EmailFacebookKontakt

Sprovat dhe prania e Perëndisë

KRISHTLINDJE 2015
Sprovat dhe prania e Perëndisë
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Klerit dhe popullit shpresëtar,
Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
«Besoj në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin,…
që u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë
njeri.»

1. Shqetësim, dhimbje dhe frikë
shtrihen sot në jetën tonë. Varfëri shu-
mëformëshe, emigrime, privime të vë-
shtira për t’u përballuar. Shpërthime
terroriste agresiviteti e dhune. Dhe pi-
kërisht brenda kësaj trazire, e kremtja
e Krishtlindjes vjen si dritë e tërë-
shkëlqyer ngushëllimi, paqeje dhe
shprese.
Ngjarjet në lidhje me Lindjen e
Krishtit, siç i përshkruajnë ungjillorët
Matthe dhe Lluka, theksojnë se Jisu
Krishti, ende foshnjë, përballet me një
sërë vështirësish. Lindet pas një udhë-
timi të gjatë të së Tërëshenjtës, Nënës
së Tij, në një vend të varfër në Beth-
lehem, banorët e të cilit sillen ftohtë e
indiferentë. Pason urrejtja e të fuqi-
shmëve, plani djallëzor i Herodit, një
persekutim i palogjikshëm dhe i pa-

(Vijon në faqen 6)

drejtë, që E detyron të gjejë strehë në Egjipt.
Por, në çdo hap të vështirë të jetës së Jisuit të
vogël mbizotëron prania e Perëndisë Atë.
Pra, le të mos çuditemi dhe të mos e humba-
sim mendjen kur gjendemi para vuajtjeve,
armiqësive, padrejtësive, varfërisë, indiferencës
dhe rrugëve pa krye. Sprovat janë pjesë e jetës
njerëzore. Le të mësojmë të përballemi paqë-
sisht me to. Mbi të gjitha, me besim dhe shpresë
në përkujdesjen dhe praninë e Perëndisë. Ma-
dje edhe në fazat e errëta të jetës sonë, kur na
shtrëngojnë kërcënime, privime, sëmundje,
dështime, kumbon në mënyrë ngushëlluese
vargu i Psalmistit: “Nëse eci në mes të hijes së
vdekjes, nuk do të kem frikë nga të këqijat, se
ti me mua je” (Ps. 22:4).
Ndjesia e pranisë së kudondodhur dhe të
përhershme të Perëndisë na ngushëllon, na fuqi-
zon dhe na siguron rezistencë e paqe në dhimb-
je dhe në hidhërime. Gjithashtu, e mbush shpir-
tin me dritë ngazëllimi në kohë suksesi e krijimi.
2. Njohja e pranisë dhe e përkujdesjes së
Perëndisë në botë ishte një e vërtetë e pranuar
qysh nga zbulesa e Dhiatës së Vjetër. E Reja
tronditëse që thekson e kremtja e Krishtlindjes
është se Perëndia jo vetëm që është i prani-
shëm në botë, por se Biri dhe Fjala e Tij “u
mishërua”, mori natyrën njerëzore. Kjo zbu-
lesë e dallon besimin e krishterë nga besimet e
tjera fetare. Simboli i besimit të krishterë nën-
vizon: “Besoj në një Zot, Jisu Krishtin, Birin
e Perëndisë, të vetëmlindurin,… që u tru-
pëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjë-
reshës Mari dhe u bë njeri”.
Që nga ai çast, të gjithë sa besojnë në Atë
dhe pagëzohen në emrin e Trinisë së Shenjtë
bëhen gjymtyrë të trupit mistik të Krishtit “që
është Kisha” (Kol. 1:24). Marrin Hirin dhe
fuqinë për të qëndruar “në Atë”, të gjenden
në një kungim personal me Krishtin.
Përjetimi që e paqëson besimtarin e krishterë
është diçka më intensive sesa prania e thjeshtë
hyjnore. Është “kungimi” ekzistencial me Fjalën
e Perëndisë të bërë njeri, me Jisu Krishtin. “Fja-
la e Shfaqur, për këtë arsye e bashkoi veten
e tij me natyrën e vdekshme të njerëzve, që
ta bashkëhyjnizojë njeriun nëpërmjet
kungimit me Hyjninë”, siç na e shpjegon shën
Grigori i Nisës. Me “mishërimin” e Tij, Biri i
Perëndisë na ofroi të drejtën e pakonceptue-
shme “për të qëndruar në Atë”, për të marrë
pjesë mistikisht në jetën e dashurisë së Trinisë
së Shenjtë. Ungjillori Joan e formuloi në mënyrë
lakonike të vërtetën e mrekullueshme, që e për-
mbledh në Dhiatën e Re: “Perëndia është dashu-
ri; dhe ai që qëndron në dashuri, qëndron në
Perëndinë, dhe Perëndia në atë” (1Jn. 4:16).
Krishti në mënyrë të përsëritur iu referua
misterit të marrëdhënies së Tij me Atin e Tij
Qiellor. “Besomëni se unë jam tek Ati, dhe
Ati tek unë” (Jn. 14:11). Dhe “ai që më dër-
goi është bashkë me mua. Ati nuk më la
vetëm, sepse unë bëj përherë ato që i pëlqej-
në” (Jn. 8:29). Në këtë marrëdhënie kungimi
me Atë i fton të gjithë nxënësit dhe apostujt e
Tij, ku me qartësi deklaroi: “Në më do ndonjë,
fjalën time do ta ruajë, dhe Ati im do ta dojë,
dhe do të vijmë tek ai, dhe do të bëjmë
banesë tek ai” (Jn. 14:23). Pra, parakusht
për “kungimin” me Perëndinë është përshtatja
e sjelljes sonë me fjalën e Tij, me vullnetin e
Tij, me parimet që Ai përcaktoi: me drejtësinë,
dashurinë për të vërtetën, zemërgjerësinë, fal-
jen, dëlirësinë, përulësinë dhe vetësakrifikimin.
* * *
Vëllezërit e mi, dhurata më e madhe që
na ofrojnë Krishtlindjet, është siguria se Perë-
Sprovat dhe prania e Perëndisë
ndia “është me ne”. Perëndia i pafund dhe i
tërëfuqishëm, i pakohshëm dhe i panxënshëm,
Ai që është Dashuri, hyri në kohën dhe në
hapësirën tonë. “Dhe ai që qëndron në
dashuri, qëndron në Perëndinë, dhe
Perëndia në atë” (1Jn. 4:16). Ai që do dhe
ndien vazhdimisht praninë e Perëndisë,
kungimin me Fjalën e Tij të bërë njeri, nuk ka
frikë askënd dhe asgjë. “Frikë nuk ka në
dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr
jashtë frikën” (1Jn. 4:18), çdo formë frike.
Le të lutemi që Perëndia në Trini të na japë
Fuqinë e Tij, që të mos përkulemi nga hi-
dhërimet, padrejtësitë, vuajtjet që ngrihen në
rrugën tonë; që të mbështesë ndjesinë e pra-
nisë së Atit qiellor, sigurinë se në qendër të
historisë njerëzore mbizotëron Emanueli-
Krishti. Dhe me Hirin e Shpirtit të Shenjtë,
sprovat të transformohen në mundësi pjeku-
rie shpirtërore dhe shenjtërimi.
Krishtlindjet le të na sjellin paqe,
Viti i Ri qoftë i bekuar dhe krijues!
Me dashuri të thellë më Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë

(Vijon nga faqja 1)

2