EmailFacebookKontakt

Deklaratë për shtyp e komuniteteve të krishtera në Shqipëri për reformën në drejtësi

VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË
DEKLARATË PËR SHTYP
Tiranë, më 20 korrik 2016
E KOMUNITETEVE TË KRISHTERA NË SHQIPËRI
PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Ne Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë
(Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,
Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria
Ungjillore e Shqipërisë) jemi duke ndjekur me
interes dhe shqetësim rrugëtimin e reformës
në drejtësi gjatë gjithë kohës që flitet për të.
Në mënyra të ndryshme, kemi thënë fjalën tonë
për këtë reformë në përgjithësi apo për aspekte
të veçanta të saj.
Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet
data dhe mundësia për t’i dhënë vendit një
reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat
më problematike të shtetit dhe të shoqërisë
shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejt jetën dhe
cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, 1 bëjmë
thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe
liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një
konsensus për këtë reformë, ashtu siç edhe
faktori ndërkombëtar është duke theksuar.
Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të
vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi
të caktuar politik, është sot misioni juaj 1 madh.
Drejtësia dhe zbatimi 1 përpiktë 1 saj nuk
është një zgjedhje në jetën e një populli që sy-
non të jetë një vend demokratik, por element
themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të
gjithë, që të garantojmë ndarjen nga korrupsio-
ni, 1cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën
e njerëzve dhe të shoqërisë.
Gjetja e konsensusit për miratimin e reformës
në drejtësi jemi të bindur se do të shtojë besimin
e popullit te faktori politik dhe do të ndikojë në
ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti
1së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve
dhe të së mirës së përbashkët.
Orët në vazhdim janë shumë të rëndësishme
dhe jetike për këtë reformë. Ne besojmë se ka
ende hapësira për t’u ulur dhe për të lënë më-
njanë retorikën konfliktuale. Populli pret shumë
nga jue nga ne të gjithë që, në mënyra të ndry-
shme, duhet të kontribuojmë në përmirësimin
e jetës së ti).
Ne premtojmë lutjet tona dhe të besimtarëve
tanë drejtuar Zotit, për gjetjen e një gjuhe të
përbashkët dhe miratimin e kësaj reforme.
Pagja e Zotit qoftë me ju!

2