Nga Protopresviteri
Jorgos Cecis
Në një epokë kur Krishterimi
sulmohet nga të gjitha anët dhe
përndiqet pa mëshirë jo vetëm në
Lindjen e Mesme, por në shumë
pika të tjera të botës, takime të tilla
si ai i Papa Françeskut me Patri-
arkun Kirill janë gjithmonë të
mirëpritura. Ky bashkëbisedim
vëllazëror pothuajse dy orësh i
të dy drejtuesve kishtarë në
aerodromin e Kubës, ishte vërtet
një takim i rëndësishëm dhe
shpresëdhënës, të cilin nxitoi ta
përshëndeste Patriarku Ekumenik,
Vartholomeu, me një mesazh të
përzemërt, duke u uruar atyre çdo
sukses, duke shprehur ndërkohë
edhe gëzimin e tij, sepse dialogu
që kishin përuruar më 1964 të
lumturuarit Patriarku Athinagoras
dhe Papa Pavli VI “vazhdon të
prodhojë fryte”.
Por, para se të përmendim
shkurt ato që u diskutuan gjatë këtij
dyorëshi, duhet sqaruar si më
poshtë. Takimi në fjalë i Papës së
Romës me Patriarkun e Moskës
nuk ishte “i pari në histori” pas
Skizmës së Madhe të vitit 1054,
siç reklamuan, duke shtrembëruar
historinë mediat greke dhe ato të
huaja. Takimi i Kubës nuk përbë-
nte “premierë”! Për një arsye të
thjeshtë, sepse në epokën e Skiz-
mës, në fillim të shekullit të 11-të,
“Patriarkana e Moskës” nuk ekzi-
stonte! Në atë kohë Moska ishte
një episkopatë e parëndësishme e
Mitropolisë së Kievit, që varej atë-
herë nga Kisha e Konstandino-
pojës. Të mos harrohet se i pesti i
radhës ndër Dualet Orthodhokse,
Patriarkana e Moskës ka jetë dhe
ekzistencë vetëm 427 vjet!
Takimi i parë, pas Skizmës, midis
një Primati Rus dhe një Pape të
Romës nuk u realizua pardje në
Kubë, por në Firence në shekullin
e 15-të. Bëhet fjalë për takimin e
Papa Eugjenit II me drejtuesin e
Hierarkisë Ruse, Mitropolitin e
Kievit, Isidorin, i cili kishte shoqë-
ruar Patriarkun Ekumenik, Josifin
II, në Sinodin e Ferrarës, Firence
(1438-1439). Ose 151 vjet para se
Patriarku Ekumenik, Jeremias II, t’i
jepte Mitropolitit të Moskës, Jovit,
pozitë dhe vlerë.
Sipas dëshmive të atyre që
ndoqën nga afër ngjarjen, duket se
takimi u zhvillua në klimë të
përzemërt. Shprehja “më në fund”,
që shqiptoi Papa para se të për-
qafonte “vëllain e tij Kirilli”, ishte
shprehje e dëshirës së Vatikanit për
të hapur ura komunikimi me Kishën
e Rusisë, deri tanimë hezituese. Siç
deklaroi Kardinali Kurt Koch, pas
takimit të dy vëllezërve, “gjërat janë
më të lehta”.
Paragrafi 30 i Deklaratës së
Përbashkët që u nënshkrua nga të
dy drejtuesit, përmban një ide të
temave që u diskutuan gjatë
takimit. Kjo i referohet jo vetëm
detyrimit të Orthodhoksëve dhe të
Romanokatolikëve që të kapër-
cejnë pengesat dhe të rivendosin
unitetin që ishte jetuar në mijëvjeça-
rin e parë pas Krishtit, por edhe në
sfidat imediate bashkëkohore, siç
janë: liria fetare, varfëria, emigrimi
dhe refugjatët, respekti dhe mbrojtja
e familjes (qe përbën bashkimin e
burrit me gruan), “e drejta për të
jetuar” dhe abortet, eutanazia, mo-
ndaniteti që e nxjerr në periferi
besimin e krishterë, kujdesi për
mjedisin natyror dhe, së fundi, luftë-
rat dhe terrorizmi, duke iu referuar
veçanërisht Lindjes së Afërme,
Afrikës së Veriut (paragrafët 8-11)
dhe Ukrainës (paragrafët 26 dhe
27).
Është e vërtetë se Deklarata e
Përbashkët nuk shquhet për ori-
gjinalitetin. Problemet e për-
mendura janë të njohura dhe janë
diskutuar këtu e shumë kohë në jo
pak forume Ndërorthodhokse,
Ndërkristiane dhe Ndërfetare. Por
origjinalitet përbën dhe shkakton
habi paragrafi 25, ku Patriarku i
Moskës duket se zmbrapset duke
braktisur pretendimin e tij të
skajshëm se kusht i takimit të tij me
Papën ishte zgjidhja e problemit
të uniatizmit në Ukrainë. Duke
pranuar se nga njëra anë metoda e
Unisë i takon tashmë së kaluarës,
dhe nga ana tjetër ritet Lindore që
u shfaqën gjatë rrjedhës së historisë
“kanë të drejtën e ekzistencës”,
Patriarku i Moskës përqafon shpje-
gimin dhe pozitën Belemediane.
Çfarë ndodhi? U flijua nocioni i “së
drejtës kanonike” në altarin e qëlli-
meve të sotme politike?
Të më lejohet ta mbyll këtë
artikull duke komentuar gjestin e
Papa Françeskut për të dhuruar për
vëllanë e tij, Patriarkun Kirill, si
dhuratë kujtimi një pjesë nga Lipsa-
ni i Shenjtë i ndriçuesit të sllavëve,
shën Kirillit, nga Selaniku. Një dhu-
ratë simbolike e bukur. Ndoshta për
të kujtuar se nga e ka origjinën e
saj Orthodhoksia Sllave.
Mendime rreth jehonës së takimit
të Primatëve të Romës dhe të Moskës
Takimi i parë pas 1000 vjet ndarjeje