EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon me unitet të palëkundur zhvillimin dhe përparimin e saj

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon
me unitet të palëkundur zhvillimin dhe përparimin e saj
Ditët c fundit në disa media, pas zgjedhjes dhe fronëzimit të Imzot
Andonit si Mitropoliti Elbasanit, janë bërë përpjekje të hidhen dyshime
rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse. Individi
vetëshpallur klenk, Nikolla Marku nga Elbasani, nuk ka asnjë lidhje me
Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nuk njihet si klerik
nga asnjë Kishë Orthodhokse, nga asnjë Kishë e Krishterë dhe nga
asnjë Komunitet tjetër fetar, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shteti
shqiptar njeh zyrtarisht vetëm Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
E vetmja lidhje që Nikolla Marku ka me Kishën Orthodhokse është
fakti sc për vite me radhë dhe në mënyrë sistematike ka sulmuar, fcr
dhe denigruar me shpifje të paturpshme Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë dhe drejtuesit ¢ saj. Tregucs 1 karakterit dhe i nivelit të tij të
ulët është gjuha vulgare dhe ¢ papërgjegjshme që karakterizon të gjitha
deklaratat dhe veprimete tij.
Madje, kësaj here ai shkon edhe më tej, duke sulmuar t denigruar
klerikët e nderuar të Komuniteteve të tjera fetare, duke cenuar kështu
harmoninë fetare me të cilën krenohemi si vend.
Gjatë gjithë këtyre viteve Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
vazhdon me unitet të palëkundur të zhvillohet e të përparojë, pavarësisht
sfidave e vështirësive me të cilat është dashur të përballet.
Tiranë, 21 pnill 2016
Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

2