EmailFacebookKontakt

Dëshmi e qartë e unitetit të Kishës Orthodhokse

Takimi i radhës i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë
Dëshmi e qartë e unitetit të Kishës Orthodhokse
Të enjten e fundit të shtatorit,
siç është bërë tashmë traditë, në
një nga mjediset e Qendrës Kultu-
rore pranë Katedrales “Ngjallja e
Krishtit” në Tiranë, u mbajt takimi
i radhës 1 Lidhjes së Intelektualë-
ve Orthodhoksë. Takimi u hap
nga Kryetari 1 Lidhjes, prof. dr.
Robert Andoni. Më pas pjesëma-
rrësit ndoqën disa himne të psalu-
ra nga Kori i Muzikës Bizantine
“Joan Kukuzeli”,
Tema e ditës u mbajt nga Kry-
episkopi Anastas, 1 cili u foli të
pranishmëve për punimet dhe
rëndësinë e Sinodit të Shenjtë dhe
të Madh. Fortlumturia e Tij thek-
soi se kjo ngjarje e jashtëzakon-
shme ka rëndësi të veçantë për
Botën Orthodhokse, sepse pas
shumë shekujsh është mbledhja e
parë panorthodhokse. Sinodi 1
Shenjtë dhe i Madh ishte dëshmi
e qartë e unitetit të Kishës Ortho-
dhokse, që është Një, Katholike
dhe Apostolike, e bashkuar në
Misterin e Eukaristisë Hyjnore.
Ashtu siç u theksua në Mesazhin
e Sinodit të madh dhe të shenjtë:

Duke marrë pjesë në Eukaristiné
Hyjnore dhe duke u lutur për mba-
rë botën, duhet të vazhdojmë litur-
gjinë pas Liturgjisë Hyjnore dhe të
japim dëshminë e besimit tek ata
që janë pranë ose larg nesh, në
përputhje me porosinë e qartë të
Zotit përpara Ngjitjes së Tij në
Qiell: “Dhe do më jeni dëshmitarë
edhe në Jerusalem, edhe në gjithë
Judenë, edhe në Samari, edhe deri
në fund të dheut” (Veprat 1:8). Ri-
ungjillëzimi 1 popullit të Perëndi-
së në shoqëritë e sotme të sekula-
rizuara dhe ungjillëzimi 1 atyre që
ende nuk e kanë njohur Krishtin,
janë detyrimi 1 pareshtur 1 Kishës.
Fortlumturia e Tij u ndal edhe
tek trajtimi 1 martesës së krishterë
nga Sinodi, ku ndër te tjera u thek-
sua se, Kisha Orthodhokse, në për-
qasjen e ditëve tona ndaj martesës,
e konsideron të pazgjidhshme
lidhjen e dashurisë midis burrit dhe
gruas “mister të madh në Krishtin
dhe në Kishë”. Në mënyrë të njëjtë
e quan familjen “kishë të vogël”, e
cila buron nga martesa dhe përbën
garancinë e vetme për rritjen e fë-
mijëve.
Gjithashtu, Kryepiskopi foli
për rëndësinë e mesazhit që Bota
Orthodhokse 1 jep sot Botës së
Krishterë dhe atyre që nuk e kanë
këtë besim. Ai theksoi se Kisha
Orthodhokse nuk është një klubi
mbyllur njerëzish të zgjedhur, por
është e hapur ndaj të gjithë nje-
rëzve pavarësisht besimit dhe
origjinës së tyre. Kjo u duk qartë
edhe në Mesazhin e Sinodit të
Shenjtë dhe të Madh (hartues 1 të
cilit, me porosi të Sinodit, ishte
Kryepiskopi Anastas). Në fund,
foli edhe Mitropoliti i Elbasanit,
Hirësia e Tij, Andoni, 1 cili u ndal
veçanërisht në kontributin e Fort-
lumturisë së Tij gjatë Sinodit dhe
sidomos gjatë punimeve dhe në
hartimin e mesazhit final.
Takimi 1 ardhshëm, muajin
pasardhës, do të vazhdohet me
pyetje e diskutime të pjesëma-
rrësve dhe thellimin në temën e
martesës, sipas dokumenteve të
Sinodit të Shenjtë dhe të Madh.
Thoma Dhima

4