EmailFacebookKontakt

Objektet e shenjta, Kisha Orthodhokse në Durrës: Shteti duhet të na i kthejë

Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën
Asti” në Durrës ka kërkuar kthimin e të gjitha
pronave të shenjta që shteti administron.
Kjo deklaratë është bërë në emër të
klerikëve, këshillit kishtar lokal dhe të gjithë
besimtarëve orthodhoksë të qytetit të Durrësit.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, ajo thotë
se, në mbështetje të deklaratës së Asamblesë
Kleriko-Laike mbajtur në dt. 11-12 mars 2016,
Shën Vlash, Durrës, shpreh indinjatën e saj të
thellë dhe proteston ndaj organeve shtetërore,
të cilat mbajnë ende në zotërim vendet dhe
objektet e shenjta edhe pas 25 vjetësh liri fetare
në vend.
Për këtë arsye, kjo kishë kërkon zbatimin e
ligjit 10057 neni 22/2 datë 22.1.2009,
“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” që “t’i
kthejë dhe kompensojë Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me
përparësi objektet e kultit tashmë të njohura
nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj
qendra shpirtërore dhe kulturore të ko-
munitetit ortodoks dhe përbëjnë historinë
Objektet e shenjta, Kisha Orthodhokse në Durrës:
Shteti duhet të na i kthejë
e këtij komuniteti, si objektet e kultit,
manastiret e shenjta, pasuritë, arkivat e saj,
të konfiskuara nga regjimi komunist, në
përputhje me legjislacionin në fuqi” .
Indinjata dhe protesta, sipas saj, merr shkak
në mënyrë të veçantë nga përdhosjet e vendeve
të shenjta, të cilat janë bërë në mënyrë të
përsëritur (V oskopojë, Labovë e Kryqit –
Gjirokastër, Elbasan, Berat etj.).
Ngjarje të tilla, sipas Kishës, përbëjnë një
ofendim të madh, sakrilegj dhe fyerje të ndjenjës
fetare ndaj Kishës Orthodhokse. “Sigurisht që
këto fenomene, të cilat nuk ndodhin në
objektet e kultit të komuniteteve të tjera, nuk
ndihmojnë aspak në harmoninë fetare dhe
ndikojnë negativisht në promovimin e kësaj
harmonie, gjë për të cilën mburret vendi ynë”
shkruhet në deklaratë.
Kisha Orthodhokse e qytetit të Durrësit
është në pronësi të shumë objekteve e trojeve
si brenda qytetit, ashtu edhe në rrethinat e tij, të
cilat gjatë këtyre 25 viteve kanë kaluar nëpër
një kalvar të pafundmë gjyqesh, e megjithatë,
këto prona nuk na janë kthyer ende.
Mbetemi me shpresë, përfundon deklarata,
që të dëgjohet zëri i orthodhoksëve në mbarë
Shqipërinë, t’i kthehen Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, të
cilat kanë qenë ndër shekuj qendra
shpirtërore dhe kulturore të këtij komuniteti.
Marrë nga gazeta Shqiptarja.com

10