Filllimi i vitit 1991 shënoi
Liturgjitë e para Hyjnore Ortho-
dhokse në vendet e kishave të shka-
tërruara apo në mjediset e rrënuara
të atyre që kishin mbijetuar, duke
u përdorur për qëllime të tjera.
Mbledhja e parë e madhe e
besimtarëve orthodhoksë ishte bërë
në Manastirin e Boboshticës, më
15 gusht 1990, por më 6 janar 1991,
në Korçë u zhvillua Liturgjia e parë
Hyjnore. Takimet përgatitore u bë-
në në shtëpinë e motrave Cico. Rro-
bat e priftit i përgatitën motrat, ishte
data 5, një ditë para hedhjes së
Kryqit. Para mijëra njerëzve të
grumbulluar në vendin ku më parë
ndodhej kisha kushtuar Trinisë së
Shenjtë, e shkatërruar nga regjimi
ateist, Liturgjinë Hyjnore e kreu atë
Kosta Kotnani e psalti Andrea Velo.
Ndërsa në Tiranë, pasi u u mor
kisha e Ungjillëzimit, e kthyer në
palestër gjimnastike, u bënë për-
pjekje për të krijuar një ikonostas
dhe ambient të pranueshëm për të
kryer shërbesat. Më 25 mars, ditën
që ajo festonte, u bë një Liturgji
Hyjnore me personat që punuan
për hapjen e kishës, ndërsa të die-
lën më pas, 31 mars 1991, u krye
Liturgjia e parë pas vitit të kobshëm
1967, ku morën pjesë shumë
besimtarë. Ajo u krye nga atë Gaqo
Pjetri, i ndihmuar nga dhiakonët
Sotir Kanxheri dhe Spiro Findiku.
1991 – Liturgjitë e para Hyjnore pas vitit të kobshëm 1967