 shkurt 1940.
Pas mbarimit të shkollës fillore
në vendlindje dhe të gjimnazit
në Liceun “Zografos” në Konsta-
ndinopojë, filloi studimet në Fa-
kultetin e famshëm të Teologjisë
në Halki, ku edhe u diplomua
shkëlqyeshëm më 1961. U dorëzua
menjëherë dhjak dhe u quajt
Vartholome.
Midis viteve 1963-1968, studioi
me bursë të Patriarkanës Ekume-
nike, në Institutin e Studimeve Li-
ndore të Romës, në Institutin Eku-
menik “Bossey” të Zvicrës e në
Universitetin e Mynihut, ku u spe-
cializua në fushën e së Drejtës Ka-
nonike.
Më 1968, kur u kthye në Kon-
standinopojë, u emërua Zëvendës-
drejtor në Fakultetin Teologjik të
Halkit, ku një vit më pas u dorëzua
prift. Pas gjashtë muajsh Patriarku
Athinagora e hirotonisi dhe i dha
titullin e Arkimandritit.
Më 1972, kur u zgjodh Patriark
Ekumenik 1 paharruari Dhimitër
dhe themeloi Zyrën e Posaçme Pa-
triarkale, ftoi si Drejtor të saj Arki-
mandritin Vartholome, të cilin edhe
e ngriti (Krishtlindje 1973) në Mi-
tropolit të Filadelfias. Në drejtimin
e kësaj Zyre qëndroi deri në cakti-
min si Mitropolit i Halkidonës.
Që nga marsi 1 vitit 1974 dhe
deri në ngritjen e Tij në Fronin Eku-
menik, ka qenë anëtar 1 Sinodit të
Shenjtë, anëtari shumë Komiteteve
Sinodike.
Ka botuar shumë artikuj, fjali-
me dhe studime. Zotëron, përveç
greqishtes dhe turqishtes, latinisht,
italisht, anglisht, frëngjisht e gjer-
manisht.
Është anëtar themelues i “Sho-
qërisë të së Drejtës së Kishave Li-
ndore”, ku ka qenë dhe Nënkrye-
tar. Për 15 vjet ka qenë anëtar dhe
për 8 vjet Nënkryetar i Komitetit
“Besim dhe Rend” të Këshillit Bo-
tëror të Kishave.
Ka përfaqësuar Patriarkanën
Ekumenike në shumë Kongrese
Ndërorthodhokse dhe Ndërkristia-
ne, në përfaqësime zyrtare te Qe-
veria Turke, në Kisha të tjera Or-
thodhokse ose jo, në Kisha të tjera
të Fronit dhe në Malin e Shenjtë.
Më 1990 kryesoi në Gjenevë Ko-
mitetin Përgatitor Ndërorthodhoks
të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh,
ku u shqyrtua tema e Diasporës Or-
thodhokse. Në vitin 2016 drejtoi me
sukses Sinodin e Shenjtë dhe të
Madh të Kishës Orthodhokse.
Është pjesëtar i Akademisë
Orthodhokse të Kretës dhe anëtar
nderi i Fondacionit “Pro Oriente”
të Vjenës.
Është gjithashtu Lektor nderi i
Fakultetit Teologjik të Universitetit
të Athinës dhe të Akademisë Teo-
logjike të Moskës, 1 Fakultetit Filo-
zofik të Universitetit të Qipros, 1
“City University” të Londrës, 1 de-
partamentit të Mjedisit të Univer-
sitetit të Egjeut (Lesbos), 1 Uni-
versitetit Katolik “Leuven” në Bel-
gjikë, 1 Institutit Teologjik Ortho-
dhoks “Agiu Stergiu” të Parisit, 1
Fakultetit të së Drejtës Kanonike
të Universitetit “Aix-en-Provence”
(Francë), 1 Universitetit të Edin-
burgut, 1 Fakultetit Teologjik “Kryqi
i Nderuar” të Bostonit, 1 Institutit
Teologjik “Shën Vladimiri” të Nju
Jorkut, i pesë departamenteve të
Universitetit të Selanikut, të Uni-
versitetit “Georgetown”, “Tuft”,
“Southern Methodist”, “Yale” në
SHBA, 1 Universitetit “Dhimokri-
tio” të Ksanthit, 1 Departamentit të
Historisë-Arkeologjisë të Fakulte-
tit të Filozofisë të Universitetit të
Janinës etj.
Në vitin 1992, pas fjetjes së
Tërëshenjtërisë së Tij, Dhimitrit, u
zgjodh Patriark Ekumenik.