EmailFacebookKontakt

Fjala e Kryepiskopit Anastas në Mbledhjen e Hapjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh

Fjala e Kryepiskopit Anastas, mbajtur
në Mbledhjen e Hapjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh
Téréshenjtéria Juaj, Patriark Ekumenik
Fortlumturitë Tuaja, Primatë të Kishave
Orthodhokse Autoqefale,
Hirësi Mitropolitë dhe Episkopë, Etër të
nderuar dhe Vëllezër të shenjtë,
“Do të bekoj Zotin në çdo kohë, lavdërimi
i tij është përherë në gojën time” (Ps.33).
Me lavdërim, falënderim dhe shpresë na
mbushet shpirti në fillimin e punimeve të Sinodit
të Shenjtë dhe të Madh të Orthodhoksisë. Të
gjithë i dimë shpresat që zgjatën me vite të
tëra, problemet dhe pengesat e hasura deri
më sot, të cilat u zgjidhën me hirin e
Perëndisë: “Kaluam nëpër zjarr dhe ujë dhe
na nxore në vend të sigurt” (Ps.65).
1. Jam i mendimit se duhet të theksojmë
faktin që Sinodi i Shenjtë dhe 1 Madh nuk
është një kopje besnike e Sinodeve
Ekumenike dhe as telefaksi Asambleve të
Traditave të Krishtera Perëndimore. Duke
iu përshtatur kushteve dhe mundësive të
shekullit të 21-të, ky Sinod ka karakte-
ristikat e tij. Por, ai mbetet një simbol 1
prekshëm dhe i qartë i unitetit të Ortho-
dhoksëve dhe një institucion shumë i vyer
për jetën dhe dëshminë e Kishës në botën
e sotme. Ka disa që mendojnë se vetëm
përsëritja besnike e Sinodit të së shkuarës
është orthodhokse në mënyrë autentike.
Por Shpirti 1 Shenjtë nuk ka vepruar vetëm
në një kohë të caktuar. Ai mbetet udhë-
rrëfyesi përcaktues 1 Kishës në rrjedhën e
kohës. “Sot Hirii Shpirtit të Shenjtë na ka
mbledhur”. Le ta shijojmë këtë dhuratë dhe
le të përpiqemi të përfundojmë punimet me
një mendje të vetme vëllazërore dhe me krea-
tivet të frymëzuar.
Gëzimi ynë, është më se e qartë, zvogëlohet
nga mungesa e katër Kishave të Shenjta
Orthodhokse Autoqefale. Por ne 1 kujtojmë
ato gjithmonë duke u lutur, me dashuri dhe
19 qershor 2016
respekt vëllazëror. Shpresojmë se edhe
vëllezërit e shenjtë që nuk janë të pranishëm
po ndjekin dhe po luten për punimet tona.
Sinodi ynë ftohet të theksojë të
vërtetën që është e njohur për të gjithë
ne se Kisha nuk jeton për veten. Çdo
gjë që ka, çdo gjë që bën, çdo gjë që
ofron jepet për mbarë njerëzimin, për
lartësimin dhe ripërtëritjen e botës.
Propozimet e tyre për përmirësim dhe plotësim
të teksteve që do të diskutohen, siç edhe u
përmend këtu, do të vlerësohen me vëmendjen
më të madhe. Shpresojmë për mirë se retë që
u grumbulluan kohët e fundit, nuk do të vonoj-
në të shpërbëhen. Kështu që të gjithë ne, me
mirëkuptim reciprok dhe me vëllazëri, të kemi
mundësi të vazhdojmë ecjen tonë, duke e
udhëhequr popullin orthodhoks “në kullotat e
shpëtimit”, duke u dhënë përgjigje sfidave dhe
shpresës së njerëzimit bashkëkohor.
Qysh në Mbledhjen e fundit të Primatëve
në Gjenevë, u formulua propozimi që sot mund
të kthehet në vendim përfundimtar: Sinodi 1
Shenjtë dhe i Madh që është thirrur sot, të
kthehet në institucion, 1 cili mund të përsëritet
gjatë shekullit në të cilin po jetojmë. Uniteti
ekzistues duhet të forcohet më tej dhe të sjellë
fryte të reja me anë të Eukaristisë dhe Pas-
ardhjes Apostolike të Episkopëve.
2. Java e Pentikostisë, në të cilën po
zhvillohen punimet e Sinodit, na rikujton
se fuqia e Shpirtit të Shenjtë nuk kishte
lidhje vetëm me përparimin dhe lartësimin
shpirtëror të nxënësve. Nuk kemi të bëjmë
me një gjendje lumturie apo ekstaze shpir-
tërore që ta shijonin vetëm ata. Hin 1
Shpirtit të Shenjtë ofrohet për tran-
smetimin e Ungjillit të Shpëtimit në mbarë
ekumenin, për vazhdimësinë e veprës së
transformimit të mbarë botës, të cilën e
nisi Krishti: “Dhe do të mëjeni dëshmitarë
edhe në Jerusalem, edhe në gjithë Judenë
edhe në Samari edhe deri në fund të
dheut” (Veprat 1:8). Nxënësit, pak më
parë të tronditur dhe të dëshpëruar,
shndërrohen në apostuj të guximshëm dhe
Kisha bëhet përgjithmonë Apostolike.
Sinodi ynë ftohet të theksojë të vërtetën
që është e njohur për të gjithë ne se Kisha
nuk jeton për veten. Çdo gjë që ka, çdo
gjë që bën, çdo gjë që ofron jepet për
mbarë njerëzimin, për lartësimin dhe
ripërtëritjen e botës. Për këtë, duhet të
japë pareshtur dëshminë e Ungjillit dhe të
ndajë në botë dhuratat e Perëndisë: të
vërtetën, dashurinë, paqen, drejtësinë,
pajtimin, përvojën e Kryqit dhe të Ngjalljes
dhe shpresën e përjetësisë.
3. Më lejoni të theksoj këtu disa detaje:
Në Mbledhjen e Primatëve në Konstan-
(Vijon në faqen 4)

Fjala e Kryepiskopit Anastas, mbajtur
në Mbledhjen e Hapjes së Sinodit të Shenjtë dhe të Madh
(Vijon nga faqja 3)
dinopojë në vitin 2014, kur u diskutua mënyra
e vendimmarrjes, mbështetëm tezën se shumica
e cilësuar do të ishte më rezultative. Në fund
fare u vendos për parimin e konsensusit. Por
nga ana procedurale, ky parim nuk u pranua
nga të gjithë, sepse një Kishë që mori pjesë në
Mbledhje dhe konkretisht Patriarkana e
Antiokisé, nuk e nënshkroi. Pra, mendimi se
vendimet do t’i mermim “unanimisht” nuk është
i saktë. Sigurisht, konsensusi është ajo çka
dëshirojmë dhe urojmë të ndodhë. Kuptimin e
saktë të tij e analizoi Patriarku Ekumenik
Vartholemeu, në Mbledhjen e Primatëve në
janar të vitit 2016, në Shambezi dhe për këtë
gjë nuk pati kundërshtime. Nëse ky parim çon
në rrugë pa krye, duhet të kërkohet një zgjidhje
tjetër. Tashmë është e qartë se kemi mbërritur
në një ngërç, ku, në vend të konsensusit,
shfaqet para syve të gjithë botës, se është e
pamundur që të gjitha Kishat të bien dakord
dhe kjo po e plagos autoritetin e Orthodho-
ksisë në arenën ndërkombëtare.
Me konsensusin synuam diçka shumë më
të madhe se ajo që ishte arritur si rregull në
brezat e mëparshëm të Orthodhoksëve:
përvetësuam një sistem “konsensusi”, 1 cili nuk
ishte zbatuar për 20 shekuj me radhë. Ky ishte
një synim, icili naçoi, pak javë para fillimit të
Sinodit të Shenjtë dhe të Madh, në sprovën e
njohur tashmë për të gjithë. Propozimi ynë është
i thjeshtë dhe konkret: T’i bindemi Kanonit të
gjashtë të Sinodit të Parë Ekumenik (vota e
shumicës të mbizotërojë), me përshtatjet e
mundshme gjatë zhvillimit të procedurës.
4. Disa veta shtruan pyetjen: Në Sinodet e
Mëdha Orthodhokse, Kisha u përball me një
herezi. Sinodi 1 Shenjtë dhe 1 Madh me çfarë
herezie ka për t’u përballur” Përgjigjja është e
thjeshtë. Me herezinë më të madhe, nënën e
herezive, egocentrizmin. Egocentrizmin
personal, grupor, racor, lokalist, kishtar ety.,
që helmon marrëdhëniet njerëzore dhe çdo
formë të bashkekzistencës harmonike e
krijuese. Edhe në raste të tjera, në Konferenca
për paqen mbarëbotërore, kemi konstatuar
bindjen se “e kundërta e paqes nuk është lufta,
por egocentrizmi 1 individëve, shteteve, 1
bashkësive të ndryshme”. Dhe se antidoti 1
vetëm ndaj kësaj sëmundjeje që shkakton
përçarje mbetet dashuria e painteres, siç e ka
përcaktuar dhe e ka mishëruar Krishti dhe ata
që e pasojnë me besnikëri. Prandaj edhe
r ~)
Sinodi i Shenjtë dhe i Madh fto-
het t’i prezantojë botës së Sotme një
traditë dinamike orthodhokse, të
hapur ndaj debateve të njerëzimit, që
frymëzohet vazhdimisht nga siguria
kryqngjallësore dhe që rrezaton të
vërtetën, dashurinë dhe bukurinë e
Orthodhoksisë.
N A
kontributi i Kishës mbetet diçka shumë e vyer
në mënyrë diakronike dhe 1 pazëvendë-
sueshém.
5. Është më se e qartë se, nëse duam që
Orthodhoksia t’i përgjigjet misionit të saj në
ngjarjet e sotme globale, para së gjithash duhet
të ruajë të pandryshuar karakterin e saj sakra-
mental dhe sotiriologjik. Por njëkohësisht është
e nevojshme të jetë e ndjeshme ndaj dhimbjes,
shqetësimeve të mëdha dhe thirrjes për drejtësi
dhe paqe të popujve. Sado që zhurmat e
revolucionit të sotëm teknologjik ta dobësoj-
në zërin e Orthodhoksisë dhe dobësitë e ma-
ngësitë tona personale ta ngjirin zërin tonë,
këshilla e psalmistit përbën një domosdoshmë-
ri diakronike: “këndojini Zotit këngë të re…
(Ps.95).
Sinodi 1 Shenjtë dhe 1 Madh ftohet t’i
prezantojë botës së sotme një traditë dinamike
orthodhokse, të hapur ndaj debateve të njerë-
zimit, që frymëzohet vazhdimisht nga siguria
kryqngjallësore dhe që rrezaton të vërtetën,
dashurinë dhe bukurinë e Orthodhoksisé.
“Edhe atij që sipas fuqisë që veprohet te ne
mund të bëjë shumë më tepër nga gjithë sa
kërkojmë ose mendojmë, atij 1 qoftë lavdia në
kishë me anë të Jisu Krishtit në gjithë brezat e
Jetës së jetëve. Amin” (Efes. 3:20).

4