Kremtohet me madhështi shën Joan Vladimiri
Edhe këtë vit u festua me ma-
dhështi panairi në nder të shenjtorit
Joan Vladimiri, në Manastirin me
të njëjtin emër në fshatin Shijon,
pranë qytetit të Elbasanit. Si gjith-
monë, aty u mblodhën shumë be-
simtarë orthodhoksë nga 1 gjithë
vendi, të cilët ndoqën shërbesat e
kryera me këtë rast. Si çdo vit, ki-
shin ardhur për të marrë pjesë në
kremtim shumë besimtarë nga
trevat e rajonit të Ballkanit, si nga
Mali1i Zi, Serbia, Greqia etj.
E veçanta e këtij viti është se
tani zonat e Elbasanit, Shpatit dhe
Librazhdit janë Mitropoli më vete,
drejtuar nga Hirësia e Tij, Andoni.
Shërbesa e parë ishte Agripnia,
në mbrëmjen e datës 3 qershor,
që zgjati deri në orët e para të më-
ngjesit. Atë e drejtoi Mitropoliti 1
Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit
Imzot Andoni. Në mëngjesin e datës
4 qershor u krye Liturgjia Hyjnore
panegjirike, që u drejtua nga
Mitropoliti i Amantias, Imzot
Nathanaili. Në fund të Liturgjisë u
zhvillua dhe procesioni 1 lipsanit të
shenjtorit përreth kishës, që u ndoq
nga gjithë të pranishmit. Në fund,
sipas traditës, besimtarëve iu
shpërnda pambuku që mbështjell
lipsanin e shenjtorit.
Për të uruar festën, erdhën për-
faqësues të besimeve të tjera fetare
dhe autoritete lokale e qendrore, si
Kryetari 1 Bashkisë së Elbasanit,
z. Qazim Sejdini, Prefekti i Qarkut,
z. Arben Kamami, deputetë etj.
Gjithashtu, me rastin e kësaj të
kremteje nga ana e bashkisë ishte
organizuar edhe një koncert festiv.
E kremtja e Shën Joan Vladimirit
edhe një herë jep mesazhin e vëlla-
zërisë dhe miqësisë si ndërmjet
popujve, ashtu edhe ndërmjet be-
simeve të ndryshme fetare. Me
ndërmjetimet e këtij shenjti, lutemi
që Perëndia t’u dhurojë bekime dhe
gëzim të gjithë atyre që e nderojnë
dhe e festojnë.