EmailFacebookKontakt

Fjala e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësisë së Tij, Andonit, në Shërbesën e Fronëzimit

PETS CPi
TH Py
va NR
thon
I nderuar Fortlumturi,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot
Anastasi, të nderuar Hirësi Mi-
tropolitë e Episkopë, të nderuar
etër klerikë, të nderuar deputetë
të qarkut, të nderuar përfaqë-
sues të pushtetit vendor, të nde-
ruar përfaqësues të Komunitete-
ve Fetare, të nderuar të ftuar dhe
të pranishëm, të dashur vëllezër
dhe motra më Krishtin,
Dita e sotme shënon me të drej-
të një ngjarje të veçantë për qytetin
e Elbasanit. Kjo, në radhë të parë,
pasi në organizimin e brendshëm të
Kishës sonë Orthodhokse ai ngrihet
në rangun e një Mitropolie, duke u
shkëputur nga Kryepiskopata e Ti-
Fjala e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,
Hirësisë së Tij, Andonit, në Shërbesën e Fronëzimit
ranës dhe Durrësit, gjithashtu sot
bëhet Fronëzimi 1 Mitropolitit të saj
në përulësinë e personit tim. Vendi-
mi për formimin e kësaj Mitropolie
u mor në tre organizmat më të lartë
të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë: fillimisht në Këshillin
Kishtar Kleriko-laik dhe më pas në
Asamblenë Klenko-laike, mbledhur
në datat 11-12 mars të këtij viti,
në Manastirin e Ri të Shën Vlashit,
pranë qytetit të Durrësit dhe u mira-
tua përfundimisht më 7 prill, nga
Sinodi 1 Shenjtë 1 Kishës sonë.
Ashtu siç edhe vetë Kryepisko-
pi Anastas e ka cilësuar, themelimi
1 Mitropolive të reja përbën një fazë
tjetër të rëndësishme në ringritjen
e zhvillimin e Kishës sonë, e cila
doli nganjë periudhë e rrënimit to-
tal, si të objekteve të kultit, kishave
e manastireve, ashtu edhe të stru-
kturave të tjera administrative, të
cilat mungonin pothuajse totalisht.
Ju vetë, Fortlumturi, kur erdhët si
Ekzark Patriarkal e më pas si
Kryepiskop 1 kësaj Kishe, ishit 1
detyruar, për shkak të rrethanave
shumë të vështira, të mermit me qira
për disa vjet ambiente për zyrën dhe
banimin tuaj, të cilat ishin shumë
modeste, duke pasur parasysh
postin që mbanit dhe sfidat që ju
prisnin. Sot, pas gati çerek shekulli
nga fillimet e punës suaj kolosale
për ringritjen e Kishës Orthodho-
kse këtu në Shqipëri, gjërat kanë
ndryshuar në mënyrë rrënjësore
dhe shumë lehtë dikush mund të
mendojë se kushtet dhe strukturat
e Kishës, të cilat paraqiten kaq mirë
të organizuara sot, duhet të kenë
qenë kështu gjatë gjithë kohërave.
Për këtë arsye, ne, brezi ynë, icili1
jetoi nga afër këto faza, nga shka-
tërrimi total dhe deri në ringritjen e
plotë të Kishës, kemi për detyrë t’i
kujtojmë vazhdimisht me mirë-
njohje dhe t’Ju falënderojmë, Ju
Fortlumturi dhe sigurisht Zotin,
që me përkujdesjen e Tij Hyjnore
Ju solli të kujdeseshit dhe të nngn-
nit nga gërmadhat Kishën Ortho-
dhokse në Shqipëri, që sot lulëzon.
Me kontributin tuaj kryesor, u
themelua për herë të parë pas pe-
riudhés së persekutimit ateist edhe
Sinodi 1 Shenjtë, dhe organizuat tri
Mitropolitë e tjera, duke e futur Ki-
shën në një fazë të organizimit dhe
konsolidimit të saj, ku barrën tuaj
në këtë mision e mbajtën edhe Hie-
rarkë të tjerë, me përvojë dhe të
rinj, nga brenda dhe jashtë vendit,
duke sakrifikuar me përkushtim e
dashuri për njerëzit dhe vendin.
Këto zhvillime krijuan shtratin e
sigurt për vazhdimësinë e punës dhe
të konsolidimit të Kishës me struk-
turat e saj të domosdoshme organi-
zative, tepër të nevojshme për një
zhvillim të qëndrueshëm dhe mu-
ndësi për një përkujdesje sa më të
plotë në shërbim të besimtarëve dhe
në mbështetje të klerikëve e theolo-
gëve të rinj në të gjithë vendin.
Fryti këtyre përpjekjeve dhe1
kësaj pune jemi edhe ne klenikët e
rinj, të cilët u formuam pranë Jush,
nën shembullin dhe përkujdesjen
tuaj baritore dhe atërore, duke na
mundësuar të rrisim si dijet tona,
ashtu edhe përvojën e gjallë të be-
(Vijon në faqen 9)

(Vijon nga faqja 7)
simit dhe të mësimit të krishterë dhe
apostolik, që ju e transmetoni me
besueshmëri e qartësi. Për këtë
arsye, personalisht 1 jam tërësisht
mirënjohës Perëndisë që më dha
mundësinë të isha pranë Jush për
një periudhë të konsiderueshme ko-
hore, gjatë së cilës kam përfituar
nga besimi Juaj i palëkundur në për-
kujdesjen dhe dashurinë Hyjnore,
ndërsa keni mundur të përballoni
momente të vështira e shqetësime
të mëdha. Kam përfituar nga urtë-
sia Juaj e thellë dhe përulësia, të
cilat burojnë nga besimi në Perë-
ndinë dhe dashuria për njerëzit, ku
me durim përballoni sfidat e për-
ditshme, por edhe çështje që tej-
kalojnë përmasat e shqetësimeve
dhe angazhimeve lokale.
Sot, Ju shikoni se si bijtë tuaj
shpirtërorë këtu në Shqipëri, jo ve-
tëm që janë rritur shpirtërisht, por
edhe marrin detyra të rëndësishme,
si dje në Fronëzimin e Mitropolitit
të Apollonisë dhe Fierit, Imzot Ni-
kollës. ashtu edhe sot, në këtë cere-
moni të fronëzimit të një tjetër biri
tuaj, në detyrën e Mitropolitit të
Elbasanit, Shpatit e Librazhdit. Për
mua personalisht është një gëzim
dhe ngazëllim që Ju jeni i pranishëm
dhe 1 dëshmoni këto ngjarje të gë-
zueshme për komunitetin tonë dhe
për qytetarët e këtij qyteti dhe të
kësaj Mitropolie. Pas një periudhe
të gjatë kohore, madje shekullore,
kjo Mitropoli u ringrit dhe për këtë
Ju keni meritën kryesore.
Prej vitesh në qytetin e Elbasa-
nit janë funksionale dy kisha me fa-
mullitë e tyre, ku njëra prej tyre, kjo
që ne ndodhemi sot, kisha e Shën
Nikollës, është ndërtuar e re dhe
kisha tjetër u rikonstruktua tërë-
sisht. Kjo, pavarësisht nga situata
paradoksale që ende vazhdon të
ekzistojë me kishën historike të Li-
ndjes së Hyjlindëses Mari dhe të
godinës pranë saj në lagjen “Kala”,
të cilat në mënyrë të paligjshme dhe
antikanonike mbahen të zaptuara,
por që me ndihmën e Zotit dhe ura-
tat tuaja do të mund të rikthehen
në gjirin e Kishës dhe në shërbim
të besimtarëve të qytetit. E njëjta
punë është bërë edhe në fshatra të
tjera të kësaj Mitropolie, ku janë
ndërtuar kisha të reja dhe rikon-
struktuar të vjetrat, së bashku me
Manastirin e Shën Joan Vladimirit.
Gjithashtu, në qytetin e Elbasa-
nit prej disa vitesh funksionojnë
edhe dy kopshte për fëmijë pranë
kishave respektive. Këto janë ve-
tëm pak nga ajo mori veprash e
aktivitetesh që keni bërë në mbarë
Shqipërinë.
Ju, Fortlumturi, keni treguar një
kujdes të veçantë për këtë zonë,
ashtu si në të gjithë vendin, duke
përzgjedhur kandidatë të mund-
shëm, të cilët me edukimin teologjik
dhe hieratik që morën u përgatitën
si klerikë dhe i kanë shërbyer be-
simtarëve përgjatë këtyre viteve,
duke iu bashkëngjitur atyre pak
klerikëve të vjetër, të cilët i kishin
mbijetuar persekutimit të egër
ateist. Këta u bënë bashkëpunë-
torët tuaj të parë në këtë vepër të
ringritjes së Kishës, të cilët siguruan
dhe vazhdimësinë mes gjeneratave
të klerikëve, duke ua kaluar stafe-
tën atyre më të rinjve. Për këtë
kontribut të tyre 1 kujtojmë edhe ata
me mirënjohje e falënderim. Sot,
kjo Mitropoli numëron mbi 10 kle-
rikë, si dhe disa teologë, të cilët
shërbejnë me dashuri e përkushtim
në famullitë dhe detyrat e tyre.
Për mua, si Episkopi juaj ndih-
mës dhe i ngarkuar me detyrën e
përkujdesjes për rajonin e Elbasa-
nit, ka qenë një penudhë e bukur
dhe e mbushur me përjetime të shu-
mta e të ndryshme, të cilat më kanë
ndihmuar të njoh më mirë zonën dhe
besimtarët e saj, por edhe për ata
ka qenë një mundësi, që të më njo-
hin nga afër e të bashkëpunojmë.
Kjo përvojë e deritanishme besoj
që do të më vijë në ndihmë për më
tepër tani si Mitropolit 1 kësaj
Mitropolie, ku do të kem mundësi
të angazhohem plotësisht në për-
kujdesjen baritore të besimtarëve,
duke qenë edhe më pranë tyre, por
edhe të klerikëve dhe theologëve
të kësaj zone.
Rajoni dhe qyteti 1 Elbasanit
është një vendbanim i hershëm,
me një kulturë të spikatur dhe tra-
ditë të pasur kishtare e shpirtërore.
Janë të shumta kishat, si edhe Ma-
nastiri i njohur i lartpërmendur 1
Shën Joan Vladimirit, të cilat dë-
shmojnë për historinë, vlerat shpir-
tërore, artin dhe kulturën e kësaj
treve. Nga këtu kanë dalë shumë
klerikë të njohur dhe të lartë, si dhe
artistë të spikatur të artit kishtar.
Komuniteti i krishterë orthodhoks i
qytetit dhe i rajonit ka dhënë histo-
rikisht një kontribut të madh edhe
në aspekte të tjera të rëndësishme,
si në arsim ashtu edhe në çështje
me rëndësi kombëtare, të cilat kanë
nevojë të vlerësohen e të pro-
movohen vazhdimisht edhe në të
ardhmen.
Si Kryebari 1 kësaj Mitropolie të
re, ndiej mbi vete përgjegjësinë dhe
bekimin në të njëjtën kohë për të
punuar me mish e me shpirt për
përparimin shpirtëror të besimtarë-
ve dhe unitetin e Kishës së Krishtit.
Për këtë arsye parashtroj anga-
zhimin e përkushtimin tim, pava-
rësisht nga dobësitë dhe kufizimet
njerëzore, por duke besuar në Hirin
e Perëndisë, që i plotëson të gjitha
dobësitë e kufizimet njerëzore, kër-
koj me përulësi ndihmën Hyjnore,
me lutje dhe besim se Perëndia, 1
Cili më thirri në këtë rrugë, do të
më japë edhe fuqinë dhe urtësinë e
duhur për ta përmbushur me sukses
misionin që më është ngarkuar.
Përfitoj nga rasti të bëj disa
falënderime, duke filluar në mënyrë
të veçantë me Mitropolitin e Kor-
çës, 1cili më ka qëndruar pranë që
nga koha e studimeve të mia në
Akademinë Theologjike e deri më
sot, që me këshillat dhe shembullin
e tij më ka frymëzuar dhe drejtuar
në udhëtimin tim shpirtëror.
Gjithashtu, do të doja të falë-
nderoja të gjithë ata etër e peda-
gogë, të cilët janë të shumtë e, për
arsye kohe, nuk mund t’i përmend
dot, të cilët kanë ndihmuar që bre-
nda meje të formohet njeriu i ri në
Krishtin, në masën dhe shtatin e TIj,
një udhëtim ky ende në vazhdim
dhe këtu është rasti t’u kërkoj me
përulësi që të vazhdojnë të më
mbështesin me lutjet, këshillat dhe
ndihmën e tyre.
Gjithashtu, një falënderim të ve-
çantë kam për të gjithë bashkë-
punëtorët e mi, me të cilët kam pa-
sur kënaqësinë dhe mundësinë të
punojmë së bashku, ku nga përvoja
dhe urtësia e tyre kam mësuar po
aq sa edhe mund të kem kontribuar.
Gjithashtu, do të doja të falë-
nderoja kolegët dhe miqtë e mi të
ngushtë, të cilët gjithmonë më kanë
qëndruar pranë dhe më kanë inku-
rajuar me këshillat dhe qortimet e
tyre të sinqerta e të vyera.
Dhe, në përfundim, do të doja
të falënderoja prindërit dhe familjen
time, që më kanë rritur dhe edukuar,
duke u përpjekur të më pajisin me
vlerat më të mira. lek ata kam gje-
tur mbështetjen dhe inkurajimin e
nevojshëm në këtë udhëtim dhe
mision timin shpirtëror e baritor.
Me këtë rast, do kërkoja me
përulësi nga të gjithë të pranishmit
në këtë ceremoni, që të më kujtoni
vazhdimisht në lutjet tuaja, pasi me
të vërtetë besoj se ato janë shumë
të nevojshme dhe Perëndia për
hirin tuaj do më bëjë edhe mua
të denjë për detyrën dhe misionin
që kam ndërmarrë.
Kisha e Shën Nikollës,
Elbasan, 17 prill 2016

10