U promovua botimi “Vepra Ndërtuese në
Mitropolinë e Gjirokastrës”
Me një pjesëmarrje të gjerë të
një auditori të zgjedhur u zhvillua
të shtunën 13 gusht, në qytetin e
Gjirokastrës, takimi 1 promovimit të
Volumit të dytë (në dy pjesë) të li-
brit “Vepra Ndërtuese në Mitro-
polinë e Gjirokastrës 1992-2015”,
botimi Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë. Aktiviteti 1
organizuar nën kujdesin e Mitro-
politit të Gjirokastrës, Dhimitrit,
ndonëse në fokus kishte botimin
dhe përmbajtjen e tij, 1ishte dedi-
kuar Kryepiskopit Anastas dhe u
kthye në një rast të mirë kujtimi të
gjithë rrugëtimit të tij 25-vjeçar, që
nga ardhja në Shqipëri. Veprimta-
nia u zhvillua në sallën e aktivitete-
ve të shkollës 9-vjeçare “Frymë
Dashurie”, në godinën e bukur në
krah të Katedrales “Ngjallja e Kn-
shtit”.
Në aktivitet ishin të pranishëm
Mitropoliti Gjirokastrës dhe Mi-
tropoliti i Amantias, Drejtorja e
Arsimit të Qarkut Gjirokastër, znj.
L. Rova, Konsulli 1 Greqisë në
Gjirokastër, z. V. Tolios, Rektori1
Universitetit të Janinës, z. J. Ka-
psalis etj. Profesor Kapsalis, me
një përshëndetje prekëse, rrëfeu
atmosferën që ai kishte ndier kur
kishte vizituar vendin tonë aty nga
I
U promovua botimi
“Vepra Ndërtuese në Mitropolinë e Gjirokastrës”
p NP) ma MË
Ad KS ja KS
fundi 1 viteve 80 dhe imazhin e
ndryshuar që gjen sot, meritë kjo e
përkushtimit të pakursyer të Krye-
piskopit Anastas.
Dhjetëra intelektualë, punonjës
të arsimit, shkrimtarë etj. të zonës,
kishin mbushur sallën e veprim-
tarisë dhe me respekt të thellë
nderuan jo thjesht promovimin e
librit, por kryesisht iu gëzuan
pranisë së Kryepiskopit. Kështu,
aktiviteti u shndërrua në një takim
të ngrohtë shpirtëror, në atmosferë
krejt familjare.
Duke marrë fjalën z. A. Rë-
mbeci dhe z. O. Beci, që janë ma-
rrë me përgatitjen e botimit, folën
për shumëllojshmërinë e veprave,
ndërtimet e infrastrukturës në do-
bi të komuniteteve, restaurimet e
shumta té manastireve dhe kishave,
godinat shkollore apo qendrat
shpirtërore nëpër enori të ndry-
shme, të cilat përbëjnë objektin e
librave në fjalë. Duke marrë shkas
nga botimi, u fol gjatë për gjendjen
në të cilën e gjeti Kryepiskopi
Kishën tonë dhe nivelin ku ajo ka
arritur pas 25 vjetësh. U theksua
fakti se e gjithë kjo vepër ndërti-
more nuk u zhvillua si qëllim në
vetvete, jo vetëm si plotësimi ne-
vojave për godina adhurimi, por,
nën kujdesin e Kryepiskopit Ana-
stas, edhe për ambiente të zhvilli-
mit të veprës sociale dhe edukative.
Në veçanti, u referua kontributi
1 posaçëm Kryepiskopit Anastas
në rikonstruksionin dhe restauri-
min e plotë me kriteret më të avan-
cuara shkencore të atyre kishave
dhe manastireve që janë edhe mo-
numente të trashëgimisë shpirtë-
rore dhe të kulturës kishtare. Në
trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës,
që është e pasur me monumente
të tilla të arkitekturës bizantine, ja-
në kryer më se 70 ndërhyrje të plo-
ta apo të pjesshme për përballimin
e plotë apo të pjesshëm të proble-
meve.
Vepra ndërtimore, e përfshirë
në këto dy volume shumëfaqëshe
dhe të pasura me material foto-
grafik është mjaft e pasur. Secila
prej tyre pati projektim të veçan-
të dhe shumica u realizua mes
vështirësish të mëdha, shpesh-
herë të shkaktuara artificialisht.
Në fund e mori fjalën edhe
Kryepiskopi Anastas, 1 cili për-
shkroi me fjalë prekëse, por edhe
me shembuj konkretë rrugëtimin
25-vjeçar në krye të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Fortlumturia e TIJ 1u referua dité-
ve të para, përvojave të liturgjive
adhuruese në Delvinë, në Fier, në
Berat etj. Kryepiskopi e mbylli me
urimin që Perëndia 1 mrekulli ve
dhe 1 surprizave të vijojë t’i dhurojë
kësaj Kishe Orthodhokse të rili-
ndur më shumë perspektivë dhe
kreativitet, që vendi të shndërrohet
(mbylljae Metamorfozés së Krishtit
sot), nga vendi 1 simboleve të urrej-
tyes, të frikës dhe të keqkuptimit,
në vend me më shumë kisha, si ato
që përshkruhen në botime, simbole
të paqes, të lutjes, të besimit, të
dashurisë dhe të mirëkuptimit.