EmailFacebookKontakt

Tiranë – U kremtua me madhështi Krishtlindja

Krishtlindja dallohet gjithmonë
për atmosferën festive që krijon
dhe ndjenjën e gëzimit që sjell kudo
dhe për të gjithë. Kjo ndihet përpara
festës në shërbesat e veçanta të
kësaj periudhe, si Efqelia, Shërbesa
e Orëve etj., por edhe nga fakti se
kryeqyteti e kishte veshur shpejt
petkun festiv. Ndjesinë e festive e
shtuan edhe veprimtaritë e shumta
me fëmijët dhe të rinjtë ortho-
dhoksë, si koncertet, kolendrat etj.,
por edhe veprimtaritë bamirëse, me
vizitat dhe dhuratat në shtëpitë e të
moshuarve, në burgje, te qendrat e
fëmijëve me probleme etj.
Të gjitha kulmuan me
shkëlqimin dhe harenë që sjell data
25, dita e Lindjes së Shpëtimtarit
Krisht. Ajo filloi me Liturgjinë Hyj-
nore të Shën Vasilit, që nisi në orën
6:45, në Katedralen “Ngjallja e
Krishtit”. Kryepiskopi Anastas
bashkëmeshoi me anëtarë të tjerë
të Sinodit të Shenjtë: Episkopin e
Apolonisë, Nikollën; Episkopin e
Tiranë – U kremtua me madhështi Krishtlindja
Krujës, Andonin; Episkopin e
Amantias, Nathanailin, dhe
Episkopin e Bylisit, Astin, dhe
klerikë të shumtë. Kisha ishte e
mbushur që herët në mëngjes, por
edhe gjatë gjithë ditës nuk reshti
lumi i besimtarëve orthodhoksë, por
edhe i qytetarëve të besimeve të
tjera, që vinin për të ndezur qirinj
dhe për t’u lutur. Besimtarët që nuk
patën mundësi të vinin në kishë, e
ndoqën meshën në transmetimin e
drejtpërdrejtë në Televizionin
Publik, por edhe në lidhjet e drejt-
përdrejta dhe kronikat e disa
televizioneve private.
Mesazhi i Krishtlindjes i Krye-
piskopit Anastas kishte për temë
“Sprovat dhe prania e Perëndisë”,
ku ndër të tjera u theksua se:
“… Le të lutemi që Perëndia në
Trini të na japë Fuqinë e Tij, që
të mos përkulemi nga hidhërimet,
padrejtësitë, vuajtjet që ngrihen
në rrugën tonë; që të mbështesë
ndjesinë e pranisë së Atit qiellor,
sigurinë se në qendër të
historisë njerëzore mbi-
zotëron Emanueli –
Krishti. Dhe me Hirin e
Shpirtit të Shenjtë, spro-
vat të transformohen në
mundësi pjekurie shpirtë-
rore dhe shenjtërimi.”
Në orën 12:00, në selinë
e Sinodit, pjesë e komple-
ksit të Katedrales “Ngjallja
e Krishtit”, Kryepiskopi
Anastas priti vizitat e urimit
nga komunitetet e tjera
fetare, personalitete të larta
shtetërore, përfaqësues të
partive politike, intelektu-
alë të njohur, besimtarë etj.
Për të uruar besimtarët
orthodhoksë erdhi Presi-
denti i Republikës, z. Bujar Nishani;
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta;
ish-Presidenti, z. Alfred Moisiu;
kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.
Erion Veliaj; ministrat Blendi Klosi,
Ermonela Felaj e Englantina

Gjermeni në përfaqësi të Partisë
Socialiste, z. Genc Pollo në
përfaqësi të asaj Demokratike,
Kryetari i PBDNJ, z. Vangjel Dule
etj.

10