EmailFacebookKontakt

Pak fjalë për një luftëtar të palodhur të Kishës

20 vjet më parë, më 16 janar 1996, fjeti një nga figurat më të njohura dhe
me më shumë kontribut në hapat e parë të ringritjes nga gërmadhat të Kishës
sonë, theologu Dhimitër Beduli. Po botojmë me këtë rast një jetëshkrim të tij, që
shpalos edhe kontributin unik që ai dha, si dhe një fragment nga fjala e
Kryepiskopit Anastas në ceremoninë e përmortshme.
Dhimitër Beduli ka lindur më 10 korrik
1914 në fshatin Skore. Ishte fëmija i dytë
(nga tre fëmijët) në familjen e Harallambit
dhe Hariklës. Fëmijërinë e kaloi në fshat
dhe, pasi mbaroi me rezultate të mira
shkollën plotore të fshatit, vazhdoi mësimet
në gjimnazin e Athinës, ku dhe u dallua.
Duke qenë djalë i vetëm dhe për të mos
ikur në kurbetin e largët, kërkoi të
punësohet në zonat afër familjes. Nuk gjeti
punë as në Sarandë e as në Tiranë, por…
iu propozua nga Kisha Orthodhokse e
Shqipërisë një bursë studimi në Rumani,
të cilën e pranoi dhe kështu vazhdoi
studimet për theologji, të cilat i përfundoi
më 1934. Në të njëjtën kohë, për dy vjet u
specializua edhe për muzikën bizantine.
Pak fjalë
për një luftëtar të palodhur të Kishës
kryeredaktor i revistës fetare të Ki-shës
“Predikimi” (1936-1939) dhe drejtues
kryesor i revistës në vazhdimësi “Jeta
Kristiane” (1939-1945).
Në vitin 1936 krijon së bashku me
z. Jorgji Papailia Bibliotekën “Predikimi”,
nëpërmjet së cilës u botuan një sërë lib-
rash. Është marrë shumë edhe me për-
kthime, sidomos liturgjike. Në dhjetor 1941,
Sinodi i KOASH-it miraton përdorimin
prej klerit Orthodhoks të përkthimit prej tij
të “Meshës së të Parashenjtëruarave”.
Duke filluar që nga viti 1933 e në
vazhdimësi deri në vitin 1967, ka krijuar
dhe drejtuar disa kore bizantine, si: më
1933 të Seminarit; më 1934 të Kishës Ka-
Pas përfundimit të studimeve me
rezultate të shkëlqyera, filloi punë në
Pogradec si mësues feje, por theksojmë se
që student, më 1933, kishte filluar të jepte
mësime të muzikës bizantine në Seminarin
Kombëtar Orthodhoks “Apostull Pavli”, ku
edhe pati organizuar një kor, që la mbresa
të mëdha te besimtarët në Tiranë. Në fund
të vitit 1934, fillon si pedagog në Seminar
dhe më 1935 emërohet drejtor i këtij Se-
minari të vetëm të Kishës Orthodhokse,
detyrë që e vazhdoi deri në vitin 1945, kur
Seminari u mbyll si shkak i regjimit që erdhi
atëherë në fuqi. Ka dhënë mësim në lëndë
të ndryshme fetare, por dhe të muzikës
bizantine. Gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe
tedrale në Pogradec (me të cilin punonte
vazhdimisht çdo verë); më 1935 Korin
Miks Kombëtar në Kishën Katedrale të
“Ungjillëzimit” në Tiranë, të cilin me pak
ndërprerje e ka drejtuar deri në vitin 1967,
kur u mbyllën kishat (e organizoi edhe pas
marsit 1991); në mars 1938 të Kishës
Katedrale në Durrës (të cilin me 2-3 vjet
ndërprerje e drejtoi deri më 1946). Pjesët
muzikore, që këndoheshin harmo-
nizoheshin me shkrim bizantin prej vetë atij.
Për rreth 50 vjet ka qenë protopsalt i
Kishës Katedrale të “Ungjillëzimit” në
Tiranë. Psaljen e fundit e bëri më 25
dhjetor 1995.
(Vijon në faqen 10)

Veç sa më sipër, pas çlirimit e
deri në vitet ’60 është aktivizuar si
këngëtar, por dhe si dirigjent kori
në koret e Shtëpisë së Kulturës
Tiranë dhe ka dirigjuar korin e
Uzinës Mekanike, Tiranë, ku në
konkurse apo festivale ka fituar
edhe çmime.
Duke qenë ndër të paktët
specialistë të muzikës bizantine në
vend, ka dhënë një ndihmesë mjaft
të madhe te çdo muzikant, që
kërkonte të sqaronte probleme të
saj.
Pas mbylljes së Seminarit, nga
regjimi komunist, më 1945, kaloi
fillimisht ndihmëssekretar në
Kryepiskopatë, pastaj mësues
historie në gjimnazin e Tiranës, më
vonë në atë të Durrësit dhe më
1947, me krijimin e Drejtorisë së
Ndërmarjeve Mekanike të
shtetëzuara në Durrës u punësua
si referent plani e statistike; ndërsa
më 1948, që me krijimin e së parës
uzinë mekanike në vend, në Tiranë,
e derisa doli në pension më 1979,
punoi si kryetar i degës së planit të
saj.
Në të njëjtën kohë, aktivizohej
vazhdimisht me studime për tema
të fushës njohëse të tij si bashkë-
punëtor i jashtëm fillimisht në Insti-
tutin e Shkencave, më vonë në atë
të Historisë, të Kulturës Popullore,
në Fakultetin e Historisë dhe në atë
të Ekonomisë së Universitetit të
Tiranës.
Më 1950 është zgjedhur delegat
i Tiranës dhe i Zëvendësisë së
Pogonit në Kongresin III të Kishës.
Është zgjedhur anëtar i Këshillit
Kishtar të Tiranës në periudhat
1948-1967 dhe 1991-1996.
Ka qenë anëtar i komisionit të
ngritur nga KOASH-it për
shqyrtimin dhe korrigjimin e “Librit
të Shërbesave të Shenjta” dhe
“Oktoikut” më 1958-1965; ndërsa
më 1992-1996 ka qenë kryetar i një
komisioni të tillë për librat liturgjikë.
Gjatë jetës së tij ka botuar shumë
libra fetarë dhe historikë, si autor
dhe bashkautor; ka qindra faqe
artikuj tematikë origjinalë në pe-
riodikë të ndryshëm; ka përkthyer
materiale të temave të ndryshme
dhe njëkohësisht ka kryer oponenca
të shumta, madje dhe për vepra të
rëndësishme historike. Natyrisht
më të shumtat e tyre u botuan para
vitit 1944 dhe disa pas fjetjes së tij,
por shumë kanë mbetur dhe në
dorëshkrime.
Pas ardhjes së demokracisë,
ishte ndër nismëtarët për ringjalljen
e Kishës Orthodhokse dhe rihapjen
e saj; dhe u aktivizua përsëri me
profesionin bazë të tij, theolog dhe
specialist i muzikës bizantine (pe-
dagog në Akademinë Theologjike
dhe protopsalt e predikator në
Kishë) dhe shkrues i mjaft artikujve
në gazetën “Ngjallja”, duke qenë
dhe kryetar i Këshillit Botues të saj.
Ishte përkrahës aktiv dhe ndihmës
kryesor i Kryepiskopit Anastas.
Në Konferencën e parë të
Kishës, më 1992, zgjidhet anëtar i
Këshillit të Përgjithshëm e më pas,
më 1993, Sekretar i Përgjithshëm i
këtij Këshilli për çështjet kishtare.
Në Konferencën Ndërkombë-
tare të V olosit, organizuar nga
Patrikana Ekumenike, më 1995,
ishte anëtar i Komisionit të
përgatitjes së materialit kryesor për
kremtimin e 1900-vjetorit të
shkrimit të “Apokalipsit”.
Pra, veprimtaria e tij e gjerë
përfshihet në fushën theologjike,
pedagogjike, muzikore, letrare,
përkthyese dhe ekonomike.
Ndërroi jetë më 16 janar 1996.
Për veprimtarinë e tij është de-
koruar nga Kuvendi Popullor me
Medalje Pune dhe Urdhra Pune të
Klasit III e II. Në vitin 1995, Patri-
arku Ekumenik, Vartholomeu I, me
një ceremoni madhështore në
Patrikanë e nderoi me titullin e lartë
“Arkond Mësues i Kishës”.
Duhet theksuar se ishte një njeri
i lidhur me fshatin e tij të lindjes dhe
krenohej me prejardhjen e tij (mja-
fton të shihen shënimet e shumta),
por nuk ndante asnjëherë nga fshati
i tij dhe dashurinë për pogonitët e
Pogonin; dhe këtë gjë e ushqente
jo vetëm në familje, por te çdo
bashkëfshatar e banor i zonës.
Nuk i rrihej pa vajtur herë pas
here në fshat, sepse aty ndiente
kënaqësinë e vendit, të bisedave
me bashkëfshatarët, dhe, mund të
themi, rinohej nga kujtimet…
Ka ndihmuar me çfarë kishte
mundësi dhe nëpërmjet njohjeve
shumë njerëz, por në mënyrë të
veçantë bashkëpatriotët, për
zgjidhjen e problemeve dhe halleve
të tyre. Në të njëjtën kohë vëmë
theksin se edhe ata e kanë vlerë-
suar dhe respektuar me mjaft
dashuri. Sot gjenden nëpër shkrime
të botuara mjaft
vlerësime për të,
mund të lexohen
mjaft referenca nga
punimet e tij nëpër
libra, periodikë apo
gazeta të ndrysh-
me, të trajtuara nga
historianë e lëvrues
të letrave, gjë që
pasqyron dhe re-
zultatin e vlefshëm
të veprimtarisë së
tij për shoqërinë.
Pati kënaqësinë
më të veçantë, që
të jetonte rihapjen
e Kishës dhe lejimin
e besimit fetar dhe
të ishte përkrah
Kryepiskopit tonë
Anastas në ringri-
tjen e saj, mbasi për
Pak fjalë
për një luftëtar të palodhur të Kishës
të kishte studiuar dhe ishte për-
pjekur tërë jetën. Me gjithë moshën
e madhe dhe problemet shënde-
tësore që kishte, ai rilindi dhe pu-
nonte me një vrull të paparë rinor.
Marrë nga libri
“Dhimitër Beduli – Përmes shkrimeve”

2