Kryegjyshi Botërori bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilloi një vizitë në Patriarkanën Ekumenike
të Konstandinopojës, ku u prit nga Patriarku Vartholome. Në bisedën mes tyre theksi u vu në bashkëpunimin për
të sjellë gjithmonë paqe dhe dialog mes popujve. Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj, uroi Patriarkun për 25-
vjetorin e fronëzimit të tij dhe e ftoi për vizitë në Shqipëri. “Të punojmë së bashku për paqe dhe tolerancë në botë.
Vlerësoj punën dhe rolin e komunitetit bektashian, si dhe të të gjitha besimeve në Shqipëri, që kanë mundur të
krijojnë ura bashkëpunimi e miqësie të ndërsjellë mes besimeve. Shqipëria është shembull për tolerancën mes
besimeve” – tha Patriarku Ekumenik.