EmailFacebookKontakt

Deklaratë: Thirrja e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh është e domosdoshme

Dy tekste me rëndësi përcaktuese për realizimin dhe ecurinë
e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh
DEKLARATË
THIRRJA E SINODIT TË SHENJTË DHE TË MADH
Në debatin që është intensifikuar ditët e
fundit në lidhje me Sinodin e Shenjtë e të
Madh të Orthodhoksisë, ndiejmë detyri-
min të theksojmë përmbledhtazi se:
1. Thirrja e Sinodit në fjalë është vendosur
në dy Mbledhjet e fundit të Primatëve të
Kishave Orthodhokse Autoqefale, në Kon-
standinopojë, më 2014, dhe në Shambezi të
Gjenevës, më 2016. Njëra nga Kishat nuk e
nënshkroi vendimin në Konstandinopojë,
megjithatë shumica e pranoi. E njëjta gjë
ndodhi në Mbledhjen e vitit 2016 në Gjenevë.
Anulimi i thirrjes së Sinodit të Shenjtë dhe
të Madh nuk mund të ndodhë pa një vendim
të ri të trupës që mori vendimin e parë. Nuk
është e mundur të anulohet në çastin e fundit
me lajmërime dhe mesazhe të bëra nga palë
të ndryshme.
2. Parimi 1 konsensusit ka vlerë kur organet
kishtare mblidhen, studiojnë çështjet dhe
marrin vendimet. Tërëshenjtëna e Tij, Patriarku
Ekumenik, Vartholomeu, në vitin 2016 në
Shambezi, e sqaroi konceptin e konsensusit
dhe për këtë nuk pati kundërshtime. Konsen-
sus nuk do të thotë veto. Tradita kishtare e
njëzet shekujve, veçanërisht në lidhje me pro-
cedurën e marrjes së vendimeve në sinod,
nuk duhet të mënjanohet dhe të mos merret
parasysh.
3. Problemet që kanë dalë, është më se e
qartë, që janë të shumta. Për këtë arsye
realizimi i Sinodit të Shenjtë dhe të Madh është
domosdoshmëri. Të gjitha çështjet nuk është
e mundur që të zgjidhen, prandaj le të trajtohen
qoftë edhe disa prej tyre. E pakta është më e
pëlqyeshme sesa asgjëja. Le të lutemi që traj-
timi 1 çështjeve të tjera të realizohet në një Sinod
të ardhshëm. Shtyrja e Sinodit të Shenjtë dhe
të Madh do të plagosë ndjenjat e orthodho-
ksëve në mbarë botën dhe do të cenojë auto-
ritetin e përgjithshëm të Orthodhoksisë.
A. Dhe një lutje e nxehtë për Sekretarinë
Panorthodhokse të Sinodit (Rregullorja e
Organizimit dhe e Funksionimit nr.6. par.7), e
ËSHTË E DOMOSDOSHME
cila mblidhet nesër në Kretë, për të marrë
vendimet e fundit: Le të ndërmerret çdo lloj
përpjekjeje e mundshme për të siguruar pje-
sëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Sinodit në
Liturgjinë Hyjnore hapëse të Pentikostisë dhe
në Mbrëmësoren e Shpirtit të Shenjtë. Ky
veprim është një simbolikë thelbësore e uni-
tetit. Transporti i një grupi të madh njerëzish,
që lëviz me vështirësi në distanca të mëdha,
shton shpenzimet, lodhjen, gjërat e papara-
shikuara, por edhe rreziqet e mundshme. Le
të sakrifikohen dëshirat dhe synimet e ndry-
shme. Zhvillimi pa pengesa dhe 1 qetë 1
mbledhjeve të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh
ka rëndësi mbi gjithçka tjetër.
“Atij, që sipas fuqisë që veprohet te ne,
mund të bëjë shumë më tepër nga gjithë sa
kërkojmë apo mendojmë, i qoftë lavdia në
kishë me anë të Jisu Krishtit në gjithë brezat
nëjetë të jetëve. Amin” (Efes. 3:20-21).
Tiranë, 8 qershor 2016,
Mbyllja e së kremtes së Pashkës

4