EmailFacebookKontakt

Doli në qarkullim Sinaksari, “Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse”, Vëllimi II, Nëntor-Dhjetor

Ditët e fundit, në pikat e shitjes
pranë kishave tona në të gjithë
vendin do të gjeni botimin më të
fundit të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë –
“SINAKSARI, Jeta e shenjtorëve
të Kishës Orthodhokse”, Vëllimi
II, muajt nëntor-dhjetor.
Ai është një botim voluminoz e
mjaft cilësor, me 800 faqe, shtypur
në shtypshkronjën “Ngjallja”, në
Kompleksin e punishteve “Na-
zaret”. Është përkthyer nga atë
Anastas Bendo dhe Eleni Pani.
Është në proces përkthimi dhe
redaktimi i vëllimeve të tjera në
vazhdim.
Në parathënien e Vëllimit I,
Kryepiskopi Anastas, me bekimin
dhe kujdesin e të cilit u realizua
ky botim, ndër të tjera thekson:
“Ekzistojnë rrëfime të shumta për
jetën dhe kryesisht për martirizi-
min e shenjtorëve të ndryshëm, të
cilat janë ruajtur si thesare në li-
brat e quajtur “Sinaksarë”. Në
mjaft raste, për arsye të dobisë
shpirtërore, tregimet në fjalë bë-
hen në mënyrë të lirë, me shtesa
të elementeve që nuk janë saktë-
suar. Nga shumica e përmbledhje-
ve që qarkullojnë, parapëlqyem
për përkthim në gjuhën shqipe
botimin e Sinaksarit që ka hartuar
Manastiri i hirshëm i Simonopetrës
në Malin e Shenjtë Athos, sepse
mbështetet në burimet më të mira
dhe është hartuar me një përpu-
nim kritik serioz. Ky vëllim për-
mban jetët e shenjtorëve, të cilët
Kisha Orthodhokse i nderon dhe
i kremton gjatë muajve shtator-
tetor. Vepra do të plotësohet me
botimin e vëllimeve të tjera, që do
të përmbajnë shenjtorët që krem-
tohen gjatë muajve të tjerë”.
Doli në qarkullim SINAKSARI,
“Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse”,
Vëllimi II, Nëntor-Dhjetor

5