Me dy tweete nga llogaria e tij në rrjetin social popullor Twitter,
edhe Patriarku Ekumenik, Vartholomeu, uroi çdo sukses në takimin e
Papa Françeskut të Romës me Patriarkunn e Moskës, Kirilli.
“Lutem për vëllezërit e mi në Krishtin, Papa Françeskun dhe Pa-
triarkun Kirill. I kënaqur që dialogu i 1964-ës, që filluan Patriarku
Ekumenik Athinagoras dhe Pavli VI të vazhdojë të prodhojë fryte”, –
theksoi në mesazhin e tij të parë Patriarku Ekumenik.
Në një mesazh të dytë, Patriarku Ekumenik i përgjigjej tweetit të
Papa Françeskut, në të cilin Primati i Kishës Romanokatolike shkru-
ante: “Sot është një ditë gëzimi. Takimi me Patriarkun Kirill është një
dhuratë nga Zoti. Lutuni për ne”.
Me mënyrën e dialogut në Twitter – ku përgjigjja shkon në emër
të llogarisë – Patriarku Ekumenik i drejtohet Papës dhe i shkruan:
“Lutem për ty, vëlla në Krishtin, e për takimin tënd me vëllain tonë
Kirill”.