EmailFacebookKontakt

Kurajë dhe shpresë për të gjithë ata që kërkojnë strehë dhe për të gjithë ata që i mirëpresin dhe i ndihmojnë

Kurajë dhe shpresë për të gjithë ata që kërkojnë strehë
dhe për të gjithë ata që i mirëpresin dhe i ndihmojnë
Deklaratë e Përbashkët
e Papës së Romës, Francesku,
e Patriarkut Ekumenik, Fartholomen,
dhe e Kryepiskopit të Athinës dhe Gjithë Greqisë, Jeronimi
(Lesbos, 16 prill 2016)
Ne, Papa Francesku, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu, dhe Krye-
piskopi1 Athinës dhe Gjithë Greqisë, Jeronimi, u takuam në ishullin
erek Lesbos për të dëshmuar shqetësimin tonë të thellë për gjendjen
tragjike të refugjatëve të shumtë në numër, të emigrantëve dhe të azil-
kërkuesve, të cilët kanë mbërritur në Evropë, në përpjekjen e tyre për
thu larguar situatave konfliktuale dhe, në shumë raste, të kërcënimeve
të përditshme për mbijetesën e tyre. Opimomi publik botëror nuk mund
të injorojë krizën e madhe njerëzore që u krijua nga përhapja e dhunës
dhe c konflikteve të armatosura, përndjekjet dhe shpërnguljet e mino-
nteteve fetare dhe etnike dhe çrrënjosjet e familjeve nga vatrat e tyre,
në shkelje të dinjitetit njerëzor dhe të të drejtave e lirive të tyre themelore.
Tragjedia e emigracionit dhe e shpërnguljes së imponuar ndikon
mbi miliona njerëz dhe, në esencë, është një krizë e njerëzimit dhe na
fton për një përgjigje solidariteti, dhembshurie, bujarte dhe angazhi-
imi të drejtpërdrejtë e praktik të burimeve mbështetëse. Nga Lesbos
i drejtojmë apel komunitetit ndërkombëtar të reagojë më guxim për
përballimin e kësaj krize të madhe njerëzore dhe të shkaqeve të saj më
të thella, nëpërmjet nismave diplomatike, politike dhe filantropike dhe,
në kuadnn e përpjekjeve të përbashkëta, si në Lmdjen e Mesme, ashtu
edhe në Evropë.
Si nderë të Kishave tona respektive, shprehim njëzëri dëshirën për
paqe dhe zellin tonë që të nxisim zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet
dialogut dhe pajtimit. Ndërkohë që afimojmë përpjekjet që po bëhen
tashmë për ofrimin e ndihmës dhe të përkujdesit për refugjatët,
emerantët dhe azilkërkuesit, 1 ftojmë të gyithë liderët politikë të përdorm
çdo mjet për të siguruar që individë dhe komunitete, pérfshiré dhe të
krishterët, të qëndrojnë në atdheun e tyre dhe të gëzojnë të drejtën
themelore për të jetuar në page e në siguri. Një konsensus më 1 gjerë
ndërkombëtar dhe një program ndihme lipsen urgjentisht, që të ruhet
shteti 1 së drejtës, për mbrojtjen e të drejtave themelore njerëzore në
këtë situatë të payetueshme, për mbrojtjen e minoriteteve, për të luftuar
trafikun njerëzor dhe tregtinë e paligjshme, për eklipsimin e korridoreve
të pasigurta, siç janë ato nëpërmjet Limeut dhe në tërësi të Mesdheut,
(Vijon në faqen 5)

Kurajë dhe shpresë për të gjithë ata që kërkojnë strehë
dhe për të gjithë ata që i mirëpresin dhe i ndihmojnë
(Vijon nga faqja 4)
dhe për të garantuar procedura të sigurta rivendosjeje. Në këtë mëny-
rë do të jemi në gjendje të ndihmojmë drejtpërdrejt këto vende, që
përfshihen në plotësimin e nevojave të vëllezërve tanë të shumtë në
numër, të cilët vuajnë. Në mënyrë të veçantë, shprehim solidaritetin
tonë për popullin e Greqisë, i cili, pavarësisht nga vështirësitë e veta
ekonomike, | është përgjigjur bujarisht kësaj krize.
Dërgojmë apel të përbashkët për t’i dhënë fund luftës dhe dhunës
në Lindjen e Mesme, për një paqe të drejtë e të menjëhershëm dhe
për rikthimin e ndershëm të të gjithë atyre që u detyruan të braktisnin
shtëpitë e tyre. U kërkojmë komuniteteve fetare të intensifikojnë
përpjekjet e tyre për pritjen, ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjen e
refugjatëve të të gjitha feve, si edhe nga shërbimet fetare dhe politike të
ndihmës (ndaj refugjatëve) të punojnë dhe të koordinojnë nismat e
tyre. Për aq kohë sa do të ekzistojë nevoja, u kërkojmë me insistim të
gjitha vendeve, të lëshojnë azil provizor, të ofrojnë cilësimin si refugjat
për të gjithë ata që e kanë këtë të drejtë, të zgjerojnë përpjekjet e
ndihmës dhe të bashkëpunojnë me të gjithë njerëzit vullnetmirë për
finalizimin e menjëhershëm të konflikteve që vazhdojnë.
Evropa përballon sot një nga krizat më të rënda njerëzore që nga
fundi 1 Luftës II Botërore. Për përballimin e kësaj sfide të rëndë, u
drejtojmë apel gjithë pasuesve në Krisht të kujtojnë fjalët e Zotit, sipas
të cilave të gjithë do të gjykohemi një ditë: “pata uri..
25:35-36, 40).
.” (Mattheu
Nga ana jonë, të bindur në dëshirën e Zotit tonë Jisu Krisht, besoj-
më pa lëkundje, me gjithë shpirt dhe me vendosmëri, se duhet të
Intensifikojmë përpjekjet tona për promovimin € unitetit të plotë të të
gjithë të Krishterëve. Konfirmojmë bindjen tonë se “pajtimi (midis
të krishterëve) përfshin nxitjen e drejtësisë sociale brenda tyre dhe
midis gjithë popujve… Bashkë, dotë kryejmë detyrimin tonë, në mënyrë
që t’u ofrojmë emigrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve, një pritje
njerëzore në Evropë” (Harta Ekumenike, 2001). Nëpërmjet mbrojtjes
së të drejtave themelore njerëzore të refugjatëve, të azilkërkuesve dhe
të emigrantëve, si edhe të shumë njerëzve të braktisur në shoqëritë
tona, synojmë të përmbushim misionin e Kishave, që është dhiakonia e
botës,
Takimi ynë sot synon të japë kurajë dhe shpresë për të gjithë ata
që kërkojnë strehë dhe për të gjithë ata qéi mirëpresin dhe i ndihmojnë.
Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të shpallë prioritet mbrojtjen e jetës
njerëzore dhe në ¢do nivel, të mbështesë integrime politike që përfshijnë
të gjitha komunitetet fetare. Situata e frikshme e të gjithë atyre që
ndikohen nga kriza aktuale njerëzore, përfshirë shumë prej vëllezërve
tanë të Krishterë, kërkon lutje të vazhdueshme nga ana jonë.
Lesbos, 16 prilf 2016

7