EmailFacebookKontakt

Deklaratë e përbashkët kundër dhunës në familje

Ministria e Mirëqenies Sociale
dhe e Rinisë dhe 5 komunitetet fe-
tare zyrtare, nënshkruan në Mini-
strinë e Mirëqenies Sociale dhe
Rinisë një deklaratë të përbashkët,
me anë të së cilës impenjohen për
veprime të koordinuara në luftën
kundër dhunës ndaj gruas dhe
dhunës në familje. Në emër të Mi-
nistrisë, deklarata u nënshkrua nga
ministri Blendi Klosi, nga Skënder
Bruçaj në emër të Komunitetit
Mysliman, Kryepiskopi Anastas në
emër të Kishës Orthodhokse, nga
Imzot Luçjan Avgustini në emër të
Kishës Katolike, nga Haxhi Baba
Edmond Brahimaj në emër të
Kryegjyshatës Botërore Bekta-
shiane, si dhe nga Ali Kurti, në
emër të Vëllazërisë Ungjillore.
Nëpërmjet këtij vullneti të
shprehur në këtë dokument, palët
bashkohen dhe angazhohen për pla-
nifikimin e veprimeve të koordinu-
ara në luftën kundër dhunës ndaj
grave dhe dhunës në familje, mbë-
shtetjen dhe lehtësimin e veprimeve
kombëtare edukuese për rëndësinë
Deklaratë e përbashkët kundër dhunës në familje
e krijimit të familjeve të shëndosha,
ku mbizotërojnë paqja, respekti,
dashuria, vlerësimi dhe mundësitë
e barabarta për secilin anëtar të saj;
ndërmarrjen e nismave që synojnë
përfshirjen e gjerë të komuniteteve
në parandalimin e dhunës në fami-
lje dhe dhunës ndaj grave e vajzave.
Gjithashtu, komunitetet fetare
angazhohen që të planifikojnë një
ditë në muaj, ditë lutjeje për vikti-
mat, dëshmitarët e dhunës ndaj
grave dhe dhunës në familje, në
kuadër të fushatave të përvitshme
të ndërgjegjësimit të publikut që
organizohen për këtë qëllim, si dhe
nxitjen e mbështetjen e shërbimeve
riintegruese dhe fuqizuese për
viktimat e dhunës në familje. “Të
bindur se veprimet kundër dhunës
në familje janë rruga drejt paqes
në shoqëri, ne angazhohemi të bëj-
më realitet përpjekjet tona të për-
bashkëta tani!” – thuhet në këtë
deklaratë.
Në veprimtari përshëndeti edhe
Kryepiskopi Anastas, i cili tha se:
“Përgëzime për këtë iniciativë.
Çdo formë dhune, veçanërisht
ndaj grave dhe njerëzve të pa-
mundur, përbën fyerje ndaj sho-
qërisë dhe gjithë njerëzimit, në
esencë, është fyerje ndaj Vetë
Perëndisë.
Sepse Perëndia është dashuri;
dhe ai që qëndron në dashuri,
qëndron në Perëndinë, dhe
Perëndia në atë” (Jn. 4:16b).
Le të përpiqemi të gjithë së ba-
shku me vendosmëri kundër dhu-
nës, vetëm atëherë do të ndihmoj-
më vendin tonë dhe do të kemi
bekimin e Perëndisë.”

4