EmailFacebookKontakt

Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash – Durrës: Simpozium ndërfetar “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”

Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash – Durrës
Simpozium ndërfetar
“Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”
Në vazhdën e bashkëpunimit
shumëvjeçar të Akademisë Theo-
logjike “Ngjallja e Krishtit” dhe
Seminarit Romano-Katolik “Nëna
e Këshillit të Mirë”, të cilit 1 éshté
bashkuar edhe Departamenti 1
Shkencave Islame në Universitetin
Bedër, më 12 maj, në mjediset e
Akademisë, në Manastirin e Ri të
Shën Vlashit, u zhvillua Simpoziu-
mi me temë: “Krijimi dhe njeriu si
kujdestar 1 tiy”’.
Në këtë veprimtari morën pjesë
Episkopi 1 Filomilit nga SHBA-ja,
Hirësia e Ty Ilia Ketri, Hirësia e Ty
Nikolla, Mitropolit 1 Apollonisë dhe
Fient dhe njëherazi Drejtor 1 koma-
nduar Akademisë Theologjike, Re-
ktori 1 Universitetit “Bedër”, prof.
dr. Fredmand Gjana, Dekani 1 Semi-
narit Romano-Katolik, Don Mario
Imperatori, si edhe pedagogë e stu-
dentë të të tri shkollave të larta
theologjike.
Pas pritjes që u bë në mjediset
e Akademisë Theologjike, të pra-
nishmit u zhvendosën në sallën
e konferencave, te Skiti1 “Miro-
prurëseve të Shenjta”. Pas fjalës
së mirëseardhjes, të mbajtur nga
Hirësi Nikolla, vijuan fjalët përshë-
ndetése nga Hirësi Ilia, Prof. Dr.
Gjana dhe Don Mario. Më pas u
vazhdua me mbajtjen e tri refe-
rateve, nga një për secilën shkollë
pjesëmarrëse.
Referati 1 parë, me temë “Krijimi
është kryeargumenti 1 ekzistencës
së Zotit”, umbajt nga z. Veton Tulla,
pedagog në Universitetin Bedër.
Më pas vazhdoi referati me temë:
“Kujdesja e natyrës për një për-
parim të vërtetë”, nga Don Lorenzo
. <4 . Ara në =.» “i: “ N WF Rossetti, pedagog né Seminarin Romano-Katolik. Ndërsa z. Nathan Hoppe, pedagog né Akademiné Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, mbajti referatin: “Krijimi, kungim me Zotin”. Veprimtaria u mbyll me pyetje dhe diskutime rreth temave që u referuan. Kjo ishte një veprimtari me shu- më vlera, SIÇ u cilësua edhe nga pjesëmarrësit, pasi bëri të mundur njohjen e ndërsjellë me pikat e për- bashkëta të të tre besimeve, kënd- vështrimet e secilit prej tyre për as- pekte theologjike dhe, më kon- kretisht, për krijimin dhe rolin e njeriut në të, që ishte edhe tema e Simpoziumit. Gjithashtu, veprimtaria 1 dha mundësinë përfaqësuesve të të tria shkollave theologjike dhe kryesisht studentëve për të shkëmbyer kon- ceptet dhe njohuritë e tyre mbi theologjinë dhe besimet përkatëse. Aktiviteti u mbyll me drekën e organizuar në mensën e Akademisë Theologjike dhe me shpresën e or- ganizimit të aktiviteteve të tjera të këtij lloji.

7