EmailFacebookKontakt

Asambleja Kleriko-Laike – Nga Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

ASAMBLEJA KLERIKO – LAIKE
Neni 27
Për trajtimin e problemeve të përgjithshme, të cilat shqetësojnë Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Asambleja Kleriko-Laike mblidhet
detyrimisht çdo dy vjet, por edhe në raste të jashtëzakonshme kur e lyp
nevoja.
Asambleja Kleriko-Laike studion problemet kishtare dhe shoqërore
aktuale dhe i propozon Sinodit të Shenjtë dhe Këshillit Kishtar Kleriko-
Laik masa për kryerjen e veprës kishtare dhe, në përgjithësi, të «dëshmisë»
orthodhokse në botën e sotme. Çështjet dogmatike dhe kanonike janë
kompetencë ekskluzive e Sinodit të Shenjtë.
NGA STATUTI I KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË
Neni 28
Në të marrin pjesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, anëtarët e Këshillit
Kleriko-Laik, dy përfaqësues nga çdo manastir i shenjtë dhe njëzet klerikë
dhe njëzet e katër laikë, me përfaqësim të përshtatshëm, burra, gra dhe
të rinj, nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Sipas kushteve konkrete, ky
numër mund të shtohet me 1/3 me vendim të Sinodit të Shenjtë.
Për Asamblenë e caktuar, klerikët zgjidhen prej plenumit të klerikëve
të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive, ndërsa laikët zgjidhen prej
anëtarëve të Këshillave të Famullive dhe prej bordeve të Fondacioneve
të Kishës të miratuara nga Sinodi i Shenjtë. Për të arritur një përfaqësim
sa më të mirë të të gjitha dioqezave, Sinodi i Shenjtë lëshon në çdo rast
qarkoren përkatëse.

10