KOMUNIKATË
e Sinaksit të Primatëve Orthodhoksë
Me ftesë të Tërëshenjtërisë
së Tij, Patriarkut Ekumenik,
Vartholomeut I, drejtuar Primatëve
të Kishave të shenjta Orthodho-
kse, u zhvillua Sinaksi i Primatëve
Orthodhoksë, 22-28 janar 2016,
në Chambezi, Gjenevë, në Qe-
ndrën Orthodhokse të Patriarkanës
Ekumenike. Morën pjesë këta
Primatë:
Patriarku Ekumenik Vartholomeu
Patriarku Theodhodhor i Aleksa-
ndrisë
Patriarku Theofil i Jerusalemit
Patriarku Kirill i Moskës
Patriarku Irine i Serbisë
Patriarku Daniel i Rumanisë
Patriarku Neofit i Bullgarisë
Patriarku Ilia i Gjeorgjisë
Kryepiskopi Krisostom i Qipros
Kryepiskopi Anastas i Shqipërisë
Kryepiskopi Ratislav i Çekisë dhe
Sllovakisë.
Primatët e mëposhtëm nuk
mundën të marrin pjesë: Patriarku
i Antiokisë, Joani X, Mitropoliti i
Varshavës, Sava, për arsye shë-
ndetësore, dhe Kryepiskopi i
Greqisë, Jeronimi, për arsye per-
sonale. Megjithatë, këta tre Pri-
matë u përfaqësuan nga delega-
cione zyrtare të Kishave të tyre.
Primatët e Kishave Orthodho-
kse u mblodhën për të përcaktuar
temat për Sinodin e Madh të
Shenjtë. Në kuadrin e Mbledhjes,
të dielën, 24 janar, u krye një
Liturgji Hyjnore në Kishën Stavro-
pigjike të Shën Pavlit. Së bashku
me Patriakun Ekumenik, që e
drejtoi, në Liturgjinë Hyjnore,
bashkëmeshuan Fortlumturitë e
tyre dhe drejtuesit e delegacio-
neve të Kishave Orthodhokse, me
përjashtim të kryetarit të delega-
cionit të Antiokisë.
Gjatë Sinaksit, sesionet e të cilit
u zvilluan nën frymën apostullore
Sinodi i Madh dhe i Shenjtë janë:
Hierapostullimi i Kishës Or-
thodhokse në botën bashkë-
kohore; Diaspora Orthodho-
kse; Autonomia dhe mënyra e
shpalljes së saj; Misteri i mar-
tesës dhe pengesat e tij; Rëndë-
sia e kreshmës dhe zbatimi i saj
sot; si dhe Marrëdhëniet e
Kishës Orthodhokse me pjesën
tjetër të Botës së krishterë. Me
vendim të Primatëve, të gjitha
dokumentet e aprovuara do të
publikohen.
Primatët gjithashtu diskutuan
dhe vendosën krijimin e një
Sekretariati Mbarorthodhoks,
Lajmi i fundit
“duke thënë të vërtetën me
dashuri” (Efes. 4.15), me marrë-
veshje dhe mirëkuptim, Primatët
afirmuan vendimin e tyre për të
mbajtur Sinodin e Madh e të She-
njtë. Sinodi do të zhvillohet në Aka-
deminë Orthodhokse të Kretës,
nga 16-27 qershor 2016. Për këtë
qëllim, Primatët me përulësi thë-
rrasin hirin dhe bekimin e Trinisë
së Shenjtë dhe kërkojnë lutjet e
zjarrta të tërësisë së Kishës, kle-
rikë dhe laikë, gjatë periudhës që
çon te Sinodi i Madh dhe i Shenjtë,
si dhe gjatë mbledhjeve të tij.
Temat e aprovuara zyrtarisht
për referim dhe aprovim nga
rregullat dhe funksionimin e
Mbledhjes, pjesëmarrjen e
vëzhguesve joorthodhoksë në
sesionet hapëse e mbyllëse dhe
buxhetin e shpenzimet për
Mbledhjen.
Gjithashtu, Primatët shprehën
mbështetjen e tyre për të krishte-
rët e persekutuar të Lindjes së
Mesme dhe shqetësimin e
vazhdueshëm për rrëmbimin e dy
Mitropolitëve, Paul Yazigi, i
Patriarkanës së Antiokisë dhe
Gregorios Yohanna Ibrahim të
Arqidioqezës Asire.
Punimet e Sinaksit u mbyllën
të mërkurën mbrëma, më 27
janar, me fjalën përmbyllëse të
Presidentit të tij, Tërëshenjtërisë
së Tij, Patriarkut Ekumenik,
Vartholomeu I.
Qendra Orthodhokse e
Patriarkanës Ekumenike,
Shambezi, Gjenevë, 27
janar, 2016
Nga Sekretariati i
Sinaksit