Si “kreshmë” karakterizohen
ditët dhe periudhat e vitit, gjatë të
cilave nuk na lejohet të hamë disa
lloje ushqimesh. E quajmë “kresh-
më” nga karakteristika e jashtme.
Por, mjerë ne nëse me kreshmë do
të kuptojmë vetëm kufizimin e
gamës ushqimore. Kreshma është
mjet, jo qëllim! Domethënë agjërimi
na ndihmon, na krijon atmosferë
për lartësim shpirtëror.
Pse kreshmojmë?
Kreshma është pasoja, “gjoba”
e ngrënies së frytit të ndaluar në
kopshtin e Edenit, në Parajsë, kur
gjarpri mashtroi Evën. Dhe ajo
mendoi se “ishte i mirë për t’u ngrë-
në fryti që më vrau”, siç vajton një
tropar (Lumërim i së dielës, Tingulli
i Rëndë). E hëngrën frytin etërit
tanë të parë, duke shkelur kështu
porosinë ndaluese, të parën dhe të
vetmen gjer atëherë të Krijuesit
(Gjen.3:1-7). Ah! Adam edhe Eva,
fillim të keq bëtë, shembull të keq
na latë, trashëgimi të keqe mbarë-
njerëzore. Kënaqësinë e mëkatit
tuaj, e të parëve tanë, që u bë para-
lindësi i mëkateve tona, e paguajmë
me dhimbje. “Çdo mëkat bëhet për
kënaqësi edhe çdo falje vjen në-
përmjet vuajtjeve, mundimit dhe
trishtimit”, konstaton me pikëllim
Thallasi, një nga shkrimtarët e Fillo-
kalisë (Peri agapis ke egratias…
Ekatontas 2, 74).
Kreshma është biblike. Tashmë
e kemi parë. Model i saj janë tri
kreshmët dyzetditëshe (agjërim i
KRESHMA
plotë, pa ngrënë e pa pirë). Këtu
bëhet fjalë për kreshmën e Moisi-
ut, të Ilias dhe të Jisuit; të Moisiut,
kur merrte Ligjin në Malin Sina
(Eks.34:28); të Ilias, kur ikte nga
përndjekja e mbretëreshës idhuj-
tare Jezavel dhe para se të “shihte”
të Lartin (3 [sipas një emërtimi tje-
tër 1] Mbretërve 19:8); dhe Jisuit,
pas Pagëzimit e para daljes së Tij
në veprimtarinë publike (Matth.
4:2). Kreshmën jo thjesht e nën-
kuptojmë, por ka edhe porosi të
qarta, të shpërndara kudo në Shkri-
met e Shenjta për zbatimin e saj.
Kreshmojmë “duke iu bindur tra-
ditës ungjillore”, thekson himnografi
(Vargësore mbrëmësore e së Die-
lës të të Lidhurave të Djathit).
E kishte parathënë Zoti “se kur
do rrëmbehet” Dhëndri, atëherë
Nusja e tij, Kisha, do të kreshmojë
(Matth. 9:15). Dhe me të vërtetë,
kreshma shfaq pikëllimin për
mëkatet tona, që u bënë shkak që
të rrëmbehet prej nesh Krishti dhe
të ngjitet në Kryq. Pikërisht “do të
rrëmbehet lart”, siç thotë teksti hyj-
nor, ka këto dy kuptime: së pari
rrëmbim dhe zhdukje (nga faqja e
dheut, vdekja) dhe, së dyti, nëpër-
mjet ngritjes (në Kryq).
Me të drejtë, pra, Kreshma para
Pësimit hyjnor dhe Pashkës quhet
“Kreshma e Madhe”. Kreshma e
Madhe është më e hershme bashkë
me Kreshmët e së mërkurës dhe
të së premtes (Dhidhaki Apostolon
8.1). Kreshmët e tjera u futën më
vonë dhe gradualisht. Kjo Kresh-
më është e Madhe edhe për nga
rëndësia: Na përgatit për pjesë-
marrjen në javën më të madhe dhe
plot kuptime të jetës tokësore të
Perëndinjeriut.