EmailFacebookKontakt

Kërkesë autoriteteve më të larta shtetërore

Ne anëtarët e Komitetit të Bashkëpunimit
Ndërfetar të Elbasanit ndjekim përherë me
vëmendje çdo shqetësim apo problem të
komuniteteve tona fetare, pasi, “kur një gjymtyrë
jona sëmuret, vuan i tërë trupi”. Sigurisht që u
shqetësuam dhe nuk mund të rrimë pa përkrahur
edhe protestën e bërë nga Kuvendi kleriko-laik
i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
mbledhur në Shën Vlash të Durrësit, në datat
11 e 12 mars 2016.
Përdhosja e objekteve të kultit, si dhe e të
gjitha objekteve të shenjta që nderohen nga
besimtarët tanë, jo vetëm që nuk duhet lejuar
më, por duhet kërkuar edhe pengimi ndaj atyre
që i shfrytëzojnë dhe i keqpërdorin këto objekte.
Ruajtja e objekteve të kultit, si xhami, kisha, apo
teqetë, është ruajtje e dinjitetit të besimit, e
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan
Komiteti i Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan
Elbasan, 21 mars 2016
KËRKESË AUTORITETEVE MË TË LARTA SHTETËRORE
Presidentit të Republikës z Bujar Nishani
Kryeministrit të Shqipërisë z Edi Rama
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë
z Ilir Meta
sanksionuar qartazi në Kushtetutën e Shqipërisë.
U mbushën 25 vjet nga rënia e diktaturës së
egër antifetare dhe me indinjatë të thellë
vërejmë se shumë objekte kulti, si xhami, kisha,
teqe, manastire apo prona (vakëfe) të tjera të
komuniteteve fetare, jo vetëm që nuk po
kthehen, por po tjetërsohen dita ditës. Organet
përkatëse të shtetit shqiptar, që janë caktuar për
kthimin dhe kompensimin e këtyre pronave, nuk
janë efikase. Edhe pse kohë pas kohe ne ngremë
zërin tonë, organet përkatëse të shtetit vazhdojnë
të ecin në të njëjtin ritëm, pa bërë asgjë në këtë
drejtim. Ky shqetësim është dhe vazhdon të
mbetet për të gjitha komunitetet tona fetare në
vend, ndaj ju bëjmë thirrje të plotësoni sa më
parë kërkesat tona.
Kërkesat e komuniteteve tona fetare janë
të sanksionuara me ligjin përkatës, si dhe me
marrëveshjet e bëra ndërmjet Këshillit të
Ministrave dhe Komuniteteve Fetare,
marrëveshje të cilat janë të një rëndësie të
veçantë dhe duhen respektuar me rigorozitet,
pasi mospërmbushja e tyre cenon apo jep ndikim
negativ në harmoninë dhe paqen sociale në
përgjithësi.
Gjejmë rastin të dëshmojmë edhe një herë
se bashkëpunimi ynë fetar është në nivel shumë
të lartë duke dhënë një shembull që duhet ndjekur
nga politika, shoqëria dhe pse jo më gjerë.
Sigurisht që shteti ynë duhet të angazhohet
në përkrahjen e komuniteteve fetare, pasi është
në dobi të vetë kombit tonë.
Me konsideratë
Për Komitetin e Bashkëpunimit Ndërfetar
Kryetari
Arben Ramkaj
Kordinator
Sokol Lulgjuraj

7