EmailFacebookKontakt

Poeti Lamartin për vlerën e psalmeve të Davidit

Poeti Lamartin
për vlerën e psalmeve të Davidit
Ja si shprehet Alfons de
Lamartini për profetin David dhe
Psaltirin, me rastin e një udhëtimi
të tij në Lindjen e Afërme, kur
arriti para Sionit:
“Është Pallati! Është varri i
Davidit! Është vendi i frymë-
zimeve dhe i shprehjeve të tij, i
jetës dhe i prehjes së tij, vend
dy herë i shenjtë për mua, që ky
poet hyjnor, aq herë më ka
magjepsur mendjen. Ai është i
pari ndër poetët e ndjenjës. Ai
është mbreti i lirikëve. Asnjë-
herë fibra njerëzore nuk vibroi
në akorde aq intime, aq prekëse
e aq me peshë. Në asnjë vend
mendimi i poetit nuk është
ngitur më lart dhe nuk është
falur me më shumë guxim. Në
asnjë vend, shpirt njeriu nuk
është vërshuar para njeriut dhe
para Perëndisë, me shprehje e
me ndjenja më prekëse, më
tërheqëse, më therëse! Të gjithë
brengat, madje edhe ato më të
fshehtat e zemrës njerëzore
kanë gjetur tingullin dhe notat
e tyre mbi buzët dhe harpën e
këtij njeriu!”.
“Dhe, nëse ktheheni , va-
zhdon Lamartini, në atë epokë
të largët, atëherë kur këngë të
këtij lloji tingëllonin në tokë, po
të mendojmë që në atë kohë
poezia lirike, madje dhe e atyre
popujve që konsideroheshin nga
më të kulturuarit, nuk i kë-
ndonte veçse verës, dashurisë,
gjakut dhe fitoreve të muzave e
mundësve të lojërave olimpike
të Greqisë, pushtohesh nga një
admirim i madh me thekset
mistike të profetit-mbret, që i
flet Perëndisë-Krijues si një mik
mikut të tij, i cili i kupton dhe i
lavdëron çuditë, i cili mahnitet
me gjykimet e drejta dhe që
paraqet një jehonë të para-
kohshme të poezisë Ungjillore,
duke përsëritur fjalët e
mrekullueshme të Krishtit, para
se t’i ketë dëgjuar. Profet ose jo
– ashtu siç e konsideron secili, i
krishterë apo filozof qoftë – as
njëri, as tjetri, nuk do të mund
t’i mohojë mbretit-poet një
frymëzim që nuk i është dhuruar
asnjë njeriu tjetër”.

9