EmailFacebookKontakt

Fjala e shkurtër përmbyllëse e Kryepiskopit Anastas

Fjala e shkurtër përmbyllëse
e Kryepiskopit Anastas
Dhuratë Paskale kjo e sotmja. Një dhuratë si
Pashka, e mbushur me dritë, me bukuri, me gëzim,
e mbushur me fuqi dhe shpresë. Besoj se ju për-
faqësoj ju të gjithë duke shprehur falënderimin dhe
admirimin tonë të thellë për Liceun Grek të Vajzave,
për presidenten e tij, zonjën Eleni Calldari, për
muzikantët dhe valltarët virtuozë që rrezatojnë me
vërtetësi shpresën dhe gëzimin e jetës.
Shoh në këtë sallë shumë të rinj. Brezi ynë filloi
ta konceptonte botën nën pushtimin gjerman gja-
të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca shpirtërore
ndaj asaj dhimbjeje të skajshme ishte vendimi për
të punuar për më shumë liri, për më shumë dashuri,
për më shumë krijimtari. Edhe brezi juaj le të pu-
nojë për këto. Ekzistojnë qarqe që dëshirojnë të
helmojnë marrëdhëniet e popujve. Qëndresa jonë
ndaj këtij fenomeni do të jetë: më shumë vëllazërim,
më shumë bashkëpunim, më shumë respekt 1
ndërsjellë. Kur ndërtuam këtë qendër kulturore
poshtë Kishës Katedrale, dëshironim të theksonim
se Orthodhoksia është një përqafim 1 hapur për
të gjithë botën dhe se, në traditën othodhokse
e vërteta, dashuria dhe bukuria ecin së bashku.
Krishti u ngjalli

10