EmailFacebookKontakt

U mblodh Asambleja Kleriko-Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

U mblodh Asambleja Kleriko – Laike
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Manastiri i Ri i Shën Vlashit, Durrës, 11-12 mars 2016
Brenda një klime vëllazërore, më 11 dhe
12 mars 2016, në mjediset e Manastirit të Ri
të Shën Vlashit, nën kryesimin e Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të
Gjithë Shqipërisë, Anastasit, u mblodh Asa-
mbleja Kleriko-Laike e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Por një Asamble e
Kishës është, para së gjithash, një veprimtari
shpirtërore dhe lutjeje, ndaj motoja që drejtoi
gjithë punimet e saj ishte marrë nga Ungjilli:
“Me durim le të vrapojmë… duke shikuar
te Jisui, që është kryet dhe fundi i besimit”
(Heb. 12:1-2).
Në punimet e saj, morën pjesë më shumë
se 280 anëtarë nga Kryepiskopata dhe tri Mi-
tropolitë (të gjithë klerikët dhe 30 laikë nga Krye-
piskopata e nga secila mitropoli; 10 burra, 10
gra e 10 të rinj), si dhe bashkëpunëtorë, të cilët
diskutuan në mbledhjen e anëtarësisë e në gru-
pe pune çështje që kanë lidhje me jetën e Kishës.
Mbledhja e Asamblesë parashikohet nga
Statuti i Kishës. Ajo bazohen në Nenin 70 të
Statutit, ku thuhet: “Ky Statut suprimon dhe
zëvendëson ata të mëparshmit. Mund të mo-
difikohet me vendim të përbashkët të Si-
nodit të Shenjtë, të Këshillit Kishtar Kle-
riko-Laik dhe të Asamblesë Kleriko-Laike,
me shumicë absolute të anëtarëve të tyre .
Nenet 1-7 të këtij Statuti nuk mund të ndry-
shohen apo të suprimohen.
Ky Statut u pranua njëzëri nga Asambleja
Kleriko-Laike e Kishës Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë, që u thirr për këtë qëllim,
më 4 nëntor 2006 dhe u miratua nga Sinodi i
Shenjtë, më 6 nëntor 2006.” Kanë kaluar
tashmë 10 vjet nga aprovimi i Statutit të ri dhe
koha e zgjerimi i veprimtarisë së Kishës sonë
kanë shtruar si të domosdoshme disa ndryshi-
me e përmirësime.
Asambleja u hap pasditen e datës 11 mars
2016, me një Mbrëmësore në kishën e Ma-
nastirit, ku pati edhe një meditim nga Episkopi
i Krujës, Hirësia e Tij Andoni. Pastaj u vazhdua
me seancën e parë, që u hap nga Kryepiskopi
Krijohen dy Mitropoli të reja: Mitropolia e Elbasanit dhe Mitropolia e Apollonisë dhe e Fierit
(Vijon në faqen 6-7)

U mblodh Asambleja Kleriko – Laike
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
Anastasi, i cili foli rreth temës së ditës: Plotësimi
e përmirësimi i disa neneve të Statutit të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Fort-
lumturia e Tij e lidhi nevojën e tyre me ecjen
përpara të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë dhe me zhvillimet që vijnë si rrje-
dhojë e përgatitjeve për Sinodin e Madh dhe
të Shenjtë në muajin qershor, në Kretë.
Një ndër risitë më të rëndësishme të këtyre
ndryshimeve, që lidhet me zhvillimin e Kishës
dhe nevojat administrative që vijnë nga rritja e
numrit të besimtarëve, është edhe krijimi i dy
Mitropolive të reja.
Kështu, në nenin 8 të Statutit të Kishës, shto-
hen dy pika, që kanë të bëjnë me krijimin e
Mitropolive të reja, që do të jenë si më poshtë:
5) Mitropolia e Elbasanit, që përfshin
Zëvendësitë Mitropolitane Lokale: Elbasan,
Shpat, Librazhd.
6) Mitropolia e Apollonisë dhe e Fierit,
që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane
Lokale: Fier, Patos, Libofshë.
Një pjesë mjaft e rëndësishme e ndryshi-
meve është ajo që ka të bëjë me manastiret e
shenjta, që pasqyrohen në nenin 37:
Në pikën 4 të këtij neni, thuhet se: Për
ruajtjen, mbikëqyrjen dhe sigurinë e pasu-
risë së manastireve të shenjta që lulëzuan
në kohë të mëparshme dhe sot nuk kanë
murgj, përkujdeset Komisioni Ekonomik i
Kryepiskopatës ose i çdo Mitropolie.
Një moment mjaft i rëndësishëm është edhe
përcaktimi i varësisë së manastireve të shenjta.
Kështu, në pikën 5 të Nenit 37, thuhet se: Ma-
nastiret e Hirshme: i Lindjes së Hyjlindëses
në Ardenicë, i Ungjillëzimit të Hyjlindëses
në ishullin Zvërnec, i Shën Marenës në
Llëngë, dhe i Shën Theodhorëve në Dhërmi
emërtohen Manastire Sinodike.
Në pikën 6 përcaktohen manastiret që janë
edhe vende pelegrinazhi për Kishën tonë. Ato
janë: Manastiri i Hirshëm i Shën Kozmait të
Etolisë në Kolkondas dhe i Shën Joan
Vladimirit në Shijon.
Një vend të veçantë zunë edhe disa për-
mirësime në nenet që kanë të bëjnë me aspektin
ekonomik, duke krijuar hapësirë për krijimin
e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, si ato
hidroenergjitike, nga Sinodi i Shenjtë (Neni 53).
Në Nenin 55, u shtua një paragraf që thotë:
2. Asnjë klerik i çdo lloj grade, dhe asnjë
anëtar i Këshillit të famullisë, pavarësisht
funksionit që ai ka, nuk ka të drejtë të dhu-
rojë ose të shesë pasuri të luajtshme apo të
paluajtshme të Kishës. Në rast e nevoje
për të shitur kërkohet opinioni i Këshillit
Kleriko-Laik dhe vendimi i Sinodit të
Shenjtë.
Disa përmirësime u bënë edhe në Nenin
61, për çështjet ekonomike:
1. Pranë Sinodit të Shenjtë funksionon
Komisioni Sinodik i Çështjeve Ekonomike
dhe Teknike. Ky komision përbëhet nga:
a) një Mitropolit kryetar, b) një episkop,
c) Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës ekonomike
dhe Teknike, d) një jurist, e) një inxhinier.
Të gjithë anëtarët emërohen nga Sinodi i
Shenjtë për një mandat pesëvjeçar, me të
drejtë rinovimi. Në Zyrën Sinodike Ekono-
mike dhe Teknike ndodhen degët: a) e Çë-
shtjeve Ekonomike, b) e Pronave, c) e Çë-
shtjeve Ligjore, d) e Zyrës Teknike, ku për-
fshihet edhe Zyra e Trashëgimisë Kulturore.
2. Pranë Sinodit të Shenjtë funksio-
non Komisioni i Kontrollit i përbërë nga:
(Vijon nga faqja 1)

a) Kryepiskopi ose zëvendësuesi i emëruar
prej tij, b) një mitropolit ose episkop, c) një
përfaqësues i Këshillit Kleriko-Laik, d) një
ekonomist, e) një jurist. Të gjithë anëtarët
emërohen nga Sinodi i Shenjtë për një
mandat pesëvjeçar me të drejtë rinovimi.
Punën e këtij komisioni e kryen një sekretar
i veçantë i zgjedhur prej tij.
3. Komisioni Ekonomik i Kryepiskopatës
ose i Mitropolisë përbëhet nga: a) kryebariu
përkatës, b) një klerik, anëtar i Këshillit
Kleriko-Laik, c) një laik, anëtar i Këshillit
Kleriko-Laik dhe dy anëtarë (preferohen të
jenë njëri ekonomist e tjetri jurist). Këta
anëtarë zgjidhen nga Këshilli Kryepiskopal
ose Mitropolitan për një mandat trevjeçar,
me të drejtë rinovimi.
4. Kryepiskopata dhe Mitropolitë admi-
nistrojnë financat e tyre, kanë Zyrën e Fina-
ncës dhe NIPTIN e tyre përkatës. Për plo-
tësimin e nevojave të buxhetit të tyre, i bëjnë
kërkesë përkatëse Kryetarit të Sinodit të
Shenjtë.
Gjithashtu, disa përmirësime u bënë në
Nenin 62, për administrimin e të ardhurave, në
Nenin 63, për gjykimin e shkeljeve nga klerikët
dhe në nenin 68, për nënshkrimet dhe vulat.
Të gjitha këto ndryshime iu nënshtruan
diskutimeve nga anëtarët e Asamblesë, të cilët
bënë edhe poropozime për përmirësime. Ato
u votuan nen për nen dhe morën aprovimin
unanim të pjesëmarrësve. Më pas, ndryshimet
e aprovuara nga Asambleja Kleriko-Laike do
të shqyrtohen e aprovohen, sipas Statutit të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
nga Sinodi i saj i Shenjtë.
Të nesërmen, më 12 mars 2016, pjesë-
marrësit u mblodhën në Liturgjinë Hyjnore, ku
ishin të pranishëm Kryepiskopi Anastas dhe
të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe kle-
rikët e laikët pjesëmarrës. Gjatë saj u bë një
meditim nga Episkopi i Bylisit, Hirësia e Tij
Asti.
Më pas u vazhdua me seancën e radhës,
ku pjesëmarrësit u informuan rreth mbledhjes
së Sinodit Panorthodhoks në muajin qershor,
në Kretë dhe pjesëmarrjen e Kishës sonë në
të. Rreth kësaj teme foli Mitropoliti i Korçës,

Hirësia e Tij Joani, i cili vuri në dukje edhe ro-
lin aktiv dhe shpesh thelbësor të Kryepisko-
pit Anastas për gjetjen e konsensusit gjatë
mbledhjeve përgatitore. Pas një fotografie të
përbashkët të pjesëmarrësve në Asamble, u
vazhdua me takimet në grupe, ku u diskutua
për tema dhe probleme të ndryshme.
Nga Asambleja Kleriko-Laike pati edhe
një Protestë drejtuar Autoriteteve Shtetërore,
mediave dhe publikut, për të tërhequr vëme-
ndjen ndaj rasteve të përdhosjes së vendeve
dhe sendeve të shenjta orthodhokse dhe për
të kërkuar kthimin sa më shpejt të tyre, sipas
marrëveshjes Kishë-Shtet.

13