Martirizimi dhe kungimi
në botën e sotme
Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas
për Konferencën XXIV Ekumenike Ndërkombëtare
për Spiritualitetin Orthodhoks
Fort të shtrenjtë më Krishtin, pjesëmarrës
të kësaj Konference,
“Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati
ynë dhe nga Zoti Jisu Krisht” (2 Kor 1:2).
Falënderime të ngrohta për të gjithë ata
që organizuan dhe frymëzuan mbledhjen e
Konferencave Ekumenike për studimin e
spiritualitetit orthodhoks. Përzgjedhja e temës
biblike, konstaton se ato lidhen me praninë
dhe fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Premtimi dhe
porosia e fundit që Jisui u dha nxënësve të Tij,
siç e përshkruan ungjillor Llukai, është: “Mermi
fuqi që vjen prej Shpirtit të Shenjtë, e jini
dëshmitarët e mi në Jerusalem, dhe në të gjithë
Judenë, dhe në Samari dhe deri në fund të
dheut” (Vep. 1:8). Fjalët “martires- dëshmitarë,
martirë”, “martina – dëshmi, martinizim”, kanë
një kuptim të dyfishtë në origjinalin e Dhiatës
“Martirizimi dhe kungimi” është mjafte goditur.
Falënderojmë thellësisht për ftesën për pjesë-
marrjen në këtë Konferencë të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila përfa-
qësohet nga Hirësia e Tij, Episkopi i Bylisit,
Asti.
1. Kur sjell në mendje fjalët “ martirio –
martirizim” “martiria – dëshmim”, “martires –
martirë, dëshmitarë”, nën dritën e teksteve
së Re: a) dëshminë për një ngjarje konkrete,
b) vulosjen e dëshmisë me çmimin e gjakut.
Jeta e Kishës për më tepër se njëzet shekuj ka
qenë dëshmi e vazhdueshme në të dyja këto
kuptime: në shpalljen e Ungjillit të Krishtit dhe
dhënien e sigurisë për këtë dëshmi, shpesh
edhe me derdhjen e gjakut.
(Vijon në faqen 4)
Martirizimi dhe të kungimi në botën e sotme
(Vijon nga faqja 3)
2. Martiri kryesor ka qenë Jisu Krishti dhe
në gjurmët e Tij ecën apostujt. Kisha është
“apostolike” dhe “martirike”. Apostolike, jo
vetëm sipas mësimit të saj dogmatik dhe
vijimësisë episkopale, por edhe për hir të
traditës së saj martirike. Nuk mund të bëjë
pjesë dikush në Kishë, pa marrë pjesë qoftë
edhe pak, në pësimin e Krishtit. “Po edhe
gjithë sa duan të rrojnë me përkushtim në Jisu
Krishtin, do të përndiqen” (2 Tim. 3:12). Sa
nga ne që ndjekim Krishtin, duhet të jemi gati
për hir të Tij që të kalojmë çdo lloj sprove,
mospranim, shpifje, persekutime të hapura ose
të fshehura, madje të jemi të gatshëm edhe për
martinzimin.
3. Martirizimi përfundon kungimin me
Perëndinë. I krishteri e di se nuk mund të jetë
kurrë 1 vetmuar. E di mirë se te kush e ka ve-
ndosur shpresën e tij dhe përballet me çdo
kundërshti, duke parë me besim te Zoti 1
Ngjallur (2 Thes.1:4), me sigurinë se Ngjallja
nuk vjen pas Kryqit, por ndodhet brenda Ty.
Duke pasur këtë parapërgatitje shpirtërore të
rëndësishme, sprovat shndërrohen në dëshmi
durimi, pjekurie dhe shenjtërimi.
4. Kur nxënësi 1 Krishtit çohet drejt
martirizimit, duhet të jetë i lirë nga zemërimi
dhe urrejtja ndaj persekutuesve të tij. Apostull
Pavli thekson se “edhe sikur të dorëzoj trupin
tim që të digjet, e dashuri të mos kem, s’më
bën fare dobi” (1Kor.13:3). Dhe shën Joan
Gojarti plotëson: “Dashuria edhe pa mar-
tirizimin, krijon nxënës të Krishtit, por mar-
tirizimi pa dashurinë jo vetëm që nuk bën
nxënës, por as nuk e ndihmon atë që e vuan”
(Migne 50:607).
5. Kulmi 1 përvojës së martirëve mbetet
lumërimi dhe ngazëllimi. Jisui theksoi shumë
qartë: “Të lumurjeni kur t’ju shajnë dhe t’ju
përmndjekin dhe të thonë çdo fjalë të ligë kundër
jush duke gënjyer për shkakun tim, se paga
juaj është e shumtë në qiej” (Matth.5:10-12).
Apostulli Petro, nisur prej përvojës së tij per-
sonale, na thotë: “Por gëzohuni se jeni pjesë-
tarë të pësimeve të Krishtit, që të gëzoheni
duke u ngazëlluar edhe në zbulimin e lavdisë
së tij. Nëse shaheni për emrin e Krishtit, jeni
të lumtur, sepse Shpirti i Lavdisë dhe aii Pe-
rëndisë prehet mbi ju; sipas atyre, shahet, por
sipas jush, lavdërohet” (1 Petr. 4:13-14).
Duke marrë pjesë në frymë në Konferencën
tuaj me temën shumë interesante: “Martinizimi
dhe kungimi”, uroj me gjithë zemër që punimet
e saj të ofrojnë material me shumë vlerë për të
përjetuar në mënyrë esenciale përvojën e mar-
tirizimit dhe të kungimit në botën e sotme.