EmailFacebookKontakt

Ushqim falas për të varfërit e Tiranës, vepër bamirësie e Kishës Orthodhokse

Ushqim falas për të varirit e Tiranës,
vepër bamirësie e Kishës Orthodhokse
3 MENSA :
SHERBIMI | DASHURISE
Pak njerëz e dinë që ekziston
një qoshe shprese në vorbullën e
kryeqytetit. Madje fare pranë me
qendrën e zhurmshme dhe të tra-
fikuar jo vetëm nga makinat dhe të
pasurit, por edhe nga qindra e mi-
jéra frymë që enden rrugëve për
një copë bukë. Tirana po kap milio-
nëshin e njerëzve me miliona halle
të marra së bashku. Dhe sa më
shumë rritet numri 1 banorëve, aq
më shumë të varfër ka, që përpiqen
ku e si të ushqehen për t’i shpëtuar
mbijetesës.
E quajnë mensë, por në thelb
është një shërbim dashurie, që u
vjen në ndihmë personave në ne-
vojë pa dallim besimi, ngjyre, gjime
ose përcaktimi tjetër. Është kon-
tribut me ushqim falas për rreth 200
persona çdo të martë, të enjte dhe
të shtunë nga një staf vullnetarësh,
të cilët vijnë nga Kisha Orthdhokse
Autoqefale e Shqipërisë. Ata ofroj-
në dashurinë e Krishtit, të Kishës,
mbështetjen shpirtërore dhe ma-
teriale, duke u kujdesur që të çojnë
përpara një mision, aspak i detyru-
eshëm, por njerëzisht i nevojshëm.
E kush më mirë se Kisha mund ta
ofrojë këtë ndihmë të përzemërt për
skamësit e kryeqytetit’
Mensa ndodhet fare pranë
“Shkollës së Kuqe”, në rrugën
“Qemal Stafa” dhe 1 ndihmon këta
njerëz me ushqim të gatuar ditor,
por dhe iu ofron atyre një vend të
sigurt, ku të ndiejnë dashuri për
njëri-tjetrin dhe për jetën. Një
mjedis i pastër, 1 rehatshëm e mik-
pritës, drekë e ngrohtë dhe me vle-
ra ushqimore. I gjithë grupi organi-
zues (kryesisht nga grupi 1 grave
dhe të rinjve të Kishës) punon me
përkushtim, duke 1 trajtuar të gji-
thë me respekt, dashuri dhe dinjitet.
Askush nuk pyetet se cilit besimi 1
takon, por bëhet përpjekje për të
mbushur nevojat më jetike, sepse
të gjithë janë krijesa të Zotit, të ba-
rabartë para Atij.
“Sa e madhe është dashuria e
Perëndisë kur njeriu ndihmon
njeriun pa asnjë interesi Duaje të
afërmin tënd ashtu siç na do Krish-
ti të gjithë ne. I lumtë Kishës për
bamirësitë që bën gjithmonë për
njerëzit në nevojë. Ky humanizëm
të bëhet më tepër në vendet më të
varfra. Ka shumë fshatra dhe ko-
muna në Shqipëri, ku jetojnë njerëz
jashtëzakonisht të varfër. Por hirii
Perëndisë nuk e harron asnjëhe-
rë njeriun në nevojë”, – shprehet
Najada Çelo në një koment, teksa
ka ndjekur me kërshëri aktivitetin
e kësaj mense.
Shkëlqimi ka ardhur nga Bera-
ti dhe përmes një rrëfimi prekës,

shprehet: “Prej disa javësh kam
ardhur në Tiranë 1 vetëm dhe mu-
ndohem të mbijetoj brenda këtij
metropoli të madh. Ditët e para në
Tiranë ishin për mua shumë të
mundimshme dhe të vështira, kam
ndenjur 48 orë pa ngrënë dhe as-
kush nuk më jepte as bukë thatë.
Shkova në shumë dyqane dhe
supermarkete e të gjithë më dëbo-
nin. Ishte shumë dëshpëruese, pasi
nuk kisha lekë as për të blerë bukë.
Të gjithë e gjithçka më dukej e hu-
aj, ashtu si ndoshta dukesha dhe
unë për ta. Aty ku flija natën, te
disa stola prapa pallatit të kulturës,
disa njerëz si unë më thanë të
shkoja për të ngrënë ushqim, por
edhe të merrja me vete nga mensa
e Kishës. Do mundohem që të mos
ju bëhem barrë edhe për shumë
kohë: po përpiqem të gjej punë dhe
kështu të mundem të siguroj gjërat
minimale. Perëndia ju bekoftë ju
dhe të gjithë ata që e mbështesin
këtë mensë. Të jenë përherë mirë
e të shëndetshëm”.
Mensa “Shërbimi 1 Dashurisë”
funksionon që prej janarit të vitit
2005. Ajo ka nisur me 60-70 ra-
cione ushqimi falas dy herë në javë.
Si ideator dhe mbështetës 1 saj ka
qenë dhe mbetet Kryepiskopi i Ti-
ranës dhe 1 Gjithë Shqipërisë, Fort-
lumturia e Tij, Anastasi. Por për të
mbështetur këtë veprimtari, si edhe
për të rritur cilësinë dhe kapacite-
tet ushqimore brenda kësaj mense,
nevojitet edhe mbështetja modeste
e bamirësve të tjerë. Sepse edhe
një kontribut sado 1 vogël, kur jepet
nga të gjithë, ka një vlerë të madhe.
Dr. Isidor Koti

5