KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
V AZHDON ENDE PËRÇARTJA
E NJË SHPIFËSI TË PATURPSHËM
Çdo deklaratë e re e z. Nikolla Marku dhe e grupit që e drejton
atë, konkurron për nga përçartja me deklarata të mëparshme të bëra
nga ai. Deklarata e tij e fundit, që u botua në disa gazeta (Dita 22.2.2016
dhe Gazeta Shqiptare 23.2.2016) dhe u transmetua nga disa kanale
televizive, arrin deri aty, sa kërkon rishikimin e Kushtetutës, shfuqizimin
e një Ligji dhe shpall se do të bëjë një ankim në gjykatat e Hagës etj.
dhe shpif pa pasur turp, pa pasur provën më të vogël, për Kryepiskopin
Orthodhoks, se është “ përfaqësues i shovinizmit të V orio-Epirit” dhe
madje se bashkëpunon me një parti nacionaliste ekstremiste greke.
Por, në të gjithë Greqinë dhe në shumicën e njerëzve në Shqipëri, si
dhe në mbarë botën e krishterë, e dinë se Kryepiskopi Anastas bën
pjesë në ata njerëz që punojnë në vijën e parë për paqen dhe respektin
e ndërsjellë midis njerëzve dhe popujve”. Për këtë arsye është zgjedhur
në poste të larta të organizmave mbarëbotërorë të krishterë dhe Presi-
dent Nderi i Konferencës Ndërfetare për paqen: “Fetë për Paqen”.
Çdo lexues i mençur e kupton menjëherë nivelin e ulët të
deklaratës së Nikolla Markut dhe të akuzave që bën. Por hartuesit e
tij, duke ndjekur metodën “shpif-shpif (po të njëjtat gjëra), se diçka
do të ngelet”, synojnë qoftë edhe sikur të mos bëhet asgjë fare, të
krijohet zhurma që ata dëshirojnë në dëm të Kishës sonë. (Ka vlerë të
shënohet fakti se sulme të tilla nuk bëhen ndaj asnjë komuniteti tjetër
fetar në Shqipëri).
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e vetmja që
njihet zyrtarisht nga shteti shqiptar, është njëra nga 14 Kishat Autoqefale
Orthodhokse të botës, që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kishën
Katolike dhe me të gjitha kishat anëtare të Këshillit Botëror të Kishave.
Por cilët janë hartuesit e tekstit që u botua më 22 shkurt 2016,
nga njëfarë komiteti i Elbasanit? Kemi demaskuar në mënyrë të përsëritur
fytyrën e vërtetë të këtyre shpifësve të paskrupuj. Por qarqe të dyshimta
vazhdojnë ta mbështesin, pavarësisht nga faktet demaskuese, që nuk
mund të vihen në dyshim. Përmbledhtazi theksojmë se:
1. Nikolla Marku, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishën
Orthodhokse të Shqipërisë të njohur nga Shteti dhe me asnjë lloj Kishe
tjetër Orthodhokse. Marrëdhëniet midis Kishës Orthodhokse dhe
Shtetit janë rregulluar në mënyrë përfundimtare me Ligjin 10057/
22.1.2009, “Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Republikës
së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë…”,
hartuar në bazë të prerogativës të diktuar nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Asnjë Kishë në botë (Katolike, Anglikane, Evangjeliste, Pentikostiane
etj.) nuk e njeh si klerik orthodhoks.
2. “Komiteti për mbrojtjen e pavarësisë së Kishës Ortodokse të
pavarur kombëtare shqiptare”, kryetar i të cilit vetëdeklarohet, nuk
është “Kishë” dhe as komunitet fetar me kuptimin që ka Kushtetuta.
Është vetëm komiteti i një lagjeje të një qyteti dhe nuk njihet fare si
“komunitet fetar”. Si vulë të tijën përdor në mënyrë tinëzare, për të
mashtruar opinionin publik, titullin: “Kisha Orthodhokse Autoqefale
Kombëtare Shqiptare, Kala, Elbasan”. Kemi të bëjmë me një falsifikim
fare të dukshëm dhe një mashtrim të madh. Fatmirësisht, në ligjin e
lartpërmendur, 10057/22.1.2009, neni 5, par. 1, parashikohet në
mënyrë të qartë se: “Shteti respekton Kishën Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë dhe njeh si përfaqësues të saj vetëm personat e autorizuar
nga Sinodi i Shenjtë i kësaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga çdo person ose grup që
pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj”.
Ky mashtrim i vazhdueshëm i opinionit publik nga njerëz dhe
grupime të parëndësishme, i faktuar në mënyrë të përsëritur, përbën
një formë të çuditshme të korrupsionit shpirtëror, që për vite me radhë
përpiqet të helmojë harmoninë fetare, gjë për të cilën mburret Shqipëria.
Nga Kryepiskopata e Hirshme, 25 shkurt 2016