EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse organizoi trajnim me mësues nga Kosova

“Aftësitë bazë në mësimdhënie:
Klasa e mirëmenaxhuar” – kjo ishte
tema e trajnimit të organizuar nga
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë për 60 arsimtarë nga
Kosova dhe Shqipëria, i cili u
zhvillua nga 4-6 mars 2016, në
qytetin e Pogradecit. Në këtë
trajnim morën pjesë arsimtarë dhe
drejtorë nga 7 shkolla të ndryshme
të komunës së Malishevës, si dhe
zyrtarë nga Drejtoria Komunale
për Arsim dhe Edukim. Në fjalën e
tij falënderuese përfaqësuesi i
DKAE-së, Shefqet Kryeziu, tha:
“Deri tani jemi shumë të kënaqur
me çfarë iu keni përcjellë
arsimtarëve dhe drejtorëve tanë.
Për mua, kjo ishte përvoja e parë”.
Ndërsa arsimtari Fetah Hoti u
shpreh: “Kam rreth 800 orë
trajnime, por këto trajnime që kemi
marrë këtu kanë qenë vërtet shumë
të dobishme dhe praktike”. Gjatë
trajnimit dhjakon Spiro Topanxha
përshëndeti pjesëmarrësit e ardhur
nga Kosova dhe u përcolli atyre
mesazhin e Kryepiskopit Anastas:
“Edukimi dhe arsimi për Kishën
Orthodhokse është shumë i
rëndësishëm, gjë që e tregojnë edhe
30 institucionet arsimore nga arsimi
parashkollor deri tek ai universitar
që Kisha ka hapur për edukimin e
brezit të ardhshëm… Vazhdoni
misionin tuaj të rëndësishëm pa
harruar se sa ndikim keni tek ata
fëmijë, të cilët nuk janë vetëm e
ardhmja, por edhe e tashmja e
vendit”.
Trajnuesja Ann Bryant foli për
mirëmenaxhimin e klasës, nevojën
për të qenë mësues i organizuar dhe
i përgatitur, nevojën për të krijuar
dhe për të ndjekur procedura, si
dhe nevojën për të disiplinuar me
një plan. Ndër të tjera, ajo tha se,
sipas hulumtimit shkencor,
“Mirëmenaxhimi i klasës është
faktori më i rëndësishëm, që
rregullon të mësuarit e nxënësve.”
Kur flasim për mirëmenaxhim të
klasës, i referohemi të gjitha gjërave
që një mësues bën për të
organizuar nxënësit, hapësirën,
kohën dhe materialet, që të
tealizohet të nxënit. Në një klasë
të mirëmenaxhuar nxënësit ndiehen
të sigurt, përfshihen në punë, dinë
çfarë pritet prej tyre dhe zakonisht
janë të suksesshëm dhe nuk kanë
paqartësi, humbje kohe apo
ndërprerje. Ajo gjithashtu theksoi se
hulumtimet shkencore tregojnë se
çelësi i efektshmërisë është
organizimi. Çdo shkollë duhet të
ketë rregulla të qarta, si dhe pasoja
pozitive e negative në rast të
respektimit ose mosrespektimit të
Kisha Orthodhokse organizoi
trajnim me mësues nga Kosova
rregullave dhe se të gjithë nxënësit
janë të barabartë para rregullave.
Trajnimi u mbyll me dëshirën për
t’i përsëritur këto përvoja të
paharruara, që tashmë po kthehen
në një traditë të bukur.
Gabriela Hoppe

10