Kampe ditore në Elbasan
Vera është koha e kampeve për fëmijët dhe
të rinjtë. Përveç kampeve kombëtare, zhvillo-
hen edhe mjaft kampe ditore në qytete e fshatra,
që tërheqin shumë pjesëmarrës.
Kështu, në qytetin e Elbasanit, në kishën e
Shën Athanasit dhe të Shën Nikollës, u zhvi-
lluan nga Zyra e Katekizmit, me ndihmën e
klerikëve përkatës, kampet ditore me temë
“Administrimi”. Në to morën pjesë dhjetëra
fëmijë të këtyre enorive. Ato u kryen me mbë-
shtetjen shpirtërore dhe financiare të Krye-
piskopit Anastas dhe mbikëqyrjen e Mitropo-
litit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, imzot
Andonit, duke u arritur të realizohej një ve-
primtari argëtuese dhe edukative. Përmes një
programi të larmishëm me lutje, këngë, studi-
me biblike, punë dore, dhe lojëra të ndryshme,
kampistët u zbavitën dhe përfituan shumë
shpirtërisht fëmijë dhe të rinj të moshave 6-16
vjeç.
Fëmijët mësuan “Administrimin” (shërbi-
min) si përkujdesje dhe përgjegjësi. Perëndia na
Jep jo vetëm këtë botë për t’u kujdesur, por edhe
kohën tonë personale, pasurinë dhe talentet
(dhuntitë) që t’i përdorim për lavdi të Ty.