Neomartiri GJERGJI i JANINËS,
i cili mori palmën e martirizimit më 1838
Shën Gjergji vinte nga një
familje e varfër e Xurklit në dioqe-
zën e Grevenasë (Epir, 1810). Pas
vdekjes së prindërve, hyri në shër-
bimin e një oficeri otoman si
grazhdar. Ndonëse ishte i lidhur
me besimin e krishterë, shërbëto-
rët e tjerë turq u mësuan ta qua-
nin me një emër mysliman: Jaur
Hasan. Pas tetë vjetësh, ndërsa po
përgatitej për fejesë me një vajzë
të varfër të krishterë me emrin
Elena, një turk u ankua te gjykatësi
vendor (kadiu), duke thënë se
Hasani ishte mysliman dhe donte
të martohej me një të krishterë.
Pas shumë thashethemesh, Gjergji,
i cili ishte i përmbajtur dhe fjalë-
pak, arriti të tregonte se ishte lindur
i krishterë dhe kështu do të mbetej
përjetë. U martua e hyri në shër-
bim të një otomani me titull në qy-
tetin e Filiatit. Erdhi në Janinë për
një çështje, ditën kur e shoqja i li-
ndi djalë (12 janar 1838), por për-
sëri nuk mbeti i qetë nga akuzuesi
i tij i parë, prandaj një turmë nje-
rëzish u mblodhën rreth tij. Gjer-
gjin e nxorën para gjykatësit dhe
rrëfeu i palëkundur se gjithnjë
kishte qenë i krishterë dhe kurrë
nuk e kishte mohuar besimin e
etërve. E futën në burg, dhe atje u
nxit nga të krishterë të tjerë ta çonin
betejën deri në përsosmërinë e
martirizimit. Një qenie e ndritshme
iu shfaq, e lehtësoi nga vështirësitë
që e rëndonin dhe i dha guxim mbi-
njerëzor, kështu, me gëzim të pa-
përshkrueshëm, në mëngjesin e
17 janarit, ai priti vendimin e
vdekjes. Shkoi duke vrapuar pas
xhelatëve deri në vendin e ekze-
kutimit, sikurse dreri i etur drejt
burimit të ujit të gjallë (Ps. 41:1).
E varën dhe trupi i tij mbeti
kështu për tri ditë. Prej tij rrodhi
aromë erëmirë e rojat arritën të
shihnin vetë dritën qiellore ta
rrethonte. Përfundimisht, lipsani
i tij u dorëzua te mitropoliti Joakim,
i cili i mblodhi të gjithë të krishte-
rët e Janinës për të celebruar me
solemnitet funeralin e neomartirit
të Krishtit. Shumë mrekulli ndo-
dhën gjatë ceremonisë dhe vazh-
dojnë të kryhen nëpërmjet lipsa-
neve të shenjtit.