EmailFacebookKontakt

“Ky Sinod ishte një arritje, dhuratë Perëndie”

“Ky Sinod ishte një arritje, dhuratë Perëndie”
– Fjala e përshëndetjes e Kryepiskopit Anastas, mbajtur në drekën e fundit zyrtare
me rastin e përfundimit të punimeve të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh,
në Manastirin e Shenjtë të Burimit Jetëdhënës, Krisopigji, Hania –
Ndjenja mirënjohjeje, rreze shprese dhe
kuptim i përgjegjësisë mbizotërojnë në shpir-
tin tonë gjatë kësaj dreke të fundit të anëtarëve
të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Ortho-
dhoksisë. Mbi të gjitha, mirënjohje për Perë-
ndinë Triadik, që na denjësoi, pavarësisht nga
mangësitë, gabimet dhe dobësitë tona, që të
kapërcejmë kurthet e pengesat që na dolën
gjatë punës sonë. “Me hirin e Perëndisë jemi
ajo çka jemi” (1Kor. 15:10). Falënderime të
përzemërta, së pari, kryetarit të këtij Sinodi,
Patriarkut Ekumenik, dhe për primatët e Ki-
shave Orthodhokse Autoqefale, falënderime
të ngrohta për të gjithë ata që kontribuuan në
zhvillimin normal dhe në suksesin e Sinodit.
Mirënjohje për popullin orthodhoks, që na
mbështeti me anë të lutjes së tij, gjatë punime-
ve të Sinodit.
Kemi shprehur në mënyrë të përsëritur,
prej fillimi të vitit, mendimin se Sinodi i Shenjtë
dhe i Madh është diçka e domosdoshme. Sot
po shtojmë në mënyrë lakonike: Ky Sinod ish-
te një arritje, dhuratë Perëndie, duke pasur si
punëtor të parë Patriarkun Ekumenik, i cili
zgjodhi, sipas porosisë ungjillore që lexoi gja-
të Mbledhjes së Hapjes së Sinodit, të jetë
“shërbëtor i të gjithëve” (Mark. 9:35) dhe me
bashkëpunëtorë me gjithë shpirt primatët e
Kishave Orthodhokse Autoqefale, anëtarët që
morën pjesë me entuziazëm dhe përkushtim
në këtë rrugë të vështirë malore. Ndër këta
bën pjesë edhe Sinodi i shenjtë 1 Kishës së
Kretës bashkë me kryetarin e tij, kryepiskopin
Irine, bashkë me mitropolitin e Kisamos dhe
Selinos, z. Amfiloh, si edhe të gjithë kuadrot e
Akademisë së Kretës.
Vëlla 1 shenjtë 1 Kidhonisë dhe 1 Apo-
koronit, mitropolit Damaskino, ju shpreh fa-
lënderime të përzemërta për këtë drekë që
na shtruat me përkujdesjen e murgeshave të
Manastirit të Shenjtë të Krisopigjisë.
Çdo drekë ose darkë që shtrohet në emër
të Atij, 1 Cili është “ai që është dhe që ishte
dhe që vjen, i Gjithëpushtetshmi” (Zbul. 1:8),
risjell në ndërgjegjen tonë darkën eska-
tologjike në fund të historisë. Dhe shpirti ynë
psal mistikisht shpresën paskale: “O Krisht,
pashkë e madhe dhe e hirshme, o urtësi, Fjalë
e Perëndisë dhe fuqi, jepna ne për më tepër,
që të marrim pjesë në ditën e paperëndue-
shme të Mbretërisë sate”. Por le të mos ha-
rrojmë se: “Nuk do të hyjë në mbretërinë e
qiejve kushdo që më thotë: Zot, Zot, por ai që
bën dëshirën e Atit tim që është në qiejt”
(Matth.7:21). Pasaporta për në Mbretërinë e
Perëndisë së dashurisë sigurisht që duhet të
ketë vulën që na e përshkroi Zoti ynë para
Pësimit të Tij: “Al që ka porositë e mia dhe i
ruan, ky është ai që më do; dhe ai që më do,
do të duhet prej Atit tim; dhe unë do ta dua,
dhe do të tregoj veten time tek ar” (Jn. 14:21).
Më lejoni të shpreh këtu me këtë rast se,
në disa momente kur po zhvilloheshin puni-
met tona, më erdhi në mendje vargu i poetit
nobelist Eliot: “Ku është urtësia që kemi hu-
mbur në dije” Ku është dija që kemi humbur
në informacion””. Dhe, duke e parafrazuar
këtë, për rastin tonë mund të themi: “Ku është
urtësia që vjen së lartazi, të cilën e kemi hu-
mbur në stërhollimet theologjike2 Ku është
theologjia që e kemi humbur në lajmet kish-
tare”. Elioti, pas Luftës së Dytë Botërore, e
plotësoi mendimin e tij me vargun: “E vetmja
dituri që mund të fitojmë është përulësia”.
Sinodi 1 Shenjtë dhe i Madh ishte një
shprehje solide e unitetit dhe dëshmi dinami-
ke e Orthodhoksisë, si dhe i hapi horizontet
KY =
ED
tona më tej ndaj botës së sotme, në nocionin e
kohës dhe vendit, me perspektivë përjetësinë.
Të gjithë dëshirojmë dhe përpiqemi, sipas
masës së fuqive tona, për një Orthodhoksi të
hapur ndaj kërkimit të sotëm botëror, e cila
përballet me sfidat e sotme duke pasur njoh-
je dhe sensibilitet, duke e ofruar fjalën ortho-
dhokse me bindje dhe frymë që vjen nga Shpir-
ti1 Shenjtë. Duke e ditur se “kemi këtë thesar
në enë balte, që të jetë teprimi 1 fuqisë nga Pe-
réndia dhe jo nga ne” (2 Kor. 4:7).
Bindja jonë është se e vërteta, dashuria dhe
bukuria ecin gjithmonë së bashku në jetën e
Kishës Orthodhokse. Le të vazhdojmë për-
pjekjen tonë për të kontribuuar edhe ne, me
Hirin e Shpirtit të Shenjtë, në lartësimin e vendit
tonë dhe të mbarë botës, duke e pasur vé-
shtrimin tonë të palëkundur te Krishti, Zoti
ynë, që është e Vërteta absolute, Bukuria e
pafundme dhe Dashuria e mishëruar e Pe-
rëndisë.
Shumë i shtrenjti, mitropolit 1 Kidhonisë,
Damaskino, Shpirti i Shenjtë le të udhëheqë
dhe le të fuqizojë gjithmonë nismat dhe veprat
tuaja, që baritimi juaj të jetë 1 shenjtëruar dhe
plot me fryte. Të shumta ju qofshin vitet dhe
përplot me drité!
E Diel, më 26 qershor 2016

2