Në një sallë të tejmbushur si
rrallëherë, u promovua në Athinë
të hënën, më 18 janar, libri i ri i
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit
“Bashkëjetesa” – paqja, natyra,
varfëria, terrorizmi, vlerat. Ve-
primtaria u zhvillua në sallën
dinjitoze të “Stoa tou Vivliou”
(Shpella e Librit).
Promovimi i librit u bë nga dy
ish-ministrat Ioannis Paleokrasas
dhe Alekos Papadhopoulos, me
një pjesëmarrje mbresëlënëse të
publikut libërdashës dhe miq të
Kryepiskopit. Midis të tjerëve,
veçojmë pjesëmarrjen e Ministrit
Plotësues të Zhvillimit Bujqësor,
zotit Marko Bollaris, të zv/ministrit
të Brendshëm, të Zhvillimit dhe
Ristukturimit Administrativ, zotit
Ioannis Ballafas, të Nënkryeta-
rit të Demokracisë së Re, zotit
Kostas Hatzidhakis dhe të përfa-
qësuesit të shtypit të Demokracisë
se Re, zotit Jorgos Kumutsakos,
të kryetarit të Partisë POTAMI,
zotit Stavros Theodhorakis, të
Athinë, Greqi
U promovua libri i ri i Kryepiskopit Anastas
“Bashkëjetesa”
deputetit të partisë ANEL, zotit
Konstantinos Zouraris, të ish-
deputetit të PASOK, zotit Mihalis
Pantoullas, si dhe të kryetarit të
PBDNJ dhe deputetit, zotit Va-
ngjel Dule etj.
Kryepiskopi i Athinës dhe i
Gjithë Greqisë u përfaqësua nga
Protosingjeli i Kryepiskopatës së
Shenjtë të Athinës, Arkimandriti
Simeon V oliotis.