EmailFacebookKontakt

Studimi i Shkrimit të Shenjtë

Studimi
i Shkrimit të Shenjtë
Fjalët më të bukura për kuptimin
dhe vlerën e Ungjillit të shenjtë i
kanë thënë shenjtorët.
Shën Vasili i Madh thotë:
Ungjilli është një farë misterioze,
që, kur bie në tokë, e bën të pro-
dhojë dhe të bëhet Parajsë!
Shën Athanasi i Madh thotë:
Ungjilli është thesari më i madh
i botës; kush e lexon përditë, bëhet
i pasur dhe gjen lumturinë e vërtetë.
Shën Joan Gojarti thotë:
Studimi i Ungjillit është një e
mirë shumë e madhe. Ai transferon
mendjen nga toka në qiell. Është
burim i pashtershëm, thesar i
pambarueshëm. Vret ligësinë,
mbjell virtytin. Kur mbretëron në
zemrat tona, na bën të duam
barazinë dhe vëllazërinë.
Shën Kozmai thotë:
Duke studiuar Ungjillin e shenjtë,
gjeta në të kuptime të shumta dhe
të ndryshme; që të gjitha janë:
margaritarë, diamante, thesare,
pasuri, gëzim, ngazëllim, jetë e
përjetshme!

4