Në prag të festave të fundvitit është bërë traditë që nxënësit e
shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët” të Kishës sonë,
organizojnë koncertin festiv me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Ai
u shfaq në sallën e madhe të mbushur përplot të Qendrës Kulturore të
Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Nën drejtimin artistik
të mësueses Agi Nano dhe me skenografi të mësueses Iriana Papamihali,
në bashkëpunim me stafin dhe përkushtimin e seriozitetin e nxënësve të
shkollës, u arrit që të realizohej një program i larmishëm me këngë,
poezi, humor, valle e skeçe. E veçanta, që tregoi edhe nivelin e nxënësve,
ishte se ato u bënë në disa gjuhë: shqip, anglisht dhe greqisht.
Në këtë koncert nderoi me pjesëmarrjen e tij Presidenti i
Fondacionit “Frymë Dashurie”, pjesë e të cilit është shkolla, Krye-
piskopi Anastas, si dhe episkopë e klerikë të tjerë. Një gëzim i veçantë
ishte edhe prania e ambasadorit të SHBA-së, Z.Donald Lu, me
bashkëshorten dhe vajzën. Në koncert morën pjesë shumë prindër e
të afërm të nxënësve, të njohur të tyre, besimtarë etj.
Koncerti mund të ndiqej edhe në valët e radios “Ngjallja”, si dhe
nëpërmjet mediave të pranishme.
Tiranë
Koncert festiv i nxënësve të shkollës “Protagonistët”