Pikërisht këtë bëjmë edhe ne
orthodhoksët, e rrethojmë kishën
me shenjtorët e pikturuar kudo mbi
mure. Ikonat, të dashur besimtarë,
na ndihmojnë të krijojmë një
atmosferë të përshtatshme lutjeje.
Gjatë lutjes përdorim të gjitha
shqisat, trupin, mendjen e shpirtin.
Nëpërmjet ikonave të shenjta ne
ndiejmë praninë e Perëndisë dhe
afrohemi më shumë pranë Tij.
Për më tepër, ikonat e shenjta
kanë edhe një funksion didaktik.
Për shumë shekuj, shkrimi dhe lexi-
mi kanë qenë privilegj vetëm i një
pjese të kufizuar të shoqërisë, ndër-
sa pjesa më e madhe ishte analfa-
bete. Kështu ikonat luanin një rol
shumë të rëndësishëm, për të më-
suar historinë e shpëtimit të qenies
njerëzore. Mjafton të futemi në një
nga kishat e vjetra të Shqipërisë dhe
do të shohim në afresket e tyre
shumë pjesë nga Dhiata e Vjetër
dhe Dhiata e Re. Pra, mund të
themi se ikonat janë “Ungjill me
figura”. E gjithë theologjia dhe
historia e Ungjillit qëndron përpara
syve tanë nëpërmjet figurimit të
tyre në ikonat dhe afresket e ki-
shave.
Dhe së fundi, ikona është një
dëshmi e gjallë e Mishërimit të Pe-
rëndisë. Perëndia mori trup njerë-
zor dhe ikonat na e kujtojnë këtë
fakt. Dua ta mbyll këtë shpjegim
me një shprehje që thotë një nga
personalitetet më të mëdha në
botën e krishterë, shën Joan Dama-
skini, i cili jetoi pikërisht gjatë pe-
riudhës së luftës së tmerrshme ndaj
ikonave. Ai është një nga shenjtorët
më të mëdhenj të Kishës, një nga
theologët dhe himnografët më të
mëdhenj të Krishterimit dhe një nga
përkrahësit më të flaktë të ikonave.
Ai thotë: “Në të kaluarën, Perë-
ndia nuk u pikturua asnjëherë.
Megjithatë, tani që Perëndia u
shfaq në mish, unë mund të krijoj
një ikonë të Perëndisë, të
Perëndisë që mund ta shoh ”.
Atë Spiro Kostoli
Të Dielën e Parë të Kreshmës
së Madhe, Kisha Orthodhokse ka
vendosur ta quajë e Diela e Ortho-
dhoksisë, për të kujtuar luftën e
egër, që zgjati më shumë se 120 vjet
brenda gjirit të Kishës. Kjo luftë u
zhvillua midis kundërshtarëve të
ikonave dhe përkrahësve të tyre
dhe u karakterizua nga shkatërrime
në masë të kishave të shenjta, nga
persekutime, internime e deri në
martirizime. Kjo ditë na kujton vitin
843, kur perandoreshë Theodhora
shpalli një herë e mirë rikthimin e
Ikonave të shenjta brenda në Kishë,
duke i dhënë fund edhe këtij debati
shumëvjeçar.
Ky debat dhe këto kundërshti-
me nuk morën fund në shek. IX,
por gabimisht vazhdojnë edhe sot.
Shumë të krishterë të traditave të
tjera ose jo të krishterë e kundër-
shtojnë përdorimin e ikonave. Ata
i kundërshtojnë sepse nuk i kuptoj-
në ikonat dhe domethënien e tyre.
Ata mendojnë se ikonat janë idhuj-
tari ose, më keq akoma, janë herezi,
sepse besimi i tyre nuk i lejon që të
paraqesin Perëndinë në ndonjë
imazh.
Ne të krishterët orthodhoksë
mbajmë në kishat tona, në shtëpitë
tona madje dhe në zyra, në makinë
etj., ikonat e Zotit Krisht, të Hyjli-
ndëses së shenjtë, të shenjtorëve
të ndryshëm. Po përse i mbajmë
ikonat? Përse u falemi? A i adhu-
rojmë apo i nderojmë dhe cili është
ndryshimi midis adhurimit dhe
nderimit? Po ne njerëzit a jemi
ikona?
Do ta fillojmë me Zanafillën, pra
me krijimin e botës kur Perëndia
tha: “ Ta bëjmë njeriun sipas
shëmbëlltyrës sonë dhe në
ngjasim me ne, dhe të ushtrojë
sundimin e tij mbi peshqit e detit,
mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët
dhe mbi gjithë tokën” (Zan. 1:26).
Siç paraqitet edhe në këtë varg
të Biblës, ikona më e mirë e Pe-
rëndisë nuk është bërë prej druri,
as nuk është afresk i pikturuar në
një faqe muri sipas një stili të artit
të pikturës. Kjo ikonë është pikë-
risht njeriu, i cili është krijuar sipas
ikonës dhe ngjashmërisë së Perë-
ndisë. Çdo njeri është ikonë e gjallë
e Perëndisë.
Kjo është arsyeja që besimi or-
thodhoks i vlerëson njëlloj të gjithë
njerëzit pa dallim race, gjuhe, kombi
apo edhe besimi, pikërisht për faktin
se çdo qenie njerëzore në rruzullin
tokësor është një ikonë e Perëndi-
së. Kjo është arsyeja kryesore për-
nderimi dhe respekti u drejtohet
edhe Hyjlindëses së Tërëshenjtë e
shenjtorëve.
Kur një besimtar orthodhoks
përkulet përpara një ikone, bën she-
njën e kryqit dhe e puth atë; ky res-
pekt dhe ky nderim nuk shkon te
materia, te lënda nga e cila është
bërë ikona, por kalon te personi i
ikonizuar.
E Diela e Orthodhoksisë
se ne orthodhoksët mbajmë ikona
të shenjta dhe i nderojmë.
Përse u falemi? A i adhurojmë
apo i nderojmë dhe cili është ndry-
shimi midis adhurimit dhe nderi-
mit? Ikonat janë një dritare midis
hyjnores dhe njerëzores; ato janë
imazhe të Ungjillit të Shenjtë dhe
një libër i hapur që mund ta lexojë
edhe një fëmijë që nuk ka shkuar
akoma në shkollë.
Një akuzë është se ne bëjmë
idhujtari, duke adhuruar ikonat.
Por, çdo besimtar orthodhoks di
shumë mirë të ndajë adhurimin nga
nderimi. Ne dimë se adhurimi, si
forma më e lartë e lutjes dhe e për-
kushtimit shpirtëror, i përket vetëm
dhe vetëm Perëndisë Triadik, Atit,
Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, ndërsa
E njëjta gjë ndodh kur puthim
fotografinë e një të dashuri tonë të
familjes, i cili mund të jetë në mër-
gim. Nga malli që kemi për të, pu-
thim fotografinë e tij. Kjo është
arsyeja edhe përse mbajmë foto-
grafitë e njerëzve tanë të dashur,
që kanë kaluar në përjetësi dhe nuk
gjenden më midis nesh. Kështu
edhe ikonat shërbejnë si një dritare
që na lejon të shohim qiellin dhe të
komunikojmë me hyjnoren.
Në Apostullin e ditës, dëgjojmë
apostull Pavlin të thotë: “Edhe ne,
të rrethuar nga një re kaq e ma-
dhe dëshmitarësh… le të rendim
me durim në udhën që është
përpara nesh, duke i drejtuar
sytë te Jisui, i cili është kreu dhe
fundi i besimit ” (Heb. 12:1-2).