EmailFacebookKontakt

Miniatura mesjetare në Shqipëri

Për t’u futur drejt në rrethanat
e zhvillimit të artit piktural mesje-
tar shqiptar, duhet të mbahet para-
sysh se Shqipëria gjatë shekujve të
mesjetës deri në pushtimin turk, me
pak përjashtime, bënte pjesë në
kuadrin e Perandorisë Bizantine.
Gjithashtu duhet mbajtur parasysh
se Kisha në Shqipëri, në pjesën më
të madhe të saj ka qenë e ritit lindor.
Nëpërmjet Kishës, në Shqipërinë e
Mesjetës, bashkë me gjuhën kish-
tare greke, u përhapën edhe ndiki-
met e letërsisë fetare, të arkitektu-
rës dhe të pikturës. Duke u nisur
nga Konstandinopoja, që ishte
kryeqyteti 1 Perandorisë, këto ndi-
kime, nëpërmjet rrugëve të mirë-
njohura të Selanikut e të Ohrit,
futeshin nëpër qendra më të brend-
shme të vendit tonë, si në Selasfor
(Zvezdë), qendër lokale e krahinës
së Korçës dhe Kolonjës, dhe në
Berat, qendër lokale e Shqipërisë
së Mesme, trashëgimtare edhe e
objekteve kulturore të qyteteve që
rrënoheshin, ndër të cilët vlejnë të
përmenden Durrësi, Skampa dhe
Gllavenica.
Duhet ditur se thesari artistik 1
realizuar nga populli shqiptar gja-
të Mesjetës, sidomos në artin e iko-
nave dhe atë të miniaturës së dorë-
shkrimeve, për shkak të rrethanave
shumë të vështira, të njohura në
histori, sot paraqitet thellësisht 1
reduktuar.
Në Shqipëri, në fushën e arteve
figurative, veprat më të vjetra mes-

jetare qé kané mundur té ruhen
deri më sot, janë ato të miniaturës
së dorëshkrimeve fetare, të cilat
fillojnë nga kodet e shek. IX dhe
vazhdojnë në kodet e çdo shekulli
suksesiv, deri në shek. XIV, duke
mos përfshirë këtu kodin më të
vjetër të shek. VI, të njohur në lite-
raturën speciale me emrin Codex
Berantinus porpureus O, i cili ruan
vetém njé dekor né formé zemre.
Numn 1 këtyre kodeve nuk arrin sot
në më shumë se 63 vëllime, duke
mos llogaritur këtu dorëshkrimet e
kohës së okupacionit otoman, që
janë më pak të rëndësishme.
Këto dorëshkrime… përbëjnë
dokumente me rëndësi të madhe
historike dhe janë thesare të vërte-
ta për sa u përket vlerave artistike
që kanë. Përveç bukurisë së rrallë
kaligrafike, ata janë të stolisur edhe
me figura në miniaturë, me vinjeta,
kanone e iniciale të pikturuara.
Miniatura e shek. IX e X në
Shqipëri paraqitet e stilit grafik
dekorativ, ku figurat janë ndërtuar
në mënyrë skematike, prej linjash
të drejta të thyera, dhe ku format e
gjymtyrëve dhe pozicioni përcak-
tohet me anë linjash të lakuara, me
siluetë e vizatim të saktë, realizuar
me një finesë të theksuar. Në mi-
niaturën e shek. X mënyra e traj-
timit të figurave paraqitet më pik-
toreske, më plastike e me volum,
me ngjyra të kultivuara, të përdo-
rura me tone me gradacione. Këto
miniatura nuk shquhen për shprehje
të lartë artistike.
Në Shqipëri, zhvillimin më të
lartë miniatura e dorëshkrimeve
mesjetare e arrin aty nga fundi 1
shek. XI ose fillimi 1 shek. XII, me
miniaturën e dy kodeve tepër
luksozë të Vlorës, ku bie ne sy një
sintetizim 1 elementeve të stilit bi-
zantin, që sapo kishte arritur formi-
min e tij të plotë, me ato të traditës
së artit antik.
Në miniaturën e kodeve të Vlo-
rës vërehen tipe të sanksionuara
në pikturën bizantine, rrethuar nga
një ambient arkitektonik bizantin,
kurse si portrete dhe në tërësi, fi-
gurat kanë një trajtim piktoresk e
real, të modeluar me plastikë të
plotë, të realizuar prej linjash të
lakuara, pa konture të theksuara,
me qëndrime të sakta, të ekuili-
bruara, me ngjyra të mirëkulti-
vuara, të lehta, gracioze, me tone
të përdorura me gradacione e mje-
shtëri të larta: me lëvizje të matura
Miniatura mesjetare në Shqipëri
dhe me vështrime të qeta, por të
menduara thellë, elemente këto që
njihen si të pikturës antike të
shekujve të parë të erës sonë, por
që vërehen edhe në miniaturën e
shek. X të Konstandinopojës.
Realizimi 1 miniaturés së nive-
lit të lartë në Shqipëri përkon në
kohë edhe në zhvillimin e gjinive
të tjera të arteve figurative, si p.sh.
me pikturën monumentale të shek.
XII të Rubikut, me atë të Shën
Marisë së Cerkës (Leskovik) etj.,
si dhe me ikonat më të vjetra që
kanë mundur të ruhen den më sot,
SIÇ janë ato të Beratit dhe ato të
Korçës.
Riprodhimi në Shqipëri 1 ko-
deve mesjetarë dhe 1 stolisjes së ty-
re me miniatura dhe vepra arti,
dëshmon për një nivel të lartë kul-
turor të vendit, sidomos për një
pozitë të veçantë të aristokracisë
feudale shqiptare gjatë shekujve të
Mesjetës. Kjo gjen mbështetje edhe
te mbishkrimet autografe të auto-
rëve ose të piktorëve miniaturisté,
që përmendin edhe porositësit e
veprave.
Theofan Popa, 1974

6