Një nga monumentet më të
vjetra të qytetit të Korçës ka qe-
në kisha e Hyjlindëses Mari. Za-
nafilla është që në Mesjetë shek.
VI-VII. Më vonë, në kohën e
carëve të Bullgarisë, do të bëhej
një manastir i madh e i famshëm
me mure rrethuese. Sipas kroni-
kave të kodikut të Korçës, në
fillim të shekullit XIII, ai u dogj
plotësisht. Manastiri u rindërtua
në vitin 1225.
Për sa i përket hershmërisë së
tij, mjafton të përmendet mbishkri-
mi i pllakës që ka qenë mbi murin e
kishës. E shkruar në greqisht, kishte
këtë përmbajtje: “Jam tempulli i vje-
tër i Hyjlindëses, që u rindërtova
para shtatë shekujsh pasi u do-
gja, me shpenzime të mëdha të po-
pullit të Korçës, 1844, maj 19.”
Organizimi episkopal për Kor-
çën tregohet shumë i hershëm. Si
dokument për këtë citohet një
pjesë nga regjistri turk i Korçës
i vitit 1431. Në faqen 84 të tij
thuhet: “Timarin e episkopit të
Korçës, e kanë gëzuar episkopët
e mëparshëm, por në defterët
nuk kishin shënim nëse u ishte
lejuar atyre berat dhe nëse
kishin timar.” Dhe vazhdon me
regjistrime të ardhurash të disa
fshatrave përreth.