Shën Kristina, martire e madhe
Martirja e shenjtë dhe e madhe Kristina
jetoi në Tir, në Feniki, nën sundimin e pera-
ndorit Septim Severi (194-211). Ishte e bija e
një gjenerali të fuqishëm pagan, me emrin
Urban, i cili ngaqë ishte xheloz për bukurinë e
saj rrezatuese, e mbylli në një kullë të lartë në
të cilën 1 shërbenin shumë vajza dhe kudo
mbretëronte luksi dhe gjithçka që donte. Në
kullë kishte vendosur shumë statuja të pe-
rëndive, të zbukuruara me sende të çmuara,
me qëllim që vajza t’i adhuronte. Por edhe pse
vajza rrinte mbyllur, pa pasur kontakt me
jashtë, hiri 1 Perëndisë e vizitoi dhe e ndriçoi
në mendje për ta udhëhequr në njohjen e së
vërtetës. Kuptoi se këto statuja pa shpirt, punë
e duarve të njerëzve, nuk mund të ishin perë-
ndi dhe, duke soditur nga dritarja bukurinë
e qiellit, të tokës dhe të gjitha mrekullitë e
natyrës, mendonte se e gjithë kjo bukuri e
harmonishme ishte vepër e një Perëndie të
vetëm, e Krijuesit dhe e të Urtit. Atëherë iu
dërgua një engjëll nga Zoti dhe e mësoi atë që
zemra e saj ndiente ende në mënyrë konfu-
ze për misteret e Perëndisë dhe të krijimit.
Pasi mori dritën e së vërtetës, duke pasur zell
të zjarrtë për Perëndinë, Kristina filloi të
kreshmonte e të lutej.
Kur prindërit e vizituan dhe e pyetën në-
se 1 adhuronte idhujt, ajo refuzonte hapur,
duke u thënë se tashmë ishte nxënësja e Kri-
shtit, Dritës së vërtetë që erdhi në botë. Të
gjitha tentativat e të atit për ta bindur, 1 shtyu
tutje, madje 1 kërkoi t’i sillnin një tunikë
të panjollë, që t’i ofronte therore shpirtërore
Perëndisë së vetëm në tre Persona. Kur
Urbani, i cili nuk i kuptonte fjalët e së bijës,
i solli tunikën, shenjtorja filloi të lutej, dhe
një engjëlli erdhi pranë për ta përshëndetur
si nuse të Krishtit, duke e lajmëruar ndër-
kohë edhe për sprovat që do të hiqte për të
lavdëruar Perëndinë. Para se të largohej,
engjëlli i vuri vulën e Krishtit, e bekoi dhe i
dha si ushqim bukë qiellore. Kur ra nata,
shenjtorja mori sëpatën dhe i dërrmoi tërë
statujat e kullës, ndërsa arin dhe argjendin ua
shpërndau të varfërve.
Në mëngjes, kur Urbani pa këtë spekta-
kël, hyri i zemëruar dhe urdhëroi t’ua pris-
nin kokën shërbëtoreve të Kristinës dhe të
bijën ta kamxhikonin. Dymbëdhjetë ushtarë
e rrahën vajzën e re, aq sa vetë ata nuk kishin
më fuqi, por Kristina mori fuqi nga Krishti
dhe mbeti e pathyeshme, duke rrëfyer Krishtin
e duke fyer të atin. Urbani e burgosi, e lidhi
me zinxhirë, vetë ai u kthye në shtëpi, ndërsa e
shoqja qante në burg dhe u përpoq ta bindte
të bijën t’i nënshtrohej të atit, që të shpëtonte.
Por përpjekja e saj nuk pati efekt. Të nesër-
men Kristinën e torturuan përsëri. la çanë
mishrat, e lidhën në një rrotë të varur mbi
zjarr, por me lutjen i shpërndau flakët. E çu-
an prapë në burg. Atje e vizituan tre engjëj, të
cilët i sollën ushqim dhe i shëruan plagët.
Kur erdhi nata, Urbani dërgoi pesë shërbë-
torë që e kapën shenjtoren, 1 lidhën një gur të
rëndë në qafë dhe e hodhën në det. Por edhe
atje e ndihmuan engjëjt: 1a zgjidhën gurin dhe
e bënë të ecte mbi ujëra. Një re e ndritshme
shkëlqeu lart në qiell dhe iu shfaq Krishti, 1
veshur me stoli të shndritshme dhe i rrethuar
nga mijëra engjëj, që e lavdëronin me kantikë
dhe e mbushnin ajrin me erë të këndshme nga
temjani. Ai e plotësoi dëshirën e shenjtores,
duke e pagëzuar ai vetë në det, pastaj ia besoi
kryeengjëllit Mihail, 1 cili e solli në tokë dhe e
drejtoi në shtëpinë e prindërve të saj.
Kur Urbani pa që e bija kishte mbijetuar
edhe pas kaq shumë torturash, dha urdhër
t’ia prisnin kokën. Por atë natë, ai vdiq në
mënyrë të mjerueshme. Disa ditë më vonë,
magjistrati iri, Dioni, mori detyrën e Urbanit.
Mësoi ngjarjet dhe e thirri shenjtoren, pastaj e
la ta torturonin. Kristina mbeti e paepur. Ia
qethën flokët dhe urdhëroi ta shëtisnin laku-
riq në të gjithë qytetin, që kështu të turpëro-
hej. Të nesërmen, shën Kristina u shtir sikur e
pranonte propozimin e magjistratit dhe shkoi
të adhuronte statujën e Apolonit. Arriti në te-
mpull dhe iu lut Perëndisë së vërtetë dhe e ur-
dhëroi statujën të zhvendosej dyzet hapa. Kur
Dioni nuk besoi, shenjtorja përmbysi idhu-
Ilin dhe e bëri copë-copë vetëm me Emrin e
Krishtit, duke sjellë edhe kthimin e tre mijë
paganëve, të cilët qenë dëshmitarë të kësaj
mrekullie.
Dioni nuk e duroi dot këtë disfatë dhe vdiq
më pas duke i lënë vendin një qeveritari tjetër
me emër Julian, i cili e mbylli shenjtoren në një
furrë të nxehur. Për pesë ditë, shenjtorja kë-
ndoi atje kantikë, e shoqëruar nga engjëjt.
Qeveritari e hodhi në një gropë me bisha të
egra dhe gjarpërinj helmues. Por edhe atje
shërbëtorja e Krishtit mbeti e pacenuar: zva-
rranikët u rrotulluan nëpër këmbët e saj, si për
ta nderuar, dhe gjarpërinjtë 1 fshinë djersën e
ballit. Vetëm Juliani mbeti mëi egër se bishat e
egra dhe u tërbua kundër shenjtores. Urdhëroi
t’i prisnin gjinjtë, prej nga rrodhi gjak e qu-
mësht, pastaj 1a shkulën gjuhën dhe, në fund,
të dy ushtarët e shpuan me heshtë në zemër
dhe brinjë, duke i sjellë kurorën e fitores dhe
hyrjen në prehjen e përjetshme të Dhëndrit
qiellor. Sapo tirani vdiq, një nga të afërmit e
Kristinës, që kishte besuar te Krishti pas mre-
kullive që kishte bërë ajo, e vendosi trupin e
shenjtores në një kishë që kishte ndërtuar për
nder të saj. Kujtimi 1 shën Kristinës kremtohet
më 24 korrik.
Me ndërmjetimet e saj, o Krisht Perëndi,
mëshirona dhe shpëtona. Amin.