Shën Joan Vladimiri ka bërë, bën
e do të bëjë edhe në të ardhmen
mrekulli të panumërta. Kisha e tij
është vendi ku vijnë e falen të
gjithë njerëzit, të krishterë e
myslimanë, pa dallim besimi,
kombësie e race. Ky shenjt, me
praninë e tij, bëri të mundur të
qëndrojë gjallë besimi i krishterë
gjatë gjithë periudhës otomane
pesëqindvjeçare, kur dihet që
krahina të tëra e ndërruan besimin
dhe populli për pak sa nuk u
konvertua i tëri në islam.
Në foton historike jepet një pamje e
brendshme e kishës, që u dogj gjatë
Luftës II Botërore.