EmailFacebookKontakt

Nga Ungjilli sipas Llukait: 25 Mars – Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari

Nga Ungjilli
sipas Llukait
25 MARS – UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSES MARI
Edhe në të gjashtin muaj,
engjëlli Gabriel u dërgua prej
Perëndisë në një qytet të Gali-
lesë, me emrin Nazaret, te një
virgjëreshë, që ishte fejuar me
një burrë, që quhej Josif, prej
shtëpisë së Davidit; edhe emri i
virgjëreshës ishte Mariam. Edhe
engjëlli, kur hyri tek ajo, tha:
Gëzohu, o hirplote. Zoti është
bashkë me ty. E bekuar je ti në
mes të grave. Edhe ajo, kur e
pa, u turbullua për fjalën e tij;
edhe mendohej, ç’të jetë vallë
kjo përshëndetje? Edhe engjëlli
i tha: Mos u tremb, Mariam, se-
pse gjete hir pranë Perëndisë.
Edhe ja tek do të mbarsesh,
edhe do të lindësh bir, edhe do
ta quash emrin e tij Jisu. Ky do
të jetë i madh, edhe Bir i të
Lartit do të quhet; edhe Zoti
Perëndi do t’i japë atij fronin e
Davidit, atit të tij. Edhe do të
mbretërojë në shtëpinë e Jakovit
përjetë, edhe mbretëria e tij nuk
do të ketë mbarim.
Edhe Mariama i tha engjë-
llit: Si do të jetë kjo, sepse nuk
njoh burrë? Edhe engjëlli iu
përgjigj e i tha: Fryma e Shenjtë
do të vijë mbi ty, edhe fuqia e të
Lartit do të të hijesojë; prandaj
edhe shenjti që do të lindë, do
të quhet Bir Perëndie. Edhe ja
Elisabeta, farefisi yt, edhe ajo u
mbars me bir në pleqëri të saj,
edhe ky muaj është i gjashti i
asaj që quhej shterpë. Sepse
s’ka gjë të pamundur për Perë-
ndinë. Edhe Mariama tha: Ja
shërbëtorja e Zotit, u bëftë tek
unë sipas fjalës sate.
Edhe engjëlli iku prej saj.
(Llukai 1:26-38)

6